
Mirësevini në RaiGamers
Kemi kënaqësinë të prezantojmë zyrtarisht iniciativën më të fundit të bankës sonë – RaiGamers, që synon të ofrojë mbështetje të gjerë për komunitetin e e-sports në Kosovë.
Përkushtimi ynë
Me prezantimin zyrtar të RaiGamers, ne shprehim përkushtimin tonë të plotë ndaj komunitetit të e-sports në Kosovë. Duke pasur parasysh pasionin dhe përkushtimin tuaj ndaj lojërave elektronike, ne synojmë të kemi një bashkëpunim të ngushtë dhe të ofrojmë mbështetje të gjerë në këtë aventurë.

Edukimi financiar
Fuqizimi i e-gamers me njohuritë dhe mjetet për të menaxhuar financat e tyre në mënyrë efektive është njëri nga qëllimet tona. Në ditët në vazhdim do të njoftoheni për sesione informuese që synojnë t'ju pajisin me aftësi thelbësore financiare.

Produkte bankare të personalizuara për ju
Prezantimi i produkteve bankare të përshtatura për të përmbushur kërkesat tuaja si e-gamers. Paketa jonë e shërbimeve do t’ju thjeshtësojë blerjet dhe transakcionet financiare në internet, si dhe do të ofrojë financim të dizajnuar për të përmirësuar eksperiencën tuaj në lojëra elektronike.

Turnetë
Banka Raiffeisen do të organizojë turne të ndryshme në e-sports në një sërë lojërash qe janë të popullarizuara, duke ofruar një mundësi për e-gamers që të shfaqin aftësitë e tyre dhe të fitojnë çmime të vlefshme monetare. Bëhuni gati për të konkurruar në nivelin më të lartë!

Zbritje ekskluzive
Mundësi për përmirësim të përfomancës së lojërave me zbritje ekskluzive tek tregtarët partnerë të Bankës Raiffeisen, të specializuar në produktet e e-sports.