Çertifikata: Investoj me kthim të sigurtë
Shumëllojshmëria e çertifikatave u mundëson investitorëve të përshtasin objektivat e tyre individuale të rendimentit, nivelin e marrjes së rrezikut dhe horizontin e investimit me karakteristikat e duhura të produktit. Në një univers produktesh që zgjerohet vazhdimisht, certifikatat janë një instrument investimi shumë versatil dhe fleksibil që mbulon temat aktuale, të tilla si qëndrueshmëria.
Raiffeisen Certificates është një markë e Raiffeisen Bank International AG (RBI). Biznesi i certifikatave dhe tregtimi i kapitalit u integruan në RBI nga Raiffeisen Centrobank AG (RCB) që nga 1 dhjetori 2022 dhe kështu u bënë pjesë e divizionit "Certifikata dhe Tregtimi i Aksioneve", i cili është pjesë e divizionit të bordit "Markets & Investment Banking" në kuadër të Raiffeisen Bank International AG.
Si posedues i Raiffeisen Certificate, ju do të përfitoni Sigurimin e Jetës (Term Life insurance) për 12 muaj , i cli do të mbulohet nga Banka. Pas përfundimit të periudhës 12-mujore, ju mund të vendosni për ta vazhduar apo nderprerë këtë sigurim. Për kushtet dhe tarifat e Sigurimit të Jetës së Kredimarrësit klikoni në këtë link.
Apliko online për çertifikatë
Aplikimi online ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, ju do të kontaktoheni nga ekipi ynë lidhur me procesin.
Qëndrueshmëria me çertifikata
Një gjë është e qartë: ata që gjithashtu marrin parasysh qëndrueshmërinë kur ngrisin asetet e tyre, marrin përsipër përgjegjësi personale dhe kontribuojnë në ruajtjen e cilësisë së jetës sonë - si dhe të brezave të ardhshëm. Si lider i tregut austriak në fushën e certifikatave, ne vendosim kriteret e qëndrueshmërisë në qendër të veprimeve tona.Për t'i klasifikuar certifikatat si të qëndrueshme, ne i referohemi kritereve strikte dhe të qarta që janë përcaktuar në standardin e qëndrueshmërisë për Çertifikatat Raiffeisen.
Rreth Raiffeisen Çertifikatave
Investim i thjeshtë për të gjithë - kjo është motoja jonë në Certifikatat Raiffeisen.
Ne jemi ofruesi kryesor dhe i shumëfishtë austriak i vlerësuar me çmime, i cili është prezent me certifikata për më shumë se 20 vjet në regjionin DACH (Gjermani, Austri dhe Zvicër), si dhe në shumë tregje në Evropën Qendrore dhe Lindore. Me më shumë se 5000 produkte investimi, ne ofrojmë një gamë produktesh interesante dhe gjithëpërfshirëse.
Në Raiffeisen Certificates, ne qëndrojmë për t'i bërë zhvillimet e tregut të tregtueshme për klientët tanë thjesht, me kompetencë dhe shpejt.Qoftë bazuar në stoqe, indekse të aksioneve, mallrave apo temave individuale, ekspertët tanë do të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme certifikate.
Që nga viti 2005, ne jemi fokusuar në certifikatat e qëndrueshmërisë dhe për këtë arsye jemi ndër pionierët kur bëhet fjalë për investimin e përgjegjshëm.
Na kontaktoni
Departamenti i Thesarit është në dispozicionin tuaj çdo ditë pune nga ora 08:00 - 16:00
Na kontaktoni në numrin e mëposhtëm
Na shkruani në email
Pyetjet më të shpeshta
Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.
Nëse instrumenti mbahet në posedim deri në datë të maturimit: produkti është i strukturuar në menyrë të tillë që të mbrojë investimin fillestar/ kryegjënë (në datë maturimi) e investuar nga klienti
NEI 0-10% vjetore (fitim kapital 0-50% në raport me investimin fillestar) që do të thotëfitim kapital në datë maturimi, varësisht prej llojit të investimit.
Niveli i përfitimit, bashk me investimin fillestar është i pagueshëm në fund, do të thotë në datë maturimi dhe ky nivel i përfitimit varet nga kushtet që plotësohen, siç është shtjelluar në shpalosje/ prospekt.
Administrim pa mbingarkesë për klientin: instrumentet financiare (Çerifikatat) zakonisht janë me zero kupon dhe kjo zvoglon nevojën për adminsitrim/mbikqyrje. Poashtu, Banka Raiffeisen posedon edhe instrumente të cilat paguajnë kupona/interes periodik në llogarinë tuaj.
Transparencë dhe thjeshtësi: Kushtet e përfitimit mbi kryegjënë janë variabile dhe varen prej kushteve në fletëshpalosje/prospekt. Informatat për përfitimet dhe risqet janë të shpjeguara në formë të qartë dhe ështe informatë publike. Ju poashtu keni mundësinë shtesë të marrjes së informatave shtesë nga këshilltari juaj financiar në bankën tonë.
Optimizim të kursimeve familiare në periudhë investimi deri 5-vjeëare: Minimumi i investimit tani për tani është vetëm 1 000 EUR, dhe kjo mundëson kursim të mençur dhe fleksibil familiar.
Pas përfundimit të kohës së abonimit dhe blerjes së instrumentit në fjalë, ato instrumente janë të tregtueshëm në tregun sekondar, me çmime transparente dhe të dukshme në bursa, në kuadër të bankës, por edhe në bursa elektronike në Evropë (në rast te nevojës për shitje ose likuidimit të investimit dhe qasjes së shpejtë në kesh).
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeise është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.