FATCA
FATCA (Ligji Për Përputhshmërinë me Llogaritë e Huaja) është legjislacion amerikan i shpallur më 18 Mars 2010, që ka hyrë në fuqi prej 1 Korrik 2014. FATCA kryesisht është një kërkesë rregullatore kundrejt institucioneve të huaja financiare për të raportuar klientët e tyre amerikan.
Bazuar në Ligjin e Republikës së Kosovës No. 05/L -013; Kosova i përket grupit të IGA 1 shteteve.
Prandaj, Banka Raiffeisen në Kosovë, si të gjithë njësitë e rrjetit Raiffeisen Bank International, njeh rëndësinë e FATCA dhe është në përputhje me kërkesat e saj.
Raiffeisen Bank Kosova J.S.C. është e regjistruar në U.S. IRS website me FATCA Status “Reporting Financial Institution under a Model 1 IGA”; dhe ka marrë “28CWN4.00061.ME.901” si Global Intermediary Identification Number (GIIN).
Ju mund të shkarkoni format më poshtë: