Mbrojtja e të dhënave personale në Bankën Raiffeisen
Në ofrimin e shërbimeve tona ne kemi aplikuar rregulla strikte për të mbrojtur të dhënat e juaja personale në shkallën më të lartë. Duke zbatuar ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian (GDPR), ne vazhdojmë të mbrojmë dhe të përdorim të dhënat e juaja personale me një nivel shtesë të sigurisë dhe rregulla strikte të privatësisë, së bashku me një procedurë shumë transparente të përpunimit të të dhënave.
Të drejtat themelore për mbrojtjen e të dhënave personale
Ligji nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësinë e individit. Ky ligj përcakton përgjegjësitë e institucionit përgjegjës për monitorimin e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave dhe qasjes në dokumente publike. Ky ligj është në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Europian GDPR 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 27 prill 2016, për mbrojtjen e personave fizik sa i përket përpunimit të të dhënave personale dhe qarkullimit të lirë të këtyre të dhënave. GDPR (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave) i referohet mbrojtjes së personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe qarkullimin e lirë të këtyre të dhënave, me qëllim të nivelit më të lartë të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të personave fizikë në lidhje me përpunimin dhe qarkullimin e këtyre të dhënave. Rregullorja është e zbatueshme në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.
Cilat të dhëna përpunohen dhe nga cilat burime vijnë?
Ne përpunojmë të dhënat personale që marrim nga ju në mënyrë që të ofrojmë shërbimet bankare të kërkuara. Përveç kësaj, ne i përpunojmë të dhënat që i kemi marrë në mënyrë legjitime dhe nga burimet që janë publikisht në dispozicion (p.sh. regjistri i bizneseve, regjistri i shoqatave, regjistri i tokës ose mediet) ose që ofrohen në mënyrë legjitime nga kompanitë e tjera të lidhura me bankën. Informatat personale që përpunohen dhe mblidhen përfshijnë:
- detaje personale dhe informata kontaktuese (p.sh. emri, adresa, data dhe vendi i lindjes, kombësia, etj.)
- informata të identifikimit dhe dokumentit (të tilla si mostra e nënshkrimit, informata të ID).
- të dhëna socio-demografike dhe të dhëna të punësimit
- informata mbi kanalet e përzgjedhura të komunikimit me RBKO-në, përfshirë marketingun
- të dhëna rreth marrëdhënieve të biznesit në lidhje me ju si një klient i RBKO-së.
Pëlqimi juaj për Përpunimin dhe Përdorimin e të Dhënave Personale
Duke nënshkruar pëlqimin për përpunimin dhe përdorimin e të dhënave, ju personalisht vendosni nëse dëshironi të pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren për qëllime të ofertave të individualizuara të krijuara posaçërisht, për marrjen e informatave mbi fushatat e fundit dhe ofertat më të favorshme. Ju mund të nënshkruani deklaratën e pëlqimit në secilën degë të RBKO-së, dhe në rast se ndryshoni mendjen tuaj më vonë, mund të tërhiqni lehtësisht pëlqimin tuaj.
Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave dhe kë mund të kontaktoni?
Përgjegjës për përpunimin e të dhënave:
Raiffeisen Bank në Kosovë (në tekstin e mëtejmë "Banka" ose "RBKO")
rr. Robert Doll nr.99,
10000,Prishtinë
Telefoni +38338222222
E-maili: dataprotection@raiffeisen-kosovo.com
Informatat më të hollësishme mbi mbrojtjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale gjatë biznesit me RBKO-në i gjeni në dispozicion në dokumentin në vijim: