
Ekologjia e brendshme
Jemi të përkushtuar për mbrojtjen e mjedisit dhe klimës, me synimin për të mbajtur nivele të ndikimeve mjedisore sa më të ulëta që është e mundur. Prandaj, ne punojmë për t'i përmirësuar vazhdimisht standardet tona të qëndrueshmërisë dhe parametrat kryesorë mjedisorë në fushat më të rëndësishme.
Ndikimi në ambient
Mjeti qendror për zbatimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të objektivave mjedisore është sistemi ynë i Menaxhimit Mjedisor, i cili funksionon në përputhje me kërkesat e ISO 14001.Në përgjithësi, efiçienca e energjisë, energjia e ripërtërishme, mobiliteti miqësor ndaj mjedisit dhe blerja e qëndrueshme janë veçanërisht të rëndësishme në mbrojtjen e mjedisit të korporatës.
Prodhimi i energjisë nga solaret e RBKO-së në kWh gjatë vitit 2024
Meqenëse prodhimi i energjisë në Kosovë mbështetet shumë në qymyr, rëndësia e përfshirjes së paneleve solare të izoluara si një komponent thelbësor i strategjisë së diversifikimit të energjisë nuk mund të mbivlerësohet. Më poshtë mund të gjeni prodhimin e energjisë çdo muaj për vitin 2024.
