
Aplikacioni mobil bankar Banka në majë të gishtave
Aplikacioni mobil bankar është një shërbim bankar digjital ofruar nga Banka Raiffeisen, që ju lejon të kryeni një sërë transaksionesh bankare përmes telefonit tuaj. Me këtë platformë, ju mund të verifikoni llogaritë tuaja, të bëni transferta parash në mënyrë të sigurt, të paguani fatura, të aplikoni për kredi, të bëni mbushje të telefonit, dhe të kryeni edhe veprime të tjera bankare.
Unë mund të monitoroj llogaritë bankare në kohë reale dhe të marr njoftime të menjëhershme për transaksionet, bilancet e llogarisë, dhe datat e pagesës. Me Aplikacionin mobil bankar, unë minimizoj vizitat në degën e bankës për të kryer një shërbim bankar.
172,000+ përdorues aktiv të aplikacionit në muaj
4.25/5 vlerësimi në Google Play Store dhe App Store
230,000 transaksione të procesuara në muaj
Veçoritë e reja të Aplikacionit mobil bankar
Për ti shfrytëzuar veçoritë e reja të Aplikacionit mobil bankar, ju lutemi e bëni përditësimin e aplikacionit në Google Play Store dhe App Store.

Çfarë përfitoj me aplikacionin mobil bankar?
Me aplikacionin mobil bankar, ju keni qasje në llogarinë tuaj 24/7, duke ju mundësuar të kryeni shërbime bankare edhe jashtë orarit të rregullt bankar ose gjatë pushimeve. Për më teper, përveç që kurseni në kohë, shumë shërbime janë më të lira përmes Raiffesien Plus sesa t'i kryeni në degë.

Cilat shërbime përfshihen me aplikacionin mobil bankar?
Në Aplikacionin mobil bankar, mund të kryeni shërbimet bankare pa pasur nevojë të shkoni në degë.
Platforma mundëson:
- Kontrollin e gjendjes së llogarisë dhe historisë së transaksioneve
- Kontrollin e gjendjes së kartelave të debitit/kreditit dhe historisë së transaksioneve
- Shikimin e të gjitha detajeve të kredive ose depozitave
- Pranimin e dëshmive të pagesave të disponueshme për shkarkim
- Njoftimin automatik për të gjitha aktivitetet bankare
- Transferimin e parave midis llogarive brenda bankave në Kosovë dhe jashtë vendit
- Pagesat e shërbimeve komunale, GIRO pagesat, pagesat e ministrive, gjobat e trafikut
- Bllokimin e kartelës përmes aplikacionit në rast të humbjes
- Urdhëresë Automatike (pagesa automatike të përsëritura pa pasur nevojë të inicojë transaksionin çdo herë.)
- Card2Card (ju keni mundësi të transferoni para nga një kartelë në tjetrën brenda pak minutave.)
- Informata për vendndodhjen e degëve dhe bankomatëve
- Mundësi për të dërguar mesazhe direkte te stafi i bankës
- Hapjen e llogarisë së kursimeve
Shkarko manualin e përdorimit të Aplikacionit mobil bankar
Si të përdor Aplikacionin mobil bankar?
Instaloni aplikacionin mobil bankar këtu dhe regjistrohuni në platformën M-Banking me vetëm pak hapa. Ndjekni këtë video udhëzuese për të mësuar se si të regjistroheni në aplikacionin aplikacionin mobil bankar.
Si të qasem në Aplikacionin mobil bankar desktop?
Ju mjafton të keni një llogari bankare aktive që të aktivizoni shërbimin Aplikacionin mobil bankar desktop. Nuk keni nevojë që të vizitoni degën, dhe i tërë procesi ju merr vetëm disa minuta nga koha juaj. Ju mund të regjistroheni lehtë në këtë platformë, mjafton të ndjekni hapat në videon udhëzuese këtu.
Si të përdor Aplikacionin mobil bankar?
Instaloni aplikacionin mobil bankar këtu dhe regjistrohuni në platformën M-Banking me vetëm pak hapa. Ndjekni këtë video udhëzuese për të mësuar se si të regjistroheni në aplikacionin aplikacionin mobil bankar.
Si të qasem në Aplikacionin mobil bankar desktop?
Ju mjafton të keni një llogari bankare aktive që të aktivizoni shërbimin Aplikacionin mobil bankar desktop. Nuk keni nevojë që të vizitoni degën, dhe i tërë procesi ju merr vetëm disa minuta nga koha juaj. Ju mund të regjistroheni lehtë në këtë platformë, mjafton të ndjekni hapat në videon udhëzuese këtu.

A mund të kyçem me të dhëna biometrike?
Në aplikacionin mobil bankar, mund të kyçeni me një siguri maksimale duke përdorur gjurmët e gishtërinjve ose teknologjinë e njohjes së fytyrës.
- iOS - ID fytyrë dhe gjurmët e gishtërinjve
- Android - gjurmët e gishtërinjve
Cilat janë masat e sigurisë në këtë platformë?
Në Aplikacionin mobil bankar ofrohen elementet më të larta të sigurisë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndani pak kohë për të njohur specifikat e këtyre elementeve dhe për të pranuar disa këshilla sigurie që nevojiten gjatë përdorimit të Aplikacionit mobil bankar
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.
Why Raiffeisen Bank?
There are many reasons why Raiffeisen Bank is the right partner when choosing a credit card. These are the main advantages:
130 years of banking tradition
Raiffeisen Bank in Kosovo is part of Raiffeisen Bank International, carrying the same values as the parent company. Raiffeisen stands for security and stability.
The largest bank in Kosovo
Raiffeisen Bank is the biggest bank in Kosovo, based on all financial indicators. This is the result of the continuous trust of our clients and our commitment to providing the best services.
Innovation and support
We rely on continuous innovation to provide you with an easy and stress-free banking experience. With the largest branch network and advanced digital platforms, we are with you 24/7.