Samiti i ESG-së
Në kuadër të përpjekjeve për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm si dhe për të shënuar 20-vjetorin e operimit në Kosovë, Banka Raiffeisen ka organizuar më 15-16 qershor Samitin ESG të përqendruar në temën “Tranzicioni në ekonominë e gjelbër”.
Pse është vendosur të organizohet samiti?
Ne e kemi përmbledhur rrugëtimin e Bankës Raiffeisen në Kosovë në sloganin "20 vjet në Kosovë. Mbështetje. Përgjegjësi. Inovacion". Përgjegjësia për ndikimin që banka ka në ekonomi, ambient dhe shoqëri, na ka shtyer ta përfshijmë qëndrueshmërinë si njërën nga shtyllat kryesore të strategjisë së Raiffeisen. Kjo pashmangshëm është nxitur nga kompania jonë amë, Raiffeisen Bank International me seli në Vjenë, e cila që nga viti 2010 është përkushtuar të zbatojë parimet e ‘UN Global Compact’, iniciativës më të madhe në botë për përgjegjësi dhe qëndrueshmëri korporative. Sot, shtylla e qëndrueshmërisë në bankën tonë është e përqendruar në katër fusha: bankë e përgjegjshme, qasje e drejtë ndaj punonjësve, ekologji e brendshme, dhe investim në komunitet.
Ne i kushtojmë vëmendje të veçantë ndikimit që portfolio e kredive të bankës ka në mbrojtjen e ambientit dhe ekonominë qarkore, pasi RBI nënshkroi dhe mori përsipër t’i implemetojë Parimet për Bankim të Përgjegjshëm të Iniciativave Financiare të UNEP në vitin 2021. Të mbështetur dhe në koordinim me RBI, kemi marrë përgjegjësi që edhe në Kosovë të kontribojmë në tranzicionin në ekonomi më të qëndrueshme dhe më miqësore ndaj mbrojtjes së ambientit, duke ndarë me klientët tanë njohuritë dhe ekspertizën tonë, e cila mund t’ju shërbejë në tranzicionin e tyre të gjelbër si dhe duke zvogëluar emetimin e CO2 që lidhet me aktivitetet biznesore të bankës. Duke pasur parasysh se ‘Trazicioni në Ekonomi të Gjelbër’ është po ashtu prioritet i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ne vlerësuam se mund të kontribojmë tutje për të promovuar përgjegjësinë më të madhe ndaj ambientit edhe në publik, përmes një samiti me përfaqësues nga institucione të ndryshme qeveritare, NGO, biznese, media e organizata të tjera që veprojnë në Kosovë.
Temat dhe folësit
Panairi
Pjesë e Samitit ESG ishte edhe një panair ku bizneset kanë pasur mundësi t’i prezantojnë aktivitetet e tyre që kontribuojnë në agjendën e gjelbër. Gjatë këtij panairi, startupet dhe bizneset patën mundësi të bëjnë prezantime të ndryshme që lidhen me ndikimin e inovacionit dhe teknologjisë në tranzicionin e gjelbër, bujqësinë e qëndrueshme, ekonominë qarkore dhe ndërmarrësinë sociale.
Agjencia e lajmeve Kosova Press ka biseduar me disa prej përfaqësuesve të bizneseve që kanë qenë pjesë e panairit, të cilët kanë thënë se ngjarja ka qenë një mundësi e shkëlqyer për promovimin e aktivitetit të tyre të fokusuar drejt ekonomisë së gjelbër por edhe të rrisin vetëdijen rreth këtij tranzicioni.
Për të kuptuar më shumë lexojeni lajmin e plotë të Kosova Press-it këtu.
Disa prej bizneseve që morën pjesë në Samit ishin: