Misioni
Ne veprojmë në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore, duke nxitur mirëqenien afatgjatë të njerëzve dhe bizneseve në tregun tonë.
Duke integruar qëndrueshmërinë në aktivitetet tona kryesore, ne sigurojmë që rritja jonë të jetë e përgjegjshme dhe e dobishme si për klientët tanë ashtu edhe për komunitetin që i shërbejmë.
Më shumë rreth misionit tonë
Në harmoni me kompaninë tonë amë, Raiffeisen Bank International (RBI), ne ndajmë të njëjtin vizion për të ardhmen. Vizioni i RBI-së për vitin 2025, i prezantuar në vitin 2019, synon të jetë më
shumë se një bankë për klientët e saj. RBI përpiqet të bëhet grupi më i rekomanduar i shërbimeve financiare duke tejkaluar pritjet e klientëve dhe duke ofruar kulturë të jashtëzakonshme shërbimi.
Për ta bërë realitet këtë vizion, misioni i RBI-së është formuluar si më poshtë:
”Ne e transformojmë inovacionin e vazhdueshëm në përvojë superiore të klientit.“
Qëllimi i qëndrueshmërisë së Bankës Raiffeisen është të veprojë në mënyrë të përgjegjshme shoqërore dhe të nxisë mirëqenien afatgjatë të njerëzve dhe bizneseve në tregun e Kosovës.