Skip to main content
Personal Loan

1Kredi: Financim për çdo qëllim!

Liria financiare ka rëndësi të madhe për mua. Kur dua të investoj në patundshmëri, të renovoj shtëpinë, apo të konsolidoj kreditë e mëparshme, dua të kem në dispozicion mjetet financiare për të shfrytëzuar mundësitë që më vijnë përpara. Tani, në bankën time më mundësohet që me një kredi të vetme të realizoj të gjitha planet përnjëherë.

Përmes 1Kredi të Bankës Raiffeisen, më jepet një mundësi e jashtëzakonshme për të realizuar çdo qëllim që kam më shpejt dhe me kushte të favorshme.

Kredi deri në 200,000 euro

Aprovim i shpejtë i kredisë

Realizoni të gjitha planet vetëm me një kredi

Man using digital tablet psd mockup smart technology

Çka është 1Kredi?

1Kredi, si kredi gjithëpërfshirëse, më ofron kapacitetin financiar për të kthyer planet e mia në realitet.

Duke marr 1Kredi, më mundësohet që:

  • Të konsolidoj kreditë e mëparshme për të kontrolluar më mirë financat e mia.
  • Të blej shtëpinë e ëndërruar në Kosovë ose në bregdet, për të krijuar një ambient të këndshëm e të sigurt për familjen time.
  • Të renovoj shtëpinë për të sjell komoditet për familjen time.
  • Të blej veturën e dëshiruar për të udhëtuar lirshëm e në mënyrë të rehatshme.
  • T'i bëj të vërteta ëndrrat e mia dhe të financoj studimet por edhe udhëtimet e mia.
Open Files

Cilat është oferta e 1Kredi?

Shuma e kredisë: deri në 200,000 euro

Norma e interesit: 4.99%

Norma efektive e interesit: 5.18%

Shpenzime administrative: 1%

Afati i kthimit të kredisë deri në 20 vjet (240 muaj)

Apliko online për kredi 1Kredi

Për të marrë më shumë informacione mbi kushtet e kredisë, aplikoni online dhe punonjësit e Bankës sonë do t'ju kontaktojnë.

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Termat dhe Kushtet
Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.

Pelqimi per CRK
Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale._____________________________________________________________________________________(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

Man using digital tablet psd mockup smart technology

Cilat kushte duhet t'i plotësoj për të marr kredinë?

  • Të jem banor i Republikës së Kosovës
  • Të marr pagën përmes Bankës Raiffeisen apo të sjell konfirmimin nga punëdhënësi që paga ime do të procesohet përmes Bankës Raiffeisen.

Cilat dokumente më nevojiten për të aplikuar për 1Kredi?

  • Dokumentin personal të identifikimit
  • Kontratën e punës
  • Hipotekë

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.