
RaiPay: Kuleta ime digjitale!
Në listën e gjërave të nevojshme që duhet të kem me vete gjithmonë, më duhet të sigurohem që kam edhe kartelën bankare. Ta mendoj çdo ditë se çfarë kam harruar e çka të marr me vete, shpesh gjej veten duke kontrolluar xhepat e çantën për t'u siguruar që kam me vete kuletën.
E kur kam një mundësi të paguaj vetëm përmes telefonit, gjërat bëhen më të lehta sepse telefonin nuk e harroj kurrë!
Duke përdorur kuletën digjitale RaiPay nga banka ime Raiffeisen, përveç që mund të paguaj përmes telefonit tim, i largoj vetes një brengë nga rutina ime ditore. RaiPay më mundëson që përmes telefonit pa pasur nevojë të kem me vete kartelat Visa ose Mastercard të bëj pagesa në POS terminale pa kontakt.
Paguaj me telefon në secilin POS terminal
Përcjell transaksionet e realizuara
Regjistroj të gjitha kartelat e mia
Aktivizo kuletën digjitale në disa hapa...

Cilat kartela mund të digjitalizoj në RaiPay?
Në RaiPay, mund të digjitalizoni të gjitha kartelat tuaja Visa dhe Mastercard. Thjesht, në momentin kur dëshironi të kryeni një pagesë, zgjedhni në RaiPay kartelën e paracaktuar për pagesa dhe vendosni telefonin afër POS terminalit për të kryer pagesa të sigurta dhe pa kontakt.

Ku mund të paguaj me RaiPay?
Në çdo vend ku mund të paguani me kartela fizike pa kontakt, ju mundësohet edhe pagesa me RaiPay.
Për më tepër, të gjitha veprimet që kryhen në RaiPay shfaqen menjëherë në aplikacion, që të keni pasqyrë të qartë të shpenzimeve tuaja.
Mëso më shumë rreth aplikacionit RaiPay
Pyetjet më të shpeshta
Këtu, mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.