Raistudent: Llogaria për 10shen time
Vitet studentore janë vitet më të mira të rinisë. Dua që të kem kohë për të
studiuar, për të zënë shoqëri të re e për të udhëtuar. Përqendrimin dua ta kem në suksesin personal dhe profesional! Gjatë periudhës së studimeve, më duhet të kem një llogari bankare për të paguar shkollimin. Banka Raiffeisen ka menduar për këtë, duke krijuar RaiStudent - llogarinë studentore ku të gjitha produktet dhe shërbimet brenda llogarisë janë FALAS.
Me përzgjedhjen time për të hapur llogarinë RaiStudent, përveç që krijoj mundësi më të mira për menaxhimin e pagesave dhe parave në llogari, unë përfitoj të gjitha këto shërbime falas:
Mirëmbajtjen falas të llogarisë studentore
Aplikimin dhe mirëmbajtjen e Raiffeisen Plus
Tërheqjen dhe deponimin në bankomatët e Bankës Raiffeisen
Pagesat brenda vendit përmes Raiffeisen Plus dhe gjatë blerjeve online
Pagesat në POS terminale brenda dhe jashtë vendit
Debit kartelën
Çka më nevojitet për të hapur llogarinë studentore?
Dokumenti personal
Dokumentin personal të identifikimit (letërnjoftim ose pasaportë të vlefshme).
Kartela identifikuese
Kartelën identifikuese të fakultetit ku jeni duke i ndjekur studimet.
Vërtetimi
Vërtetimin nga fakulteti që dëshmon që jeni student aktiv.
Të jem në studime
Student i nivelit Bachelor ose Master dhe të jam në moshën prej 16 deri 27 vjet.
Nëse jam në marrëdhënie pune, a mund të kem llogari studentore?
Ju mund të keni llogari studentore edhe nëse jeni në marrëdhënie pune duke plotësuar këto kushte:
- Moshën e cekur më lartë
- Dëshminë që jeni student aktiv
Pas përfundimit të studimeve, llogaria ime studentore kalon automatikisht në llogari rrjedhëse, ku pastaj unë mund të zgjedh njërën nga Pakot e Llogarisë Rrjedhëse që më përshtatet më shumë.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.