Trajtim me prioritet: Përparësia ime e përditshme
Operacionet bankare janë pjesë e pandashme e përditshmërisë sime. Qasja e shpejtë e në kohë reale në llogaritë e mia, ekzekutimi i pagesave të ndryshme, konsultimi me profesionistët e bankës në çdo kohë janë pjesë e punëve të mia ditore. Këto shërbime dua t'i kryej shpejt e me lehtësi në degët e bankës poashtu edhe përmes telefonit.
Si klient Premium i Bankës Raiffeisen, më mundësohet ekzekutim i shpejtë e me prioritet i operacioneve bankare. Përveç prioritetit në kontraktimin e produkteve të bankës e kryerjen e transaksioneve financiare në degë, më mundësohet që të kem thirrje me këshilltarin personal edhe pas orarit të rregullt të punës.
Asistencë dhe konsultim në çdo kohë
Asistencë dhe mundësi konsultimi në çdo kohë. Takime në zyret Premium, vizita personale ose konsulta në telefon. Këshilltari juaj personal është i arritshëm në telefonin celular edhe pas kohës së rregullt të punës në zyret e bankës.
Menaxhim financiar dhe operacione të përditshme
Menaxhimi financiar dhe operacionet e përditshme. Kujdesi për kursimet tuaja, rritja e përfitimeve nga to, ndihmë në kryerjen e operacioneve bankare të përditshme - këto aktivitete janë fushëveprimi kryesor i këshilltarit tuaj personal.
Analiza periodike për nevojat tua
Analiza periodike e investimeve tuaja ose analiza shtesë sipas nevojave tuaja. Këshilltari juaj personal do të kujdeset që t'ju mbaj të informuar me performancën e investimeve tuaja, përmes analizave të ndryshme financiare.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.
Çka përfitoj si klient Premium i Bankës?
Si klient Premium i Bankës Raiffeisen, gëzoj prioritete të shumta në ekzekutimin e operacioneve të përditshme bankare.
- Asistencë dhe konsultim në çdo kohë
- Takime në zyret Premium dhe vizita personale
- Konsulta në telefon edhe pas orarit të rregullt të punës
- Menaxhim financiar
- Konsultim për investimet dhe kursimet tuaja
- Operacionet e përditshme
- Ndihmë nga këshilltari personal në kryerjen e operacioneve të përditshme bankare
- Analiza periodike
- Analiza periode të situatës financiare dhe planifikimit financiar
- Planifikim financiar individual i detajuar
Këshilltari personal krijon planin individual që përshtatet më së miri për të arritur qëllimet tua financiare.