Bëhuni pjesë e bankës më të mirë në Kosovë.
Faleminderit për interesimin tuaj për t'u bërë pjesë e ekipit tonë. Kemi kënaqësinë t'ju ftojmë të gjithëve që keni kualifikimet e nevojshme, jeni kuriozë për të mësuar dhe inovativë, të përgjegjshëm, proaktivë dhe që keni frymën e vërtetë të bashkëpunimit që të aplikoni për mundësitë e hapura të karrierës në vijim.
Si të aplikoni?
Duhet të aplikoni përmes portalit tonë të punës duke shikuar konkurset e hapura. Nëse një punë i përshtatet profilit tuaj, thjesht aplikoni përmes formës online.
Portali ynë kërkon që ta krijoni një profil kandidati që mund ta lehtësojë përvojën tuaj për aplikimet e ardhshme. Ju lutemi plotësoni aplikacionin duke shtuar të dhënat më të përditësuara.
Pasi të aplikoni, një ekip i dedikuar do ta analizojë dhe shqyrojë aplikacionin tuaj. Varësisht prej pozitës, ju ose do të ftoheni për një test vlerësimi ose drejtpërdrejt në intervistë. Nëse është e nevojshme, do të ftoheni për intervistën e dytë mbi të cilën merret një vendim.
Banka Raiffeisen Kosovë është njëra prej bankave më të suksesshme në Kosovë.
Ne kemi mbajtur një pozicion udhëheqës falë një ekipi të shkëlqyer njerëzish që janë gurthemeli i suksesit tonë
Ne ofrojmë gjithashtu një mjedis modern pune për "mendjet mjeshtërore" (inovatorët) më të mirë. Gjeni më poshtë se çfarë e bën bankën Raiffeisen mundësinë tuaj unike të karrierës.
Misioni
Ne e transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në përvojë të shkëlqyer për klientin.
Vizioni
Ne jemi grupi më i rekomanduar për shërbime financiare më 2025.
Si ndiheni të punoni në Bankën Raiffeisen?
Mësoni përmes deklaratave më poshtë më shumë rreth jetës në bankën Raiffeisen, pse njerëzit e duan punën e tyre në mënyrë që të merrni më shumë përmbajtje rreth punëdhënësit dhe kolegëve tuaj të ardhshëm.
Lorik Berisha
Pozita e punës: Specialist i integrimit të të dhënave të DWH dhe BA Departamenti: Qendra e kompetencës.
“Ka 3 vite që punoj në bankën Raiffeisen dhe motivimi im vazhdon të rritet. Raiffeisen ka ofruar kushte të shkëlqyeshme për t'i ndjekur qëllimet e mia dhe për ta zhvilluar veten në sjelljet njerëzore dhe profesionale. Deri më tani e kam zgjeruar ndjeshëm rrjetin tim profesional dhe të miqve, më janë ofruar trajnime të ndryshme me të cilat kam përmirësuar ndjeshëm njohuritë e mia profesionale. Këta faktorë më kanë ofruar një shtysë të mirë për të avancuar në karrierën time. Mbi të gjitha, banka Raiffeisen ofron një ekuilibër të qëndrueshëm mes punës dhe jetës, për shkak të së cilës unë vij në punë me pasion, i buzëqeshur dhe motivuar për të dhënë më të mirën time! Edhe pse fushëveprimi operativ i RBKO-së është financiar, niveli i digjitalizimit dhe funksionalitetit të TI-së brenda bankës është jashtëzakonisht i avancuar. Brenda bankës ofrohen një shumëllojshmëri e gjerë fushash të TI-së. Pra, nëse jeni i apasionuar pas TI-së, ju inkurajoj të aplikoni dhe ta avanconi karrierën tuaj në bankën Raiffeisen.”
Zana Hamza
Pozita e punës: Zhvillues
Departamenti: Departamenti i TI & Komunikimeve
“Të jesh pjesë e familjes së bankës Raiffeisen, si një nga institucionet financiare lidere, është një privilegj dhe nder. Gjatë këtyre viteve të punës kam pasur mundësinë të ngritem profesionalisht dhe personalisht. Kultura unike e organizatës e cila përqafon vlerat siç janë bashkëpunimi, proaktiviteti, mësimi dhe përgjegjësia kanë krijuar një mjedis pune me një frymë pozitive, dinamike dhe sfiduese. Banka Raiffeisen është vendi i duhur për njerëzit ambiciozë ku idetë, iniciativat personale dhe bashkëpunimi i tyre vlerësohen shumë. Unë do ta rekomandoja atë për këdo që ka vendosur qëllime të larta në rrugën e tyre të karrierës.”
Urata Huruglica-Isufi
Pozita e punës: Udhëheqëse e CRM-së dhe përvoja e klientit
Departamenti: CRM dhe përvoja e klientit
“Të punosh në Raiffeisen do të thotë ta duash atë që bën dhe të bëhesh versioni më i mirë i vetes tënde profesionale duke mësuar dhe duke u ngritur vazhdimisht. Çdo rol, detyrë dhe bashkëpunim është një sfidë e re dhe çdo sfidë ju ndihmon t'i përmirësoni aftësitë, të fitoni njohuri dhe të ngriteni, ndërkohë që keni një ekuilibër shumë të përshtatshëm punë-jetë. Kultura e kompanisë kultivon një mjedis ku të punësuarit frymëzohen për t'i shprehur idetë e tyre dhe për ta përdorur talentin e tyre në punën që e bëjnë. Pasi i kam kushtuar më shumë se 15 vjet të jetës sime Raiffeisen-it, motivimi, angazhimi dhe përkushtimi im për të kontribuar mëtutje për kompaninë që e kam zgjedhur, ende vazhdon të rritet, sepse punëdhënësi im më bën të ndihem i vlerësuar, i respektuar, i përfshirë, i fuqizuar dhe i lavdëruar. Përmbushja personale dhe profesionale është shpërblimi më i madh që merrni nga puna në Raiffeisen!”