Skip to main content

Menaxho shpenzimet e fëmijëve

Nëse ke fëmijë 11-18 vjeç, bëj ata me debit kartelë duke i mësuar të menaxhojnë paratë në mënyrë të pavarur gjithmonë nën kontrollin tuaj.

Kartela për të rinj

Prezantojmë debit kartelën, të krijuar posaçërisht për grupmoshat 11-18 vjeç. Jepini fëmijëve tuaj mundësinë të nisin udhëtimin e tyre të parë financiar duke paguar dhe menaxhuar financat me kartelën e tyre.

Debit kartelë e personalizuar

Fëmijët tuaj do të kenë një debit kartelë të veçantë në emrin e tyre, të cilën mund ta përdorin çdo ditë, por që menaxhohet nga llogaria e prindit.

Menaxhimi i financave

Ju mund të menaxhoni financat e fëmijëve tuaj duke vendosur limite ditore dhe duke parë vendet ku ata shpenzojnë më shumë. 

Kontrolli nga prindërit

Prindërit kanë kontroll të plotë mbi shpenzimet e fëmijëve përmes aplikacionit Raiffeisen Plus. Monitoroni shpenzimet dhe merrni njoftime në kohë reale mbi aktivitetin e llogarisë.

Pyetjet më të shpeshta

Fëmijët e moshës 11 deri në 18 vjeç.

Për të aplikuar ju lutem vizitoni njërën nga degët tona.

Jo, nuk ka tarifa për mirëmbajtjen e llogarisë, lëshimin e kartelës, tërheqjet në ATM e RBKO, pagesat në POS jashtë vendit dhe pagesat në internet.

Llogaria e fëmijës hapet si nënllogari e prindit. Prindi duhet të jetë prezent gjatë hapjes së llogarisë dhe lëshimit të kartelës.

Prindërit duhet të dorëzojnë certifikatën e lindjes së fëmijës.
Fëmija duhet të regjistrohet në sistemin bankar.
Duhet të nënshkruhet kontrata për hapjen e llogarisë dhe lëshimin e kartelës.

Vetëm prindi mund të kreditojë llogarinë e fëmijës përmes transferave.

Prindërit mund të caktojnë një limit ditor për shpenzimet e fëmijës duke zgjedhur nga opsionet: €5, €10, €50, €100, €200. Nëse nuk zgjedhin, limiti i paracaktuar është €50.

Prindërit mund të monitorojnë shpenzimet e fëmijës përmes e-banking në çdo kohë.

Fëmija mund të përdorë kartelën për blerje në POS terminale dhe tërheqje në ATM. Deponimi nuk lejohet.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.