Parimet udhëzuese
Vlerat tradicionale të Raiffeisen përbëjnë themelin për aktivitetet e të gjitha organizatave të Raiffeisen. Ato janë gjithashtu një pikë e rëndësishme referuese në hartimin e përgjegjësisë së saj korporative
Kodi i mirësjelljes
RBKO nuk është e përkushtuar vetëm për të ofruar shërbime bankare me cilësi të lartë, por edhe për menaxhimin e qëndrueshëm korporativ dhe për përgjegjësinë sociale dhe mjedisore që
shoqërohet me të.
Parimet udhëzuese
Si një nga bankierët e parë të përgjegjshëm, Friedrich Wilhelm Raiffeisen tregoi se qarkullimi i parave që menaxhohet në mënyrë të qëndrueshme mund të krijojë vlerë dhe të jetë kuptimplotë për këdo që është i përfshirë. Mentaliteti dhe veprimet e përgjegjshme sociale përbënin bazën e kësaj strategjie. Prandaj, vlerat e Raiffeisen - solidariteti social, vetëndihma dhe qëndrueshmëria - kanë qenë gjithmonë parimet udhëzuese për veprimtarinë e Raiffeisen.
Ne e kuptojmë sektorin e shërbimeve financiare në të cilin operojmë si mbështetës dhe nxitës i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm për shoqërinë tonë. Të bësh biznes të orientuar drejt qëndrueshmërisë ka qenë një realitet praktik dhe çështje e natyrshme që kur Raiffeisen u themelua mbi 130 vjet më parë.