Skip to main content

Investimet në Komunitet

Banka Raiffeisen është e përkushtuar në mbështetje të komunitetit përmes projekteve të ndryshme në formë të sponsorimeve, donacioneve, si dhe pjesëmarrjës në aktivitete të ndryshme, përfshirë atyre vullnetare, të cilat ne besojmë se pasqyrojnë vlerat, përgjegjësinë dhe perpjekjet tona për të sjellë ndikim pozitiv në komunitetin tonë.

Si pjesë e strategjisë sonë të qëndrueshmërisë dhe ESG, ne jemi të përkushtuar ndaj mbështetjes së komunitetit në Kosovë. Kjo mbështetje bëhet në duke përkrahur financiarisht projekteve të ndryshme si dhe përmes bashkëpunimit me organizata dhe institucione të ndryshme që veprojnë në Kosovë. 

Fushat në të cilat ne e kemi përqendruar përkrahjen tonë përfshijnë edukimin, kulturën, mirëqenjen sociale dhe ambientin. 

Edukim

Arsimi mbetet një nga çështjet kyçe të shek. 21, dhe një element thelbësor për krijimin e një të ardhme të qëndrueshme. Ne synojmë të kontribuojmë në zhvillimin dhe përmirësimin e edukimit në Kosovë.

Kulturë

Ne mbështesim institucionet kulturore të vendit në iniciativat dhe projektet e tyre për promovimin e kulturës dhe artit si dhe artistët e rinj në rrugëtimin e tyre drejt një karriere të qëndrueshme.
 

Mirëqenie sociale

Ne ndërmarrim dhe mbështesim
nisma që synojnë përmirësimin e mirëqenies sociale të komunitetit në
përgjithësi, nëpërmjet financimit të projekteve ose bashkëpunimit me organizata të ndryshme.

Mjedisi

Krahas përafrimit të biznesit tonë me
kritere “të gjelbërta”, ne vazhdojmë të mbështesim iniciativat dhe projektet e
ndryshme që promovojnë qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Instituti Ndërkombëtar për Intelegjencë të Jashtëzakonshme – Atomi

Instituti Atomi është organizatë jo-qeveritare dhe jo-fitimprurës e cila ka për qëllim identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve dhe të rinjëve me intelegjencë të jashtëzakonshme, me dhunti dhe talente të ndryshme dhe në të njejtën kohë krijimin e kushteve, mbështetjën dhe shkollimin e posaçëm të këtyre talentëve të rinj duke iu mundësuar që të zhvillojnë dhe të shfrytëzojnë të gjithë kapacitetin për zhvillimin e tyre personal dhe në të njejtën kohë të kontibuojnë edhe në zhvillimin e vendit.

Ky insitut është themeluar në Kosovë në vitin 2015 dhe deri më tani, të gjithë nxënësit të cilët vijojnë mësimet në shkollat e mesme të ulëta dhe dhe të larta në Kosovë (klasët VIII – XII) i është ofruar mundësia e aplikimit. Gjithsejt janë realizuar 10 cikle, ku në 5 ciklet e fundit kanë aplikuar mbi 4500 nxënës. Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre aktiviteteve, ne vazhdojmë të mbështesim Atomi-in për më shumë se një dekadë. 

Samiti i 5-të Digjital i Ballkanit Perëndimor.

Samitin Digjital i Ballkanit Përendimor është një ngjarje vjetore e cila zhvillohet çdo vit në njërin nga shtetet e ballkanit përendimor dhe ka për qëllim të ndihmojë transformimin e rajonit në një ekonomi digjitale duke sjellur edhe përfitimet që vijnë nga ky transfomim, siç janë rritja më e shpejtë ekonomike, më shumë vende pune, dhe shërbime më të mira.

Ky samit ka filluar të mbahet nga viti 2018 në Bullgari ndërsa samiti i 5-të me
radhë është zhvilluar në Prishtinë me datën 21 dhe 22 shtator 2022. Ky samit,
të cilin e kemi mbështetur edhe ne, është organizuar nga Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me institucione tjera publike dhe private. Në samit ishin të pranishëm përfaqësues të nivelit të lartë të Komisionit Europian, përfaqësues të vendeve anëtare të bashkimit Europian dhe të Ballkanit përendimor, përfaqësues nga institucionet financiare ndërkombëtare si dhe shumë ekspert të fushave. 

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë - PriFilmFest

PriFest është një festival ndërkombëtar ku shfaqen filmat më të ri të kategorive të ndryshme, vendor dhe ndërkombëtarë dhe i njejti, përvec komunitetit artistik, përfaqësuesve të institucioneve si dhe personazheve të njohura publike ndiqet nga shumë qytetarë. Qëllimi i festivalit është të promovimi I kinematografisë kosovare, sjellja në Kosovë e filmave ndërkombëtar, si dhe ndërveprimi dhe bashkëpunimi në mes të artistëve kosovare dhe atyre ndërkombëtarë. Festivali përfshin edhe çmime të ndryshme si: aktorët më të mirë, producentët më të mire si dhe filmat më të mirë.

Festivali është themeluar në vitin 2008 nga artisja e mirënjohur Vjosa Berisha. Që nga atëherë, PriFest organizohet çdo vit në Prishtinë dhe vazhdon të jetë njëra ndër ngjarjet kulturore më të rëndësishme në Kosovë. Ky është njëri ndër projeket që ne e kemi mbështetur nga themelimi i tij dhe vazhdojmë ta mbështesim edhe sot. 

Chopin Piano FEST Prishtina

Chopin Piano FEST Prishtina është festival muzikor i muzikës klasike në të cilin pianistë të shquar vendas dhe ndërkombëtar intepretojnë veprat e kompozitorëve të njohur. Si rezultat i sukseseve dhe vlerësimeve të pranuara nga shumë artdashës, po ashtu numrit në rritje të të interesuarve, ky festival është shëndërruar në një festival tradicional i cili tashmë organizohet çdo vit në kryeqytet.

Festivali është organizuar për herë të parë në vitin 2010 nga Shoqata Chopin e Kosovës, e cila njëkohësisht është anëtare e Federatës Ndërkombëtarë të Shoqatave Chopin, pjesë e UNESCO. Për 12 vjet me radhë, festivali ka kontribuar në promovimin e pianistëve vendas dhe kulturës vendase në përgjithësi si dhe ka qenë urë lidhëse për nxitjen e bashkëpunimit me pianistë të shquar nga rajoni dhe bota. Ne tanimë jemi sponsor tradicional i Chopin Festivalit dhe vazhdojmë ta mbështesim që nga themelimi i tij.

 

Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë - AMC

Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë - AMC” është themeluar në vitin 2013 në Kosovë me mision për të kontribuar në përmirësimin e shëndetit të foshnjave, nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Ne kemi bashkëpunuar me AMC në disa projekte: si themelimi i qendrave burimore shëndetësore të grave, sigurimi i pajisjeve mjekësore dhe të pajisjeve të tjera relevante për Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, si dhe mbështetja e nismave dhe iniciativave për mbështetjen e grave shtatzëna gjatë pandemisë.

 Në 2016 kemi mbështetur hapjen e dyqanit “Teshavesha” në Prishtinë dhe më pas edhe në Ferizaj. Kjo iniciativë ka për qëllim ngritjen e fondeve për mbështetjen e programeve të shëndetësisë përmes grumbullimit dhe shitjës së rrobave të përdorura, të dhuruara nga qytetarët ose organizatat. Së fundmi, grupi i vullnetarëve të Bankës Raiffeisen në Kosovë ka dërguar në ‘teshavesha’ uniformat e punonjësve të bankës. 

“Një çantë për ty”

Që nga viti 2019, vazhdon të zbatohet projekti “Një çantë për ty” i cili u inicua nga ne dhe realizohet në bashkëpunim me “CEE Stepic Charity” dhe UNICEF në Kosovë. Projekti përfshin shpërndarjen e rreth 500 çantave shkollore me materiale përkatëse shkollore për fëmijët që u përkasin familjeve që marrin mbështetje sociale. Shpërndarja e çantave bëhet çdo vit nga punonjësit vullnetarë të bankës. Deri tani, projekti është zbatuar në Komunën e Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit dhe Mitrovicës, ndërsa do të vazhdojë të mbulojë çdo vit edhe komunat tjera.

Duke qenë se ky është një projekt që përfshin shumë shkolla dhe kërkon një koordinim me shumë palë, ne duam ta theksojmë dhe vlerësojmë gatishmërinë, bashkëpunimin, dhe mbështetjen që përfaqësuesit e Drejtorive të arsimit dhe shkollave në komunat përkatëse na kanë ofruar gjatë gjithë kohës së përgatitjes dhe zbatimit të këtij projekti të donacionit

Grupi i vullnetarëve të bankës Raiffeisen

Për bankën tonë, është shumë e rëndësishme të veprojmë në mënyrë të përgjegjshme ndaj shoqërisë dhe të respektojmë vlerat dhe parimet themelore si ofrimi i përkrahjes së të tjerëve, solidariteti dhe qëndrueshmëria. Për të ofruar këtë mundësi brenda organizatës, në vitin 2019, ne kemi krijuar grupin e vullnetarëve i cili ka për qëllim t’i mundësoj punonjësve tanë të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në aktivitete të ndryshme. 

Bashkëpunimet dhe partneritetet tona me institucione dhe organizata të ndryshme

Bashkëpunimin dhe partneriteti me institucionet dhe organizatat e ndryshme që veprojnë në Kosovë është shumë i rëndësishëm për ne sepse na mundëson që t’i bashkangjitemi përpjekjeve të tyre për të shtyrë përpara shumë çështje që lidhen me promovimin e të drejtave të fëmijëve, të drejtave të grave, rëndësinë e krijimit të një mjedisi miqësor ndaj familjes në vendin e punës, promovimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, transformimi i gjelbër i bizneseve, të cilat janë shumë të rëndësishme dhe kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit

Disa nga partneritetet tona me institucione dhe organizata janë vrenditur më poshtë:

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë 
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA)  
Galeria Kombëtare e Kosovës  
Instituti Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme ATOMI 
Fondacioni “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë - AMC  
Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR)  
SOS fshatërat e fëmijëve Kosovë 
Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës  (HANDIKOS) 

Procesi i aplikimit dhe personat kontaktues:

Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me institucione dhe organizata të ndryshme në projekte dhe aktivitete të cilat kontribojnë në arsim, kulturë, mirëqenje sociale dhe ambient.

Të gjitha kërkesat për mbështetje financiare në formë të sponsorimeve dhe donacioneve apo kërkesave të tjera mund t’i dërgoni në formë elektronike në email adresen: info@raiffeisen-kosovo.com