Stick ‘N’ Pay: Paguaj më lehtë me rreze!
Më herët, mbaja gjithmonë kuletën me vete saherë që dilja nga shtëpia. Kisha kartelat, patentën e shoferit, kartën e sigurimit, madje edhe disa para. Tani që banka ime Raiffeisen më ofron kartelën ngjitëse Stick 'N' Pay, unë mund ta lë portofolin në shtëpi dhe thjesht të mbaj me vete vetëm telefonin. Kur më duhet të paguaj për diçka, thjesht prek Stick 'N' Pay të ngjitur në telefon në POS terminalin, dhe pagesa kryhet sa hap e mbyll sytë. Është kaq i përshtatshëm!
I përshtatshëm
Stick 'N' Pay mund të ngjitet në të gjitha pajisjet që mbani me vete.
I sigurt
Stick 'N' Pay është po aq i sigurt sa debit dhe kredit kartelat tradicionale.
I shpejtë
Me Stick 'N' Pay mund të paguani deri në 50 euro pa e shtypur PIN-in katërshifror.
Si dhe ku mund të paguaj me Stick 'N' Pay?
Pasi të aktivizoj Stick ‘N’ Pay, mund të bëj pagesa në të gjitha dyqanet që janë të pajisura me POS terminale pa kontakt. Mjafton që të vendosi Stick ‘N’ Pay mbrapa në telefon ose kudo që më përshtatet. Kështu mund të kryej pagesa, pa kontakt, thjeshtë duke e afruar Stick ‘N’ Pay në POS terminal. Ky sistem i përshtatshëm dhe i sigurt përdor teknologjinë NFC për të koduar dhe transmetuar informacionin e pagesës.
Me Stick 'N' Pay, mund të paguaj deri në 50 euro pa PIN, kurse për shumat mbi 50 Euro deri 100 euro, kërkohet PIN-i. Shuma maksimale për një transaksion është 100 euro, ndërsa deri në 2,000 euro vlerë totale gjatë 24 orëve. Për shuma mbi 100 euro, përdoret kartela me çip.
Cilat janë masat e sigurisë në këtë platformë?
Banka Raiffeisen ofron elementet më të larta të sigurisë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndani pak kohë për të njohur specifikat e këtyre elementeve dhe për të pranuar disa këshilla sigurie që nevojiten gjatë përdorimit të kartelave të bankës.
Shpalosja e informatave
Gjatë pagesave online, poseduesit e kartelës duhet të kenë parasysh me sa vijon: çfarëdo kërkese e parashtruar në mënyrë verbale apo me shkrim, për dërgimin e një kopje të kartelës (pjesën e përparme dhe/apo të pasme), PIN-in, apo të dhënat e tjera të kartelës si numri i kartelës, data e vlefshmërisë së kartelës apo kodi verifikues, mund të jetë përpjekje për keqpërdorim të kartelës.
Përveç shpalosjes së të dhënave, mbajtësit e kartelës duhet të jenë të vetëdijshëm se ata mund të bien viktimë e mashtrimeve në internet edhe përmes shkëmbimit të të dhënave personale (numrin e letërnjoftimit, numrin e pasaportës, numrin personal identifikues, etj).
Fishingu (Phishing)
Fishingu nënkupton përdorimin e E-mail apo dritareve “pop-up” (shfaqëse) të shfletuesit për të marr informatat personale të konsumatorit (numri i letërnjoftimit, numri i pasaportës, etj) si dhe të dhënat e kartelës (numri i kartelës, datën e vlefshmërisë, kodin verifikues).
Vishing-u
Vishing është një formë e re e fishingut (phishing) dhe i referohet përpjekjeve të paautorizuara që të sigurohen të dhënat personale të klientëve dhe kartelave përmes thirrjeve telefonike.
E-mail dhe thirrjet telefonike
Rekomandimi për klientët tanë është që asnjëherë mos t`i përgjigjen postës elektronike apo thirrjeve telefonike që kërkojnë informata personale apo të dhënat e kartelës. Banka nuk kontakton asnjë klient për ta kërkuar numrin e kartelës, kodin sekret (PIN-i), datën e skadimit të kartelës, apo kodin verifikues në pjesën e prapme të kartelës. Poashtu ju sugjerojmë se duhet pasur kujdes të veçantë me rastin e hapjes së bashkëngjitjeve (attachments) dhe/apo shkarkimin e çfarëdo përmbajtje të faqes së internetit.
Klientët mund të kontrollojnë dhe raportojnë çfarëdo transaksioni të dyshimtë duke thirrur në Qendrën e Kontaktit të Bankës Raiffeisen në numrin +383 38 222 222. Një nga opsionet në dispozicion të klientëve tanë është edhe përcjellja e transaksioneve me kartela përmes shërbimit “E-Banking”.
Siguria
Banka Raiffeisen vazhdimisht punon për secilin aspekt të sigurisë për kartelat e klientëve të saj. Monitorimi i transaksioneve të kartelave e në veçanti të atyre të lëshuara nga Banka Raiffeisen, për transaksionet që bëhen në POS terminalet dhe bankomatët e RBKO, secila kartelë e RBKO që lëshohet përmban teknologjinë me çip të integruar. Të gjitha POS terminalet dhe bankomatët e mbështesin teknologjinë me çip.
Rekomandimet tona
PIN-i është një kod sekret që është i ditur vetëm për mbajtësin e kartelës, i cili asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të shpalos kodin (gjatë bisedave, përmes telefonit apo postës elektronike). Vlen të theksohet se, sipas rregulloreve ekzistuese, as banka që ka lëshuar kartelën nuk e di PIN-in dhe nuk ka të drejtë t`i kërkoj mbajtësit të kartelës që të shpalos PIN-in e tij.
Pikërisht për arsye të sigurisë, RBKO ju sugjeron mbajtësve të kartelave që të trajtojnë me kujdes çfarëdo informacioni në lidhje me kartelën dhe mos të shpalosin PIN-in, fjalëkalimet, kodet verifikuese të kartelës, dhe informata të tjera. Gjithashtu, nëse kjo informatë ruhet diku tjetër, ajo nuk duhet të mbahet afër kartelës. Rekomandohet që gjatë transaksioneve të ketë kujdes; ne këshillojmë që çfarëdo transaksioni të bëhet personalisht nga mbajtësi i kartelës.
Sistemet e sigurisë së bankës janë në nivel maksimal, por secili mbajtës i kartelës është përgjegjës për mbrojtjen e përditshme të informatave të kartelës së tij dhe t'i kushtojë vëmendje të veçantë sigurisë së faqeve të internetit që mbledhin informata. Faqet e internetit të RBKO përmbajnë edhe segmentin e sigurisë së pagesave në internet, që kanë për qëllim të sigurojnë informatat e nevojshme për mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e mashtrimit. Është me rëndësi që mbajtësit e kartelave të jenë të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që t`i përmbahen rekomandimeve të bankës për siguri si dhe të marrin veprime të pavarura (autonome) në përputhje me këto rekomandime për shkak të sigurisë së tyre.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.