Investimet: Diversifikoj investimet e mia
Investimet janë pjesë e rëndësishme në planifikimin tim afatgjatë financiar. Përmes investimeve në instrumente financiare që kanë vlerë dhe mund të tregtohen midis palëve, diversifikoj mundësitë për të ardhura shtesë.
Investimi është term i përgjithshëm për lloje të ndryshme të investimeve që mund të blihen dhe shiten, duke përfshirë:
Aksionet
Investimet
Fondet e përbashkëta
Investimet
Një nga format e investimeve janë edhe aksionet. Aksionet mund blihen në kompani të ndryshme duke më bërë pronar të një pjese të asaj kompanie.
Vlera e aksionit përcaktohet nga performanca e tyre që bazohet në shumë faktorë, duke përfshirë:
- Ndryshimet në ekonomi
- Performanca e biznesit
- Ngjarje të ndryshme dhe të paparashikuara që ndodhin në botë
Duhet pasur parasysh që sikur secili investim, edhe investimi në aksione ka rrezikshmëri dhe shpesh është investim jo i qëndrueshëm.
Si mund të investoj në instrumente financiare?
Përmes Bankës Raiffesien, unë mund të investoj në instrumente financiare të ndryshme.
- Aksione
- ETF
- RCM Funds
Për të pasur qasje në këto investime, duhet të kem llogari të hapur në Bankën Raiffeisen si dhe të plotësoj kriteret e parapërcaktuara nga banka përmes formës së aplikimit.
Çka është Aksioni, ETF dhe RCM ?
Aksioni është një ekuitet që përfaqëson interesat e pronësisë të mbajtura nga aksionarët në një njësi (një kompani, partneritet, ose trust) të realizuara në formën e aksioneve, që përfshin aksionet e zakonshme apo aksionet e preferuara. Mbajtësit e aksioneve janë në gjendje të përfitojnë nga fitimet kapitale kur shesin aksionet (duke supozuar se çmimi i aksioneve është rritur në vlerë). Aksionet tregtohen në bursa dhe, çmimi i tyre fluktuon gjatë gjithë kohës sa janë bursat e hapura. RBKO u jep qasje klientëve të saj për të tregtuar në aksione në të gjitha bursat botërore. Vlerë minimale për investim në aksione nuk ka.
Fondet e Tregtuara në Shkëmbim (ETF) janë investime që përfshijnë një koleksion të instrumenteve si aksionet, mallrat, obligacionet, ose një
përzierje të llojeve të investimeve. ETF tregtohen në bursë njëlloj sikur
aksionet. Çmimet e ETF fluktuojnë gjatë gjithë ditës meqë ETF blihen e shiten vazhdimisht, ndryshe nga fondet e përbashkëta që tregtohen vetëm një herë në ditë pasi të mbyllet tregu.
Një Fond i Përbashkët (RCM) është një mjet financiar që bashkon asetet e aksionarëve për të investuar në instrumente si aksionet, obligacionet, instrumentet e tregut të parave dhe, asete të tjera. Fondet e ndërsjellta operohen nga administratorët profesionistë të parave, të cilët caktojnë pasuritë e fondit dhe përpiqen të prodhojnë fitime kapitale ose të ardhura për investitorët e fondit. Portofoli i një fondi të përbashkët është strukturuar dhe mirëmbajtur për t'u përshtatur me objektivat e investimit të deklaruara në perspektivën e tij. Fondet e ndërsjellta u japin investitorëve të vegjël ose individualë mundësinë e përdorimit të portofoleve të aksioneve, obligacioneve, dhe titujve të tjerë të menaxhuar profesionalisht.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.