KURSIME DHE DEPOZITA: Për një të nesërme më premtuese
Kur mendoj për menaxhimin e parave të mia, kursimi zë vend të rëndësishëm. Paratë që i kursej për të blerë diçka në të ardhmen, apo për të bërë një investim, dua që të jenë të sigurta. Përmes llogarisë së kursimeve të Bankës Raiffeisen, unë kursej paratë në mënyrë të sigurt dhe mund t’i përdor ato kurdo që më duhen.
Llogaria e kursimeve në Bankën Raiffeisen më ofron një mundësi që gradualisht të realizoj qëllimet e mia, duke kursyer çdo muaj shuma të caktuara të parave të mia. Për më tepër, unë mund të ruaj për një të ardhme të fëmijëve të mi duke hapur llogari kursimi të dedikuar për ta. E kur kam një shumë parash që nuk planifikoj t’i shfrytëzoj për një kohë, ato i depozitoj me afat të caktuar, për më shumë siguri dhe përfitime shtesë.
Llogari kursimi në EUR dhe USD
Mundësi kursimi për fëmijë
Depozita të sigurta me afat
Më shumë mundësi të kursimit...
Banka Raiffeisen ju ofron mundësi të hapni llogari të kursimeve edhe për fëmijë si dhe të krijoni depozita me afat.
- Llogaria e kursimeve
- Llogaria e kursimeve për fëmijë
- Depozita me afat
Si mund të hap një llogari të kursimit?
Për të hapur llogari të kursimeve, ju lutem vizitoni degën më të afërt të bankës.
Dokumentet e nevojshme janë:
1. Dokument identifikues (letërnjoftim apo pasaportë me afat të vlefshëm)
2. Dëshmi mbi adresën e banimit (çertifikata e vendbanimit ose faturë komunale, jo më e vjetër se 3 muaj)
Përfitoj interes në baza mujore
Depozita dhe tërheqje në bank në çdo kohë
Transferim automatik nga llogaria ime në llogarinë e fëmijëve
E ardhmja e sigurt e fëmijëve të mi është detyra ime kryesore si prind. Dua që ata të rriten mirë dhe të kenë mundësi për të arritur tërë potencialin e tyre. Është shumë e rëndësishme për mua që fëmijët e mi të kenë para të kursyera, të cilat mund t’i shfrytëzojnë kur të rriten, për studimet e tyre, për udhëtime ose për të blerë gjërat që do të kenë nevojë.
Për të arritur këtë qëllim, unë kam zgjedhur që të hap për ta llogarinë e kursimeve në Bankën Raiffeisen.
Cilat dokumente më kërkohen?
Për të hapur një llogari kursimi për fëmijë, më mjafton që të kam:
- Çertifikatën e lindjes së fëmijës/fëmijëve
- Letërnjoftimin e prindit.
*Për hapjen e një llogarie kursimi, është e nevojshme të keni një llogari rrjedhëse paraprakisht.
* Për të hapur një llogari për fëmijë, prindi duhet të ketë llogari rrjedhëse.
Depozita në EUR, USD, dhe GBP
Për periudhë 1 në 36 muaj
Banka Raiffeisen merr pjesë detyrimisht në FSDK
Investimi i parave që kursej zë vend të rëndësishëm në planifikimin tim financiar. Sfida me të cilën përballem është gjetja e mundësive të investimeve që më ofrojnë siguri, por që gjithashtu maksimizojnë potencialin e rritjes së kursimeve të mia. Duke afatizuar depozitat në Bankën Raiffeisen, unë investoj dhe përfitoj norma interesi më të larta se llogaritë e zakonshme të kursimit, kështu, paratë e mia punojnë per mua.
A duhet të paguaj provizion për hapje, mbyllje, apo mirëmbajtje të llogarisë?
Për depozitat me afat nuk ka provizion për hapje, mbyllje, apo mirëmbajtje të llogarisë. Poashtu, nuk aplikohet asnjë provizion për depozitime apo tërheqje të fondeve pas maturimit*.
*Nëse paratë tërhiqen para afatit të maturimit, atëherë aplikohet ndalesa.
A janë të sigurta depozitat e mia?
Depozitat janë të sigurta pasi që Banka Raiffeisen në Kosovë merr pjesë detyrimisht në Fondin e Sigurimit të Depozitave në Kosovë.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.