
Për një të ardhme më të ndritur dhe më të qëndrueshme.
Kur planifikoj renovimin e shtëpisë, marr parasysh përmirësimin e cilësisë së jetesës, kursimet afatgjata dhe mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, mund të përfitoj deri në 20% të vlerës së kredisë si kthim për investimin.
Duke investuar mençur në produkte cilësore dhe efikase, unë reduktoj konsumin e energjisë dhe kursej paratë e mia. Përmes kësaj kredie, unë mund të investoj në teknologjitë e gjelbra të miratuara nga GEFF. Për më tepër, mund të përfitoj nga granti i BE-së deri në 20% të shumës së kredisë.
Kredi deri në 50,000 euro
Norma efketive e interesit prej 5.5%
Afati i kthimit të kredisë deri në 10 vjet
Cilat investime janë të pranueshme për t'u kualifikuar për këtë kredi?
Në këtë vegëz, mund të gjeni pajisjet që përmbushin standardet e performancës të përcaktuara nga BERZH (EBRD) për GEFF në Kosovë.
Apliko online për kredi të gjelbër
Aplikimi për Green loan ju merrë vetëm pak minuta. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, aplikimi juaj do të shqyrtohet nga ekipi ynë dhe ju do të njoftoheni më shumë rreth kredisë dhe mënyrës së përfitimit të grantit.

Çka është GEFF?
GEFF - Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor siguron financim për sektorin e banimit si dhe për bizneset që ofrojnë produkte të efiçiensës së energjisë, produkte të energjisë së ripërtëritshme, si dhe shërbime për individët. GEFF në Ballkanin Perëndimor zbatohet në kuadrin e Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus), bashkëfinancuar me grante nga Bashkimi Europian, Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ministria Federale e Financave të Austrisë. Bashkëpunimi me donatorët është thelbësor për promovimin e teknologjive të gjelbra dhe praktikave me performancë të lartë. Donatorët ofrojnë mbështetje kritike për projektet e GEFF, që lehtësojnë ose krijojnë qëndrueshmëri ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe kërcënimeve të tjera mjedisore.

Për kë është e dedikuar kredia?
Individë të cilët kanë në pronësi ose jetojnë në një shtëpi apo banesë në të cilën planifikojnë që të implementojnë produkte të pranueshme që kualifikohen nën GEFF. Grupe të individëve, shoqatat për banim, shoqatat e pronarëve të ndërtesave shumëkatëshe, ose organe të tjera ekuivalente të cilat përfaqësojnë interesat e banorëve.
Përfitimi juaj
Banka Raiffeisen do t’u japë kredi pronarëve privatë të shtëpive dhe banesave për investime për masa të efiçiencës së energjisë, si izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore. Pas realizimit me sukses të projekteve, huamarrësit do to kenë të drejtë për deri në 20% kthim të parave.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.