Llogaria rrjedhëse: Aty ku fillon lidhja me Bankën time
Siguria dhe qasja e shpejtë në paratë e mia ka rëndësi të madhe për mua. Kur më nevojiten, dua që t'i shfrytëzoj kurdo e kudo, brenda e jashtë vendit. Përparësi e madhe është që të kem mundësi që pagesat e shërbimeve të ndryshme t'i bëj përmes shërbimeve elektronike.
Në menaxhimin e parasë në llogarinë rrjedhëse, unë kam qasje 24/7 në paratë e mia përmes kartelës së debitit që më mundëson tërheqjen dhe depozitimin e mjeteve në llogari. Për më tepër, me shërbimin E-Banking, menaxhoj mjetet e mia në çfarëdo kohe dhe kudo që ndodhem. Llogaria rrjedhëse poashtu më krijon mundësi që të bëj urdhëresa automatike të pagesave dhe të paguaj fatura të ndryshme nga zona e rehatisë sime.
Qasje 24/7
E-Banking & M-Banking
Menaxhim deri në 4 valuta
Çfarë dokumente më duhen për hapjen e llogarisë rrjedhëse?
Për të hapur llogarinë rrjedhëse, ju nevojitet:
- Dokumenti identifikues (letërnjoftim ose pasaportë e vlefshme)
- Një dëshmi mbi adresën e banimit (çertifikata e vendbanimit, faturë komunale me adresë)
Në çfarë valuta mund të mbajë paratë e mia në llogarinë rrjedhëse?
Ju mund të hapni llogari rrjedhëse në këto valuta:
Fillo rrugëtimin me ne...
Pakot e Llogarisë Rrjedhëse
Pako e llogarisë rrjedhëse është grupim i disa produkteve dhe shërbimeve bankare.
Apliko online
Plotësoni formën e aplikimit për llogarinë rrjedhëse në Bankën Raiffeisen.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.