Skip to main content

Mbledhja e të dhënave ESG

Pse ka rëndësi ESG?

Është një fakt që të gjithë e dijmë me siguri: ndryshimi i klimës po prek të gjithë botën. Dhe, përgjegjësia për një të ardhme në një mjedis të qëndrueshëm bie mbi secilin prej nesh.

Këtu perfshihet edhe financimi i qëndrueshëm. Qëllimi kryesor i financimit të tillë është të bëjë sistemin ekonomik më të qëndrueshëm ndaj rrezikut financiar që nderlidhet me klimën. Për më tepër, do të duhen të merren parasysh edhe kostot e rreziqeve fizike dhe të tranzicionit.

SHEMBULL SE SI DUKET NË PRAKTIKË FINANCIMI I QËNDRUESHËM: Një kompani ndërton një fabrikë pranë një vije bregdetare ku përmbytjet po bëhen gjithnjë e më të mundshme gjatë motit të nxehtë. Një investitor që financon këtë fabrikë do të bartë një pjesë të atij rreziku të lidhur me klimën, dhe kështu dëshiron të vlerësojë gjasat e kësaj ngjarjeje. Raportimi i bazuar në të dhëna të sakta është gur-themeli në monitorimin e qëndrueshmërisë financiare të një organizate.

Çka nënkupton saktësisht ESG?

ESG në shqip nënkupton mjedisin, aspektet sociale dhe qeverisjen dhe i referohet disa indikatorëve jofinanciar që përdoren për të vlerësuar qëndrueshmërinë e një investimi apo kompanie.

Të dhënat për ESG përfshijnë informatat e kompanisë në lidhje me :

  • Ndikimin në mjedis
  • Politikat sociale
  • Praktikat e qeverisjes

Për më tepër, ato përdoren nga investitorët për të përcaktuar qëndrueshmërinë e një investimi potencial, si dhe nga kompanitë për
të përcjellur progresin drejt qëllimeve të qëndrueshme.

Kupto më tepër rreth rolit dhe rëndësisë së të dhënave ESG

Pse na duhen të dhënat ESG?

Të dhënat për ESG janë të rëndësishme si për kompanitë ashtu edhe për investitorët.

Kompanitë pritet që të mbledhin dhe raportojnë mbi të dhënat ESG për të treguar progresin në objektivat e qëndrueshmërisë dhe për të tërhequr investime. Investitorët shikojnë të dhënat e ESG-së për të përcaktuar qëndrueshmërinë e investimeve të mundshme dhe për t'u siguruar që po marrin vendime të përgjegjshme.

Të dhënat ESG mund të përfshijnë çdo gjë, që nga emetimet e karbonit të një kompanie deri te konsumi i tyre i ujit dhe iniciativat e gjithëpërfshirjes.
Mbledhja e këtyre të dhënave është hapi i parë në matjen e performancës ESG të një kompanie dhe mund të përdoret që të :

  • krijojnë standarde
  • krahasojnë kompanitë
  • mat progresin gjatë një periudhe kohore

Është e rëndësishme që kompanitë të kenë një kuptim të qartë të të dhënave që po mbledhin, metodave të përdorura për mbledhjen e tyre dhe mbi saktësinë e atyre të dhënave.

Si mund të përfitojmë nga të dhënat ESG?

Mbledhja e të dhënave ESG është sfiduese për të gjithë. Kjo kërkon angazhim, mirëpo është e rëndësishme që të bëhet matja a tyre pasi që do t'iu ndihmojë në lidhje me:

  • Kushtet e sakta të financimit
  • Bazë më të gjerë të investitorëve
  • Krahasueshmëri më e mirë me konkurentët
  • Menaxhim i përmirësuar i rreziqeve të ndryshimeve klimatike
  • Reputacion më të mirë

 

Si i mbledhim ne si Bankë të dhënat ESG nga klientët tonë?

Për të përmbushur kërkesat nga rregullorja ESG në nivel të Bashkimit Evropian dhe për të mbështetur menaxhimin e rreziqeve të lidhura me klimën, ne kemi zhvilluar një pyetësor që na lejon të mbledhim informacionet përkatëse të lidhura me mjedisin drejtpërdrejt nga klientët tanë të biznesit. Banka Raiffeisen përpiqet të bëjë procesin e mbledhjes së të dhënave sa më të lehtë dhe të përshtatshëm për çdo klient. Mbledhja e të dhënave ESG bëhet si në të dhënat e disponueshme publikisht ashtu edhe në të dhënat e drejtpërdrejta të që i mbledhim nga klientët, siç tregohet më poshtë.

Si ta plotësojmë pyetësorin për ESG

Cilat elemente përfshihen në pyetësorin ESG?

Pyetjet e përgjithshme

1. Industria 

2. Viti raportues

Pyetjet në lidhje me mjedisin

1. Prodhimi / vlera e shtuar

2. Emetimi i karbonit

3. Konsumimi i energjisë

4. Taksonomia e ESG nga Bashkimi Evropian

5. Ekonomia qarkore

6. Konsumimi i ujit

7. Instrumentet për financim të qëndrueshëm 

Vlerësimi

1. Rezultati i përpjekjes së klientit

2. Informatat kualitative

Pyetjet më të shpeshta

Aspektet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) do të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në sistemin financiar. Raportimi i bazuar në të dhëna të sakta për ESG do të jetë një nga bazat në monitorimin e tranzicionit drejt një ekonomie më të qëndrueshme. Për këtë, ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj për të na ofruar të dhënat tuaja ESG në një format të strukturuar.

Po, dhe ka disa arsye pse ju do të përfitoni nga ky proces. Përderisa ne si Bankë me bazë në Evropë jemi të obliguar t'i përmbushim kërkesat rregullatore të ESG sipas Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së, nga ky proces avantazhet që ju i perfitoni janë:

  • Ne e kuptojmë më mirë strategjinë dhe aktivitetet tuaja
  • Ekipa e ESG-së brenda Bankës  mund t'ju mbështesë në procesin e transformimit
  • Banka do të bëj një vlerësim më të drejtë të rreziqeve
    tuaja të lidhura me ESG
  • Kjo do t'ju ndihmojë të perfitoni nga financimi preferencial dhe ne do të jemi në gjendje t'ju ofrojmë shërbime financiare më të përshtatura

Po, ne përpiqemi të mbledhim sa më shumë të dhëna per ESG që të jetë e mundur nga burime tashmë të publikuara – duke përfshirë të dhëna që lidhen me aspektet e qëndrueshmërisë "Sociale" dhe "Qeverisje". Megjithatë, ne duhet t'ju bëjmë pyetje shtesë që lidhen me aspektin "Mjedisor".

Po, Banka Raiffeisen mbledh të gjitha të dhënat e kërkuara për kërkesat sociale dhe të qeverisjes nga raporti juaj i Qëndrueshmërisë dhe Raporti Vjetor.

Banka Raiffeisen do t'i përdor të dhënat tuaja për 3 arsye:

  • Për ta kalkuluar vlerësimin për ESG e cila do të përdoret gjatë vendimmarrjes për kredidhënie.
  • Për t'iu përkrahur gjatë procesit të transformimit.
  • Për t'i shpalosur te dhenat për ESG në një format të përmbledhur tek rregullatorët dhe mbikqyrësit.

Ne e kuptojme se mund të jetë sfiduese të përpilohen të gjitha të dhënat e kërkuara në pyetësorinë ESG. Për këtë aryse eksperët tanë ESG mund t'iu ndihmojnë gjatë plotësimit të pyetësorit. 

Një herë në vit.

Personi kontaktues për kompaninë tuaj në Bankën tonë mund t'iu informojë për vlerësimin ESG. 

Fushat me ngjyre hiri nuk kanë nevojë të plotësohen, ato do të plotësohen nga banka, prej jush nuk kërkohet të plotësohen këto fusha. 

Definicionet dhe linqet per rregullativat specifike mund ti gjeni ne excel, faqja e emertuar si “Permbledhja”

Ne excel, tek faqja “Industritë” mund t'i gjeni informatat sipas GICS (Industria Globale e Klasifikimit)

 

Ju lutemi zgjidhni nëse jeni duke raportuar të dhëna të konsoliduara ose të pavarura. Preferohen të dhënat e pavarura pasi mundësojnë një raportim më të saktë. Megjithatë, nëse të dhënat janë të disponueshme vetëm në nivel grupi të konsoliduar - të tilla si të dhënat e emetimit të gazrave (GHG), atëherë do të mblidhen të dhënat e konsoliduara të grupit. INFORMATË ME RËNDËSI: Ju lutemi, vendosni vetëm të dhëna të pavarura ose të konsoliduara, por mos e ndërroni strukturen e raportimit midis pyetjeve!

Në këto informata i kemi përfshirë si materiale mbështetëse në pyetësorin e RBI ESG:

  • shpjegimet dhe shembujt vendosen drejtpërdrejt pranë çdo pyetjeje 
  • përkufizimet mund të gjenden në seksionin "Permbledhja".
  • fusha mjeti i konvertimit për konvertimin e njësive gjindet tek ("Llogaritësi") 
  • një pasqyrë e llojeve të ndryshme të emetimeve është e përfshirë tek ("Llojet e emetimeve") 
  • tabela e kodeve GICS për të përcaktuar industrinë tuaj kryesore gjindet tek ("Grupimi i industrive")

Mos hezitoni t'i dergoni pyetjet tuaja tek fatmire.imeraj@raiffeisen-kosovo.com