Skip to main content

Parimet kryesore të sigurisë

Raiffeisen Bank Kosova (RBKO) si vartëse e Raiffeisen Bank International (RBI) zotohet në ofrimin e sigurisë dhe integritetit të të dhënave duke përdorur një gamë të gjerë të masave të sigurisë kibernetike. Megjithatë, edhe klientët mund të japin kontribut të rëndësishëm kur bëhet fjalë për sigurinë. Në mënyrë që të shmangen rreziqet e mundshme, duhet të merren parasysh disa pika themelore:

  • Domeni i vetëm zyrtar i Raiffeisen Bank Kosova është raiffeisen-kosovo.com - ju lutem kushtoni vëmendje domenit të saktë, veçanërisht kur përdorni shërbimet e-Banking. Shumica e akterëve dashakeq do të përdorin modifikime të vogla të markës (si “raiffaisen-kosovo.com” apo “raiffeisen- kosova.com”) gjë që nuk mund të vërehet gjatë veprimeve ditore.
  • Ne asnjëherë nuk do t’ju pyesim për informata të ndjeshme si fjalëkalimi i përdoruesit, numri OTP apo PIN, dhe detaje të kredit kartelës - qoftë përmes telefonit, mesazheve, apo e-mail. Nëse pranoni pyetje të tilla lidhur me informata personale, atëherë padyshim kjo paraqet mashtrim dhe nuk duhet t’i përgjigjeni, si dhe preferohet që situatat e tilla t’i raportoni tek ne sa më parë të jetë e mundur;
  • Shmangni përdorimin e shërbimit e-Banking në kompjuterë publik apo Wi-Fi publike;
  • Duhet t'i kushtoni kujdes të veçantë kredencialeve tuaja të bankimit online. Ne fuqishëm sugjerojmë që të mos i ruani ato në mënyrë statike, përveç në rastet kur ato enkriptohen, dhe fjalëkalimet e njëjta nuk duhet të përdoren në subjekte të tjera, siç janë platformat e mediave sociale;
  • Rekomandohet monitorim i shpeshtë i transaksioneve të llogarisë, mundësisht në baza ditore, gjë që mund të bëhet me lehtësi përmes platformës sonë Raiffeisen Plus;
  • Rekomandohet të përdorni shërbimet tona online në pajisje të përditësuara - është detyrë e juaja të siguroni që sistemi operativ dhe shfletuesi juaj kanë të instaluara përditësimet e fundit. Për më tepër mjetet anti-malware apo firewall solutions duhet të jenë funksionale;
  • Nuk duhet të instaloni në pajisjet tuaja softuere jo standarde ose jo të besueshme;
  • Megjithëse ka afat të caktuar të shkyçjes automatike, preferohet që gjithmonë të shkyçeni në mënyrë manuale kur të përfundoni përdorimin e shërbimeve bankare.

Nëse pranoni e-mail, thirrje, mesazhe, apo njoftime të dyshimta nga subjektet që pretendojnë të jenë ne, ju lutem raportoni ato tek siguria@raiffeisen-kosovo.com dhe/ose na kontaktoni në +383(0)38 222 222.


Për më shumë detaje në lidhje me sigurinë online ju mund ti referoheni dokumenteve më poshtë:

 

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.