Skip to main content
llogaria rrjedhese

Llogaria rrjedhëse: Llogaria e pagesës me shërbime bazike

Bazuar në Rregulloren e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për Qasjen në Llogari Pagese me Shërbime Bazike, si klient i ri apo ekzistues i Bankës Raiffeisen, ju keni të drejtë të zgjedhni Llogarinë e Pagesës me Shërbime Bazike, përmes së cilës ju ofrohet një listë produktesh dhe shërbimesh bankare pa limit të përdorimit.

Duke zgjedhur Llogarinë e pagesës me shërbime bazike, për një pagesë prej 0.53 euro në muaj, ju do të shfrytëzoni pa limit këto shërbime:

Hapja dhe mirëmbajtja e llogarisë

Deponimi dhe tërheqja e mjeteve në degë dhe në bankomatët e Bankës Raiffeisen

Debitimi direkt (direct debit)

Pagesa me debit kartelë në POS terminale dhe pagesa online përmes platformave E-Commerce në Kosovë

Transfere në llogari brenda bankës, në degë, përmes platformës E-Banking apo bankomatëve të Bankës Raiffeisen

Llogaritja e tarifës mujore

Tarifa e Llogarisë së Pagesës me Shërbime Bazike është e përcaktuar nga Rregullorja e BQK-së, respektivisht 0.12% e vlerës së pagës mesatare mujore neto në Republikën e Kosovës – e publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

 

Shënim: 

  • Blerja e shërbimeve shtesë nuk është e detyrueshme për të hapur një Llogari Pagese me Shërbime Bazike.
  • Klientët ekzistues të cilët posedojnë Logari Pagese, me kërkesë, kanë të drejtë të konvertojnë llogarinë e tyre në Llogari Pagese me Shërbime Bazike nëse plotësojnë kushtet e parapara sipas Rregullores së BQK-së. Me rastin e konvertimit të llogarisë aktuale, klientit i ruhet numri i llogarisë (IBAN). Për konvertimin e llogarisë së pagesës nuk aplikohet tarifë.

Pakot e Llogarisë Rrjedhëse

Pako e llogarisë rrjedhëse është grupim i disa produkteve dheshërbimeve bankare.

Apliko online

Plotësoni formën e aplikimit për llogarinë rrjedhëse në Bankën Raiffeisen.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.