Edukimi Financiar
Të kuptuarit e koncepteve të ekonomisë është thelbësor për të marrë vendime të mençura financiare. Prandaj, ne jemi të përkushtuar të mbështesim dhe zbatojmë nisma që promovojnë edukimin financiar, jo vetëm për bizneset dhe individët, por edhe për gjeneratat e reja.
Edukimi i hershëm financiar
Ndikimi më i madh arrihet kur aftësitë financiare zhvillohen që në moshë të hershme për të mbështetur vendimet e mençura gjatë gjithë jetës.
Por çfarë është saktësisht edukimi financiar?
Edukimi financiar përkufizohet nga OECD si një kombinim i ndërgjegjësimit financiar, njohurive, aftësive, qëndrimeve dhe sjelljeve të nevojshme për të marrë vendime të mençura financiare dhe për të arritur mirëqenien financiare individuale.
Edukim financiar pëmes Minecraft
Të mësuarit rreth bazave të parasë, zakoneve të mira financiare dhe temave të tjera jetike financiare është një nga aftësitë më të rëndësishme që mund të fitojë një adoleshent. Prandaj, Banka Raiffeisen vazhdimisht përpiqet të përmirësojë mënyrën e mësimit të edukimit financiar. Gjatë muajve të fundit, RBI ka zhvilluar një mënyrë interaktive dhe tërheqëse për të mësuar aspektet dhe termat kritike financiare për të e rinjët, duke përdorur edicionin e "Education Minecraft".
Me lojën Minecraft "My Finance Quests" ka filluar një kapitull i ri në kuadër të iniciativave të edukimit financiar të RBI, pasi kombinon informacione të vlefshme dhe argëtim të madh në të njëjtën kohë dhe kështu është në gjendje të tërheqë vëmendjen e përdoruesve të saj.
Fokusi i lojës qëndron në 3 tema kryesore: Si funksionon një bankë, Kursimi dhe Buxhetimi si dhe Siguria në internet. Çdo temë ka nivelin e saj, me një histori përkatëse, me mekanikë unike të lojës, ndërveprime NPC (Ndërveprimet NPC është një veçori që i lejon përdoruesit të konfigurojnë dialogun dhe të bisedojnë me personazhet që nuk janë lojtarë) dhe kërkime tërheqëse. Kjo do të thotë se çdo temë kryesore do të veprojë si "miniloja" e saj, që është krijuar për t'u luajtur gjatë një sesioni shkollor.
Çdo temë ndryshon shumë në përmbajtje dhe përdoren histori të ndryshme, kërkime dhe mënyra të tjera për të thelluar të kuptuarit për informacionin e ofruar për studentët. Për më tepër, loja është vendosur në një rend kronologjik duke filluar nga shekulli i 19-të. Prandaj, "miniloja" e parë zhvillohet në fund të viteve 1800, e dyta në shekullin e 20-të dhe e fundit në kohët aktuale.
Pse Minecraft?
Minecraft është i njohur në pothuajse të gjitha moshat dhe qindra shkolla tashmë përdorin Edicionin Edukativ të Minecraft për të mësuar, për shembull, gjeologji ose art. Për më tepër, është e lehtë për t'u kuptuar dhe luajtur.
Duke përdorur një përvojë të ''gamifikuar'' në vend të mësimeve tradicionale edukative, ne në Bankën Raiffeisen shpresojmë të ndërveprojmë dhe të angazhohemi më mirë me Gen Z dhe Gen Alpha. Ne besojmë fuqimisht se me ofertën e RBKO për një mënyrë unike dhe ndërvepruese për të mësuar tema më komplekse përmes lojërave, do të kemi një shans më të lartë për të përmirësuar edukimin financiar të nxënësve. Në fakt, sesionet tona të fundit të komenteve me nxënës të shkollave të ciklit të ulët e mbështesin fuqishëm këtë ide.
Si e përdorin shkollat lojën?
Qëllimi ynë është t'u ofrojmë shkollave aftësinë për të organizuar një sesion interaktiv dhe tërheqës për fëmijët nga mosha 8 deri në 15 vjeç. Kjo është arsyeja pse çdo "minilojë" është krijuar për të pasur një kohë loje prej afërsisht 30-40 minuta, e mjaftueshme për një mësim.
Meqenëse loja është krijuar për t'u luajtur në klasa, ajo nuk ofron një përvojë të plotë "vetë-mësimi". Përkundrazi, loja kërkon një mësues ose një prezantues për të moderuar lojtarët, për të dhënë sugjerime dhe për të shpjeguar më tej disa koncepte të lojës. Supozohet të jetë një seancë interaktive, ku lojtarët udhëzohen në çdo nivel.