Skip to main content

Ne jemi partneri juaj i besueshëm për një të ardhme të qëndrueshme!

Ne i mbështesim klientët tanë me produkte, shërbime dhe njohuri në transformimin e tyre të qëndrueshëm.

Punoni me ekspertët tanë për të krijuar zgjidhjen ideale për ju ose kompaninë tuaj dhe përfitoni nga njohuritë tona të gjëra për transformimin dhe integrimin e kritereve të mjedisit, sociale dhe të qeverisjes korporatave apo ndryshe të njohura me termin ESG.

 

Ne e kemi kuptuar. #bankimipergjegjshem

Zgjidhje po aq individuale sa vet klientët tanë

Për ne, financimi i qëndrueshëm nuk është një produkt i veçantë, por ka shumë opsione për financim të qëndrueshëm, duke përfshirë financimin që kanë kritere lidhur me ESG-në. Përveç financimit të qëndrueshëm, edhe shërbimet tona digjitale sikur ebanking, RayPay apo kartelat e riciklueshme kontriboujnë në përpjekjet tona për të zvogëluar emetimet e karbonit. Ne ju mbështesim në gjetjen e zgjidhjeve më të mira të qëndrueshme për ju dhe biznesin tuaj!

RaiECO kredi për individë

Është koha të transformoni mençur shtëpinë tuaj dhe të përfitoni grant deri në 20% të vlerës së kredisë!

Banka Raiffeisen ju ofron kredi pronarëve privatë të shtëpive dhe banesave që të investojnë në efiçiencë të energjisë si izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore. Pas realizimit me sukses të projekteve, huamarrësit do to kenë të drejtë për deri në 20 për qind kthim të parave.

Kredi biznesi nga BERZH

Ky program ofron kredi nga BERZH përmes Bankës Raiffeisen, të kombinuar me një grant prej 15% të financuar nga fondet IPA-së të Bashkimit Evropian. Në kuadër të programit ofrohet poashtu edhe asistencë teknike që ju mundëson bizneseve të vogla dhe të mesme të optimizojnë nevojat investive për të arritur përpuethshmëri me Direktivat Prioritare të BE-së.

Për të marrë më shumë informata rreth programit, mund të vizitoni web faqen e Programit 

 

Financimi për Korporata me kriteret ESG

Kompanitë korporata në Kosovë që janë të gatshme të ndryshojnë procesin e tyre te punës dhe të kontribuojnë në një ndikim pozitiv mjedisor, social, dhe të qeverisjes mund të kualifikohen për financim të gjelbër apo të lidhura me kriteret e ESG-së. Ne mbështesim klientët tanë në të gjitha aspektet e aktiviteteve të qëndrueshme me financimin përkatës.

Ne financojmë klientët tanë në aktivitetet e tyre që kontribuojnë në: energjinë e ripërtëritshme; efikasitetin e energjisë; menaxhimin e mbeturinave; menaxhimin e ujërave; ekonominë qarkore; ndërtesat e gjelbra; transportin e gjelbër; industritë prodhuese; kujdesin shëndetësor etj.

Përfitoni nga njohuritë e ekspertëve tanë për transformimin e gjelbër. #bankimipergjegjshem

Kartelat e ricikluara

Në Raiffeisen, ne jemi të vëmendshëm për atë që po i ndodh planetit. Ne besojmë që është përgjegjësia jonë të sigurojmë që toka të jetë një vend i banueshëm për brezat e ardhshme. Për këtë arsye, ne po ndërmarrim veprime konkrete, duke kaluar në kartelat bankare të përbëra nga materiale të ricikluara. Gjithashtu, ne jemi të dedikuar ndaj rritjes së qëndrushemërisë të operacioneve tona të biznesit

Bankimi i përditshëm digjital dhe ndikimi në qëndrueshmërinë

Adaptimi i platformave digjitale ka revolucionarizuar industrinë bankare, duke u mundësuar klientëve të kenë çasje në shërbime bankare nga kudo dhe në çdo kohë. Aplikacioni ynë mobil Raiffeisen Plus, jo vetëm që ofron lehtësi për ju por gjithashtu ka një ndikim pozitiv duke reduktuar gjurmën e karbonit të lidhur me praktikat tradicionale bankare. Duke përdorur Raiffeisen Plus, ju do të pakësoni ndjeshëm përdorimin e letrës, do të ulni emetimet e karbonit dhe do të minimizoni nevojën për udhëtime fizike. Mund të hysh në llogarinë tënde, të bësh transaksione e madje të paguash faturat nga kompjuteri ose smartphone, pa pasur nevojë të vizitosh një degë fizike të bankës 

Short-term cash investments that boost sustainable transformation

Kuleta digjitale - RaiPay

Në kuadër të përpjekjeve tona për t'ju ofruar zgjidhjet më të mira të mundshme të pagesave dhe të mënyrave për të integruar qëndrueshmërinë në praktikat tona të biznesit, kuleta jonë digjitale RaiPay ështe vetëm një shembull i këtij angazhimi! Ju mund të bëni lehtësisht pagesa duke përdorur telefonin tuaj, pa pasur nevojë për para kesh ose kartela. Por jo vetëm kaq, me RaiPay ju mund të:  
- Bllokoni ose zhbllokoni ndonjë nga kartelat sa herë që të ju nevojitet pa e vizituar bankën. 
- Kontrolloni dhe kopjoni informacione të rëndësishme si numrin e kartelës ose kodin CVV sa herë të keni nevojë. 
- Preke "Trego pinin tim" për të parë pinin e cilësdo prej kartelave të regjistruara.

RaiPay është aplikacion i sigurt me një sërë veçorish që zëvendëson plotësisht kartelën tuaj. Pra, pse të mos e provoni kuletën digjitale RaiPay? Jo vetëm që do të shijoni lehtësinë dhe sigurinë që ofron, por gjithashtu do të ndikoni pozitivisht në botën që ju rrethon. 

Raporti i ndikimit mjedisor nga blerjet tuaja

Në vitin 2022, ne zgjeruam angazhimin tonë për një të ardhme më të gjelbër duke zhvilluar zgjidhje inovative që i ndihmojnë klientëve tanë të kuptojnë gjurmët e tyre të karbonit, dhe mundësitë se si mund t’i reduktojnë ato. Ne kemi prezantuar raportin individual mbi gjurmët e karbonit si një pasqyrë mujore për klientët tanë për të kuptuar më mirë se si shpenzimet e tyre mujore ndikojnë në mjedis.

Për të parë se si duket një raport i tillë mujor klikoni më poshtë:

Ne mbështesim synimet e kompanive për të reduktuar emetimet e CO2. #bankimipergjegjshem

Lajmet

Si e trajtojmë përgjegjësinë

Si një 'bankier i përgjegjshëm', vlera e shtuar e qëndrueshme është objektivi ynë kryesor. Strategjia jonë e biznesit, si dhe produktet, shërbimet dhe proceset tona janë në përputhje me këtë qëllim.

Parimet e OKB për Bankimin e Përgjegjshëm

Në fillim të vitit 2021, ne ishim banka e parë austriake që u bëmë nënshkruese zyrtare e Parimeve të OKB-së për Bankimin e Përgjegjshëm në fillim të vitit 2021. Kjo kornizë e qëndrueshme e industrisë bankare u zhvillua përmes një partneriteti inovativ midis bankave në mbarë botën dhe Iniciativës Financiare të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara.

Kompakti global i OKB-së për një të ardhme të qëndrueshme

Ne jemi një nga kompanitë nënshkruese të iniciativës më të madhe në botë për të ndihmuar kompanitë të harmonizojnë praktikat e tyre për një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.