MBITËRHEQJE: Zgjidhje për më shumë mundësi
Shpeshherë më ndodh të shoh një ofertë të parezistueshme për të blerë rroba, orendi në shtëpi, apo të abonohem në qendër fitnesi... E këto oferta nuk vijnë shpesh, prandaj dua të veproj menjëherë dhe mos t'i humbas.
Për këtë, gjithmonë kam një zgjidhje më tepër në bankën time përmes mundësisë së mbitërheqjes...
Duke zgjedhur mbitërheqjen nga Banka Raiffeisen, më mundësohet të tërheq para shtesë deri në limitin e dy pagave neto. Për sa kohë pranoj pagën në Bankën Raiffeisen, përmes mbitërheqjes unë mund të tërheq para shtesë, kurdo që kam nevojë në të gjithë rrjetin e bankomatëve të Bankës Raiffeisen. Për më tepër, interesi llogaritet në baza ditore dhe unë paguaj interes vetëm për shumën që kam huazuar gjatë muajit.
Mbitërheqje deri në 2 paga mujore
0% shpenzime administrative
Interes vetëm në shumën e shfrytëzuar
Cilat janë mundësitë që më ofrohen me mbitërheqje?
- Maksimumi i mbitërheqjes është shuma e dy pagave neto.
Cilat kushte duhet të plotësoj për të aplikuar për mbitërheqje?
- Të jem banor i Republikës së Kosovës.
- Të marr pagën përmes Bankës Raiffeisen.
Cilat dokumente më kërkohen?
- Dokumentin personal të identifikimit
- Kontratën e punës.
Apliko online për Mbitërheqje
Plotësoni fushat me të dhënat tuaja për të aplikuar për mbitërheqje. Ne do të kujdesemi që në një kohë shumë të shpejtë t'ju kontaktojmë për t'ju njoftuar mbi hapat tjerë deri në aprovimin e mbitërheqjes
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.