Skip to main content

Transferet: Transferoj paratë besueshëm

Transferet bankare kanë një rëndësi të veçantë në menaxhimin e përditshëm
financiar. Përdorimi i transfereve bankare dhe automatizimi i tyre nëpërmjet urdhëresave automatike më mundëson një shkallë të lartë të kontrollit dhe organizimit. Kështu, unë planifikoj dhe menaxhoj transaksionet financiare me lehtësi dhe besueshmëri.

Ekzekutim përmes Raiffeisen Plus apo degës

Veprim i lehtë dhe siguri e lartë

Transfere brenda bankës, vendore dhe jashtë

Kudo që ju dëshironi që paratë të shkojnë...

Banka Raiffeisen ju ofron mundësi të realizimit të transfereve brenda Bankës, transfereve vendore, ndërkombëtare dhe urdhëresa automatike.

Transferet brenda Bankës janë efikase dhe të sigurta
Mjetet e transferuara brenda Bankës shfaqen menjëherë në llogarinë e përfituesit
Transferet në llogaritë brenda Bankës janë pa pagesë
Transfere_Open Files

Transfer brenda Bankës konsiderohet kur transferoj paratë nga llogaria ime te një person apo kompani në llogarinë e tyre në Raiffeisen Bank në Kosovë.

Si klient i Bankës Raiffeisen, kam mundësinë të transferoj paratë e mia nga degët e Bankës ose përmes platformës digjitale "Raiffeisen Plus".

Transferimi brenda Bankës ka këto përparësi:

Përfituesi i transfertës brenda Bankës do të pranojë fondet e transferuara menjëherë pas urdhëresës së ekzekutimit të transfertës.

Transferet brenda Bankës janë transfere pa pagesë.

Përmes Bankës Raiffeisen, kam mundësinë të realizoj:

  • Transfere në mes llogarive të mia
  • Transfere drejt klientëve të tjerë të Raiffeisen Bank - Individë, Biznese apo Institucione Qeveritare
  • Transfere për pagesën e faturave komunale - përmes platformës digjitale "Raiffeisen Plus" ose në degët e Raiffeisen Bank
  • Çeqe
Transfere vendore të sigurta dhe të shpejta
Mundësi të realizimit të transfereve online dhe në degë
Mundësi e kursimit në tarifa të transferit si shfrytëzues i pakove
Transfere_Open Files

Banka Raiffeisen është e lidhur me Zyrën e Barazimit të Llogarive Ndërbankare të Autoritetit Bankar dhe të Pagesave të Kosovës. Kjo na mundëson që të bëjmë transfere vendore të cilat nënkuptojnë transferet nga dhe tek përfituesi i cili ka një llogari të hapur me ndonjërën nga bankat në Kosovë.

Klientët e bankës kanë mundësinë që të transferojnë fondet e tyre përmes Raiffeisen Plus apo duke u paraqitur në degë, ku kanë mundësi të kryejnë:

  • Transferta kundrejt personave të tretë brenda Kosovës – Individ, Biznese ose Institucione Qeveritare
  • Transferta për pagesën e faturave utilitare 
  • Pagesa të taksave, gjobave, apo GIRO pagesa.

Pagesat vendore kanë një kosto fikse për çdo transfer. Nëse jeni përdorues i njërës nga Pakot e Llogarisë Rrjedhëse, ju kurseni gjatë realizimit të transfereve vendore.

Transfere ndërkombëtare të sigurta dhe të shpejta
Mundësi për transfere ndërkombëtare online dhe në degë
Komisione të ulëta, me nivel të caktuar në bazë të shumës së transferuar
Transfere_Open Files

Banka Raiffeisen, si një anëtare e rrjetit SWIFT mund të ekzekutoj transfere ndërkombëtare të parave me shërbime efikase duke ofruar siguri dhe shpejtësi në realizimin e pagesave ndërkombëtare përmes IBAN-it.

Nga Kosova në shtete të huaja, unë mund të bëj transfere ndërkombëtare nga cilado degë ose nëndegë e Bankës Raiffeisen në Kosovë.

Për të bërë këto transfere, unë duhet të ofroj këto informacione:

  • Emrin, mbiemrin dhe adresën e përfituesit
  • Emrin dhe SWIFT kodin e bankës së përfituesit
  • Numrin e llogarisë së bankës së përfituesit
  • Emrin dhe SWIFT kodin e bankës korresponduese të bankës së përfituesit.

 

Nga shtetet e huaja në Kosovë, unë gjithashtu mund të pranoj transfere ndërkombëtare të parave nga shtetet e huaja.

Për t'i bërë këto transfere, duhet t'i ofroj kompanisë apo personit që dëshiron të më dërgoj transfer ndërkombëtar këto informacione:

  • Banka e përfituesit: Raiffeisen Bank Kosovo, Prishtinë, Kosovë
  • SWIFT code: RBKOXKPR
  • IBAN, i cili përbëhet nga Kodi XK05 dhe numri i llogarisë time në Bankën Raiffeisen
  • Emri i përfituesit: Emri im dhe i kompanisë sime ashtu siç është regjistruar në Bankën Raiffeisen.


Opsionet për pagesën e komisioneve të transfertës janë:

OUR - Klienti dërgues paguan gjithë komisionet.

SHA - Klienti dërgues paguan komisionet e bankës dërguese dhe korrespondente. Klienti përfitues paguan komisionet e bankës përfituese.

BEN - Klienti përfitues paguan të gjitha komisionet.

Pagesa të automatizuara që përsëriten në periudha të zgjedhjes suaj
Mundësia e automatizimit të pagesave të qirave, shërbimeve komunale etj
Ju caktoni përfituesin, frekuencën e pagesave si dhe shumën e përsëritur
Transfere_Open Files

Çdo muaj kam pagesa të përsëritura që marrin kohë të rëndësishme të ditëve të mia. Gjithmonë më duhet të kujtohem për datën e shumën e secilës pagesë. Mbi të gjitha, detyrohem që këto transaksione t'i kryej manualisht çdo herë.

Duke zgjedhur urdhëresat automatike që mundësohen nga Banka Raiffeisen, unë menaxhoj pagesat në mënyrë efektive. Gjithashtu, kam kontroll të plotë mbi pagesat e mia të përsëritura duke personalizuar shumën e pagesës, shpeshtësinë dhe detajet e pranuesit. Për më tepër, unë mund të caktoj një shumë parash për të kursyer duke i transferuar ato automatikisht çdo muaj në llogaritë e kursimeve të mia apo të fëmijëve të mi.

Ky shërbim mundëson kalimin automatik të një shume fikse në mënyrë periodike nga llogaria rrjedhëse në një llogari tjetër brenda ose jashtë bankës.
Klientët e bankës mund të kryejnë një pagesë nga llogaria e tyre rrjedhëse në një tjetër llogari rrjedhëse për të shlyer detyrime të ndryshme si: pagesë qiraje, abonime të ndryshme, etj., brenda dhe jashtë vendit.

Klientët mund të përdorin këtë shërbim si një alternativë komode kursimi duke transferuar periodikisht para në llogaritë e tyre të kursimit. Për të përfituar nga ky shërbim, ju duhet që të plotësoni formularin e autorizimit duke zgjedhur:

  • Frekuencën e pagesës
  • Llogarinë përfituese
  • Shumën e pagesës

Direct Debiti 

Gjatë gjithë vitit kam pagesa të përsëritshme që duhet t'i kryej çdo muaj. Të kujtohem gjithmonë që të paguaj në afat e të shkoj në degë secilën herë, më merr shumë kohë dhe mund. Të automatizoj procese të këtyre pagesave më ndihmon në organizim më efikas. Përmes shërbimit Direct Debit të Bankës Raiffeisen, më mundësohet që të urdhëroj pagesa automatike për secilën nga këto pagesa. Mjafton që të shkoj një herë në bankë, të nënshkruaj kontratën dhe obligimet e mia mujore paguhen në mënyrë automatike pa pasur nevojë që çdo herë të shkoj në degë apo ta bëj manualisht çdo herë përmes E-Banking. Kështu, unë respektoj afatet e pagesës dhe kursej kohë për çdo muaj.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.