Menaxhimi i Ankesave në Bankën Raiffeisen në Kosovë
Krijimi i përvojave pozitive gjatë secilit ndërveprim tuajin me ne është qëllimi kryesor i Raiffeisen Bank në Kosovë. Ne sigurohemi që secila kërkesë dhe pakënaqësi e juaja të trajtohet në mënyrë profesionale dhe brenda afateve të parapara me qëllim të ofrimit të zgjidhjes së drejtë për ju.
Vlerësimet rreth përvojës tuaj gjatë shfrytëzimit të produkteve dhe shërbimeve tona na ndihmojnë të kuptojmë më mirë nevojat tuaja dhe të përmirësojmë shërbimet dhe produktet e ofruara për ju. Nëse ne kemi dështuar në përmbushjen e pritshmërive tuaja ose nëse keni arsye për të adresuar ankesë tek ne, ju lutemi na kontaktoni. Ne e vlerësojmë secilin reagim dhe konsiderojmë me seriozitet secilin koment dhe ankesë tuajën.
Ju lutemi, plotësoni informatat e mëposhtme online në mënyrë që të trajtojmë çështjen tuaj.
- Shënoni emrin, mbiemrin, numrin e kontaktit dhe adresën tuaj të plotë.
- Përshkruani çështjen tuaj në detaje.
- Fushat e shënuara me * janë të detyrueshme për tu plotësuar.
Dërgo ankesën
Në rast se ju nuk parapëlqeni të adresoni pakënaqësinë tuaj përmes formës online, ju lutem konsideroni alternativat në vazhdim për adresimin e pakënaqësisë tuaj:
- Kontakto pa pagesë në numrin 080050223;
- Dërgo SMS pa pagesë në numrin 50223;
- Dërgo e-mail në customer.service@raiffeisen-kosovo.com (dërgo: emrin, mbiemrin, numrin kontaktues dhe përshkruani çështjen tuaj);
- Kontakto Qendrën Kontaktuese në +383 38 222 222;
- Dërgo mesazh përmes Raiffeisen Plus;
- Vizito degën më të afërt për të biseduar me punonjësit e degës apo plotëso formën e vendosur në secilën degë dhe nën-degë të Bankës Raiffeisen;
- Dërgo ankesën me postë: Raifeisen Bank Kosovë, Zyra Qendrore, Rr. Robert Doll, Prishtinë.
Për çdo ankesë të adresuar, ju do të pranoni mesazhin konfirmues në numrin kontaktues të prezantuar gjatë procesit të procesimit të ankesës. Sigurisht, për ankesën e adresuar në ndonjërën nga degët e Bankës Raiffeisen ju mund të kërkoni konfirmimin për ankesën e prezantuar.
Ne do te mundohemi të trajtojmë në kohe sa më të shkurtër ankesën tuaj, mirëpo jeni të informuar se kohëzgjatja e trajtimit të ankesës mund të zgjasë deri në 15 ditë pune, varësisht nga kompleksiteti i aneksës tuaj. Në rast se çështja e juaj do të kërkojë më shumë kohë, ne do të ju kontaktojmë për të ju informuar dhe njoftuar mbi statusin e çështjes tuaj.
Në rast se nuk do të jeni të kënaqur me zgjidhjen që i është dhënë ankesës tuaj, ju keni të drejtë ti drejtoheni Autoriteteve të tjera.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.