RISE
Raiffeisen Internship and Scholarship for Engineers
RISE është program i dedikuar drejt mbeshtetjes dhe zhvillimit të studentëve nga fusha e teknologjisë së informacionit.
Benefitet e programit RISE
Bursë në vlerë 1,200 Euro
Punë praktike me pagesë
Mentorim nga ekspertë të fushës
Aktivitete argëtuese, sportive dhe rekreative
Trajnime dhe punë me metodologjinë Agile
Bashkëveprim në setup dhe kulturë ndërkombëtare
Kriteret për aplikim
Studentet qe ne Tetor 2024, fillojne vitin e fundit te studimeve
Studentët të cilët kanë notë mesatare mbi 8.0
IT, Data, MIS, Business Analytics, Information Security, Cyber Security, DevOps
Hapat për aplikim
Aplikimi online
Aplikimi do të jetë i hapur nga 1 deri 30 Nëntor 2024
Testi online
Testi online do të mbahet më 6 Dhjetor 2024
Intervista
Intervista mbahet në zyret qendrore të Bankës Raiffeisen në Prishtinë
Email njoftues
Email njoftues Deri më 13 Janar 2025 njoftohen studentët e pranuar në RISE
Modelet e punës praktike
Modeli Standard
Parasheh zhvillimin e punës praktike me orar të plotë - 40h në javë.
Puna praktike zgjatë 4 - 8 muaj.
Modeli Fleksibil
Parasheh zhvillimin e punës praktike me orar të shkurtuar - 20h në javë.
Puna praktike zgjatë 8 – 12 muaj.
Studentët mund të zgjedhin të fillojnë punën praktike në Mars apo Korrik 2024
Angazhimi në punë praktike
Trajnimet
Në kuadër të RISE do të keni mundësi të jeni pjesë e trajnimeve dhe aktiviteteve mësimore me instruktorë dhe ekspertë të komunitetit të Teknologjisë në Bankën Raiffeisen.
Hyrje në Inxhinierinë e të Dhënave
Një prezantim bazik e cila do t'ju japë kontekst të mjaftueshëm për të filluar të
eksploroni botën e Data Engineering.
Hyrje në Inxhinieri Softuerësh
Një prezantim rreth inxhinierise softuerike dhe cka do të thot të jesh një inxhinier
softuerik në banken Raiffeisen.
Teknikat e Sigurisë së Informacionit
Teknika të ndryshme lidhur me Information Security dhe si bashkëpunojnë
ekipi I Competence Center me ekipet në Vjenë.
Mësimi i Aplikuar i Makinerisë
Prezantim mbi Applied Machine Learning, dhe si përdoret për të adresuar
problemet specifike.
Shkenca e të Dhënave
Prezantim se çfarë është shkenca e të dhënave dhe çfarë bëjnë shkencëtarët e të dhënave. Ju do të zbuloni zbatueshmërinë e shkencës së të dhënave nëpër fusha, dhe do të mësoni se si analiza e të dhënave mund t'ju ndihmojë të merrni vendime nisë nga të dhënat.
Hyrje në Platformat e Kodimit të Ulët
Një prezantim rreth dy low-coding platforms qe perdoren aktualisht ne
Raiffeisen nga dy ekipe te ndryshme mbrenda Competence Center.
Hyrje në Metodologjinë Agile
Prezantim rreth metodologjisë Agile e cila përdoret nga shumë
organizata, përfshi edhe Banka Raiffeisen.
Hyrje në Ruajtjen e të Dhënave
Nje prezantim mbi sistemin i menaxhimit të të dhënave që është krijuar
për të mundësuar dhe mbështetur aktivitetet e inteligjencës së biznesit (BI),
veçanërisht analitikën.
Bankingu për Jo-Bankier
Trajnim/prezantim lidhur me historine e bankes si dhe informata rreth
produkteve dhe shërbimeve të bankës ndaj klientëve të saj.
Soft Skills
Prezantim nga PCL lidhur me shkathtësite për prezantim, të folurit në
publik si dhe metodave të ndryshme që ndërlidhen me zhvillime të inovacionit.
Lansimi i programit RISE
Për të kuptuar më shumë mbi objektivat, karakteristikat dhe gjithë rrugëtimin e RISE, ju ftojmë të shikoni videon e përgaditur për ju.
RISE Alumni 2024
Studentët tanë të talentuar të cilët kanë fituar bursën RISE, dhe kanë avansuar në pozitat junior, duke u bërë kështu pjesë familjes së madhe në Raiffeisen Bank Kosovo dhe Raiffeisen Tech Kosovo.
RISE Alumni 2023
Studentët tanë të talentuar të cilët kanë fituar bursën RISE, dhe kanë avansuar në pozitat junior, duke u bërë kështu pjesë familjes së madhe në Raiffeisen Bank Kosovo dhe Raiffeisen Tech Kosovo.
Pyetjet më të shpeshta
Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.
- Studentë që në Tetor 2024 kanë filluar vitin e fundit të studimeve
- Drejtimi Drejtimi Information Technology, Data, MIS, Business Analytics, Information Security, Cyber Security.
- Nota mesatare mbi 8.0
Institucionet e Arsimit të Lartë me kurrikulë 3 vjecare, viti i fundit i studimeve nënkutpon vitin e tretë. Njejtë, IAL me kurrikulë 2 apo 4 vjecare, viti i fundit nënkupton vitin e dytë apo të katërt të studimeve.
Vetëm studentët që në Tetor 2024 kanë filluar vitin e fundit të studimeve mund të aplikojnë në programin e RISE (referoju pyetjes 13 për më shumë informata).
Gjuha Angleze është e nevojshme dhe përparësi për aplikim, mirëpo nuk është e domosdoshme.
Data e fundit për aplikim është 30 Nëntor 2024.
Studentët mund të zgjedhin të fillojnë punën praktike në Mars apo Korrik 2024
Modeli Standard
Parasheh zhvillimin e punës praktike me orar të plotë - 40h në javë.
Puna praktike zgjatë 4 - 8 muaj.
Modeli Fleksibil
Parasheh zhvillimin e punës praktike me orar të shkurtuar - 20h në javë.
Puna praktike zgjatë 8 – 12 muaj.
Në rast të nevojave të bankës për kapacitete njerëzore dhe performancës së mirë gjatë punës praktike, studenti/ja mund të konsiderohet për punësim në Bankën Raiffeisen apo në Raiffeisen Tech Kosovo.
Përfituesit (në rast të performancës së mirë) obligohen që të qëndrojnë me Bankën Raiffeisen edhe për 1 vit pas përfundimit të programit.
Në rast të ndërprerjes së punës praktike, përfituesi/ja duhet të kthejë Raiffeisen Bankës vlerën e plotë të bursës.
Në rast se përfituesi/ja për arësye të ndryshme nuk mund të angazhohet në Raiffeisen Bank për 1 vit pas përfundimit të programit, duhet të kthejë vlerën e bursës Bankës Raiffeisen.
Si përfitues të bursës, ju obligoheni që të ndjekni të gjitha trajnimet e parapara në kuadër të programit RISE. Programi i trajnimeve dhe aktiviteteve fillon në muajin Mars 2024 dhe mbaron në Dhjetor 2024.
Në fund të programit, të gjithe përfituesit të cilët kanë përfunduar programin do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes në RISE.
Puna praktike si dhe të gjitha aktivitetet të cilat lidhen me RISE mbahen në Zyren Qendrore të Bankës Raiffeisen në Prishtinë.