Skip to main content
Debit kartele

Debit kartela: Magjia e pagesave

Të kem qasje në paratë e mia pa pasur nevojë të shkoj në një degë është një domosdoshmëri. Në çdo kohë dhe kudo që të jem, duke bërë blerje në dyqan apo në internet, dua t'i përdor shpejt dhe sigurt paratë që kam në llogarinë time rrjedhëse.

Ku mund të përdor Debit kartelën?

Përmes Debit kartelave më mundësohet qasje në paratë e mia 24/7 për tërheqje në bankomat apo të bëj pagesa në POS terminale kudo nëpër botë. Për më tepër, me Debit kartelë, unë mund të bëj pagesa online në mënyrë të sigurt sepse kartelat e Bankës Raiffeisen përdorin teknologjinë 3D Secure. Për të bërë pagesat edhe më të shpejta, të gjitha Debit kartelat e Bankës Raiffeisen përkrahin teknologjinë e pagesave me rreze (contactless), ku mund të paguaj në POS terminale deri në vlerën 50 euro pa pasur nevojë të shtypi PIN-in katërshifror.

Qasje në para 24/7

Pagesa me rreze

Siguri e lartë

POS terminali tani edhe në telefon!

Përmes Raipos, ju do t'i bëni pagesat me kartelë apo telefon shpejtë dhe sigurtë. Kërkoni logon e RaiPOS në vende si taksitë, bukatore, apo kafenetë dhe paguani në shpejtësi të dritës...

Në këtë mënyrë, ju jo vetëm që ndihmoni bizneset e vogla mirëpo edhe e lironi veten nga brenga e bartjes së parave kesh kudo që të shkoni.

Benefitet e përdorimit të Raipos janë:

Mënyrë e thjeshtë e përdorimit

Pagesa të sigurta

Pjesëmarrje automatike në lojë shpërblyese

Cilat janë Debit kartelat e Bankës Raiffeisen?

Si të aktivizoj për herë të parë Debit kartelën?

Për të parë hapat e aktivizimit të Debit kartelës vizitoni linkun më poshtë:

Hapi 1:
Nga numri i telefonit që e keni të regjistruar në bankë, dërgoni me SMS (pa pagesë) në 50222 me 4 numrat e fundit të kartelës suaj.


Hapi 2:
Do të pranoni një SMS me PIN-in e kartelës suaj.


Hapi 3:
Kartela mund të përdoret në POS terminale dhe bankomat duke shfrytëzuar PIN-in që keni pranuar me SMS.
Pasi të keni përdorur kartelën për të kryer transaksionin e parë, ju mund ta ndryshoni PIN-in e kartelës kurdo dhe në cilindo bankomat të Bankës Raiffeisen. Duhet të keni parasysh që për kartelat e riporositura, PIN-i mbetet i njejtë, kurse për kartelat e reja, aplikohet PIN-i i ri, të cilin e pranoni me SMS sipas procesit të sqaruar më lartë. Për arsye të sigurisë, rekomandohet që të fshini SMS-in e pranuar që përmban PIN-in tuaj të kartelës.

Debit

Nuk e keni Debit kartelën?

Atëherë, ju mund të aplikoni tërësisht online për hapje të Llogarisë Rrjedhëse dhe vizitoni degën vetëm për të nënshkruar kontratën. Me hapjen e llogarisë, ju automatikisht pranoni Debit kartelën tuaj Visa ose MasterCard.

Pyetjet më të shpeshta

Këtu, mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

 

Në bankomatët e Bankës Raiffeisen, klientët e bankës mund të tërheqin deri në 2,000 euro brenda 24 orëve. Ky limit mund të rritet duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit në numrin 038 222 222.

Për informata për të gjitha çmimet e tërheqjeve dhe pagesave, mund të referoheni në çmimoren e Bankës Raiffeisen që e gjeni më poshtë.

Çmimorja për individë
Çmimorja për biznese

Në rast se harroni PIN-in e kartelës, duhet të vizitoni njërën nga degët e bankës për të caktuar PIN-in e ri.

Në rast të humbjes së kartelës apo në rastet e vjedhjes, duhet që menjëherë të raportoni rastin duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit të Bankës në numrin 038 222 222, dhe kartela juaj do të bllokohet menjëherë. Qendra e Kontaktit punon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Ju poashtu mund të bllokoni kartelën tuaj shpejt dhe lehtë përmes shërbimeve digjitale të bankës në E-Banking dhe M-Banking.

Për klientët të cilët janë aktiv në shfrytëzimin e kartelave të tyre, kartela e tyre ri-porositet në mënyrë automatike. Posa kartela të jetë gati, banka e dërgon atë përmes postës në adresën tuaj të banimit të cilën e keni të regjistruar në bankë.

Kartelën e re do ta pranoni përmes postës në adresën të cilën e keni të regjistruar në bankë. Në rast se keni ndërruar adresë, ju duhet të paraqiteni në njërën nga degët e bankës për të përditësuar të dhënat tuaja.

Shërbimi është falas, dhe të gjitha shpenzimet e postës mbulohen nga Banka Raiffeisen.

Aktivizimi i kartelës së re mund të bëhet vetëm përmes operatorëve të telefonisë mobile të Kosovës. 

Ju do të kontaktoheni përmes telefonit kurdo që posta do të filloj procesin e dërgimit të kartelës tek ju. Për më tepër, ju do të pranoni edhe numrin e rekomandës për të gjurmuar vendndodhjen e saj. Posta do të tentoj 3 herë të dorëzoj kartelën tek ju. Pas herës së 3-të, ju duhet të shkoni t'a merrni atë në Zyrën Postare pas dakordimit me postierin. 

Kartela juaj është aktive dhe ju mund ta përdorni atë menjëherë, duke shfrytëzuar PIN-in e kartelës paraprake.

Nëse keni harruar PIN-in tuaj, ju lutemi të vizitoni ndonjërën nga degët e bankës Raiffeisen. 

Shënim: për herë të parë kartela duhet të përdoret me chip (jo me rreze) në POS terminal apo bankomat.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.