Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm
Si pjesë e një grupi ndërkombëtar bankar, ne e konsiderojmë veten të obliguar t'i mbështesim këto iniciativa të rëndësishme ndërkombëtare brenda fushëveprimit të agjendës sonë për qëndrueshmëri.
Fokusi ynë
Ne jemi të fokusuar në SDG-të që janë të rëndësishme për aktivitetet e biznesit në çdo rast individual dhe që plotësojnë më së miri strategjinë tonë për qëndrueshmëri. Edhe pse të gjitha janë të rëndësishme dhe të ndërlidhura, disa prej tyre janë më të rëndësishme për biznesin tonë se të tjerat. Ne u kemi dhënë përparësi dhe i kemi zgjedhur SDG-të e mëposhtme që janë në përputhje me strategjinë dhe qëllimet tona të biznesit. SDG-të e mëposhtme janë të rëndësishme për Bankën tonë dhe ato në të cilat ne mund të kemi ndikim pozitiv.
"Agjenda 2030" e Kombeve të Bashkuara
Për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve për sfidat globale, promovimin e mirëqenies njerëzore dhe mbrojtjen e mjedisit, komuniteti ndërkombëtar i shteteve që përbëjnë Kombet e Bashkuara miratoi "Agjendën 2030" në muajin shtator të vitit 2015 në interes të zhvillimit të qëndrueshëm. Në thelb të tij janë 17 Objektiva për Zhvillim të Qëndrueshëm, të ashtuquajturat Objektivat e Zhvillimit të
Qëndrueshëm (SDG) dhe 169 nënobjektiva të tyre.
SDG-të përfshijnë zhvillimin social dhe ekonomik, si dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Ato trajtojnë gjithashtu aspekte të tilla si paqja dhe siguria, drejtësia dhe partneritetet globale, të cilat të gjitha kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm. SDG-të janë të zbatueshme në nivel global. Me fjalë të tjera, 193 shteteve anëtare të OKB-së, përfshirë Austrinë, u bëhet thirrje të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve sipas mundësive të tyre. Duhet gjithashtu të krijohen stimuj për t'i inkurajuar akterët joshtetërorë që të japin gjithnjë e më shumë kontribute aktive për zhvillimin e qëndrueshëm. Si grup ndërkombëtar bankar, ne konsiderojmë se jemi të obliguar t'i mbështesim këto iniciativa të rëndësishme ndërkombëtare në kuadër të agjendës sonë për qëndrueshmëri.