Skip to main content
Raieco

RaiEco: E ardhmja fillon tash

Kur mendoj për renovim të shtëpisë apo banesës sime, marr shumë faktorë në konsideratë. Investimi që bëj duhet të rris standardin e jetesës, të më kursej para tani dhe në të ardhmen, si dhe të kontribuoj në mbrojtjen e ambientit.  Për më tepër, unë përfitoj kthim nga investimi i bërë deri në 20% të vlerës së kredisë.

Duke investuar mençur në produkte cilësore e efikase, unë reduktoj konsumin e energjisë, rrjedhimisht kursej paratë e mia. Përmes kredisë RaiEco, unë mund të investoj në teknologjitë e gjelbra të miratuara nga GEFF. Për më tepër, mund të përfitoj nga granti i BE-së deri në 20% të shumës së kredisë. 

Kredi deri në 35,000 euro

0% shpenzime administrative

Afati i kthimit të kredisë deri në 10 vjet

Cilat investime janë të pranueshme për t'u kualifikuar për RaiEco?

Izolimi

Dritaret me teknologjinë e energjisë efikase, kursejnë energji dhe para duke reduktuar qarkullimin e nxehtësisë. Duke përdorur materiale të tekstilit me fije sintetike dhe shkumë, krijon barrierë termike që përmirëson rehatinë dhe ulë nevojat për ngrohje/ftohje.

Përdorimi i energjisë diellore

Energjia diellore shfrytëzon rrezet e diellit për të prodhuar energji elektrike të pastër dhe nxehtësi. Instalimi i paneleve diellore dhe sistemeve termike redukton mbështetjen në burimet tradicionale të energjisë, ulë kostot dhe mbështet qëndrueshmërinë. 

Ndriçimi, kondicionerët dhe pajisjet shtëpiake

Renovoni shtëpinë me ndriçim që përdor teknologjinë e energjisë efikase, kondicionerë dhe pajisje që kanë konsum të reduktuar të energjisë. Ndriçimi LED, kondicionerët dhe pajisjet efikase që plotësojnë standarde të larta, mbështesin rehatinë, ulin kostot e faturave dhe ruajnë ambientin.

Në këtë vegëz, mund të gjeni pajisjet që përmbushin standardet e performancës të përcaktuara nga BERZH (EBRD) për GEFF në Kosovë.

Apliko online për RaiEco kredi

Aplikimi për RaiEco ju merrë vetëm pak minuta. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, aplikimi juaj do të shqyrtohet nga ekipi ynë dhe ju do të njoftoheni më shumë rreth kredisë dhe mënyrës së përfitimit të grantit.

Informacioni i shënuar me * është i nevojshëm.
Termat dhe Kushtet
Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqimi për CRK" shprehimisht pajtohem dhe në pajtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe nenit 7.2 të Rregullores së BQK-së për Regjistrimin e Kredive i jap pëlqimin Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C me seli në Rr. Robert Doll nr.99, Prishtinë, me numër të regjistrimit të biznesit 70025959, që për qëllime të procesimit, lidhjes, mirëmbajtjes dhe ndryshimit të marrëveshjes së kredisë të bënë përpunimin dhe përdorimin e të dhënave të mija personale, si dhe të ketë qasje në raporte të mija të kredive në Regjistrin e Kredive. Këtë pëlqim unë e jap në mënyrë elektronike në bazë të vullnetit të lirë dhe me interes të ndërsjellë dhe nuk do ta mohoj-më e mbi asnjë bazë juridike apo faktike. Unë jam i vetëdijshëm se dhënia e këtij pëlqimi nuk paragjykon përgjigje pozitive apo nënkupton lidhjen e marrëveshjes së kredisë.

Pelqimi per CRK
Termat dhe Kushtet

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale...

Me shtypjen/klikimin e butonit "Pëlqim" shprehimisht pajtohem dhe i jap pëlqimin Bankës që në pajtim me Ligjin nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Personale dhe Rregulloren e Bashkimit Evropian 2016/679 (GDPR), të përpunojë të dhënat e mija personale të lartcekura si dhe të dhënat që mund të bëhen të njohura më vonë, të shkëmbehen dhe përdoren nga Raiffeisen Banka, anëtarët e Raiffeisen Banking Group dhe kompanitë e kontraktuara nga Raiffeisen Bank, për të procesuar aplikacionin e paraqitur dhe për të më kontaktuar me shkrim, me telefon dhe/ose nëpërmjet postës elektronike në adresën time të shënuar më lartë, me qëllim për të më dërguar oferta më përshtatshme dhe të personalizuara (1) përmes procesit të profilizimit dhe/ose njoftime lidhur me produktet dhe shërbimet e ofruara.* Konfirmoj se jam i njoftuar që nuk jam i obliguar që të jap pëlqimin për marketing direkt/profilizim dhe jam i njoftuar se në çdo kohë kam të drejtë të tërheq këtë pëlqim dhe në atë rast të dhënat e mija nuk do të përdoren për qëllimin e lartcekur. Konfirmoj se të gjitha informatat e dhëna më lart janë të vërteta, të plota dhe të sakta dhe deklaroj se unë vullnetarisht i kam vënë në dispozicion Bankës të dhënat e mija personale._____________________________________________________________________________________(1) Ofertat individuale janë të dizajnuara vecanërishtë për ju duke u bazuar në kuptimin e nevojave tua ekonomike përmes procesit të quajtur profilizim. Profilizimi përfshinë analize te automatizuar të dhënave tuaja personale dhe informatat e tjera. Duke u bazuar  në procesim të tillë ne arrijmë në konkluzione apo prezumime lidhur me nevojat ekonomike ose financiare, përgjegjësinë tuaj financiare dhe karakteristika të tjera të cilat i analizojmë kur krijojmë oferta të tilla.

Open Files

Çka është GEFF?

GEFF - Programi Kreditor për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF) i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Ballkanin Perëndimor siguron financim për sektorin e banimit si dhe për bizneset që ofrojnë produkte të efiçiensës së energjisë, produkte të energjisë së ripërtëritshme, si dhe shërbime për individët. GEFF në Ballkanin Perëndimor zbatohet në kuadrin e Programit Rajonal të Efiçiencës së Energjisë për Ballkanin Perëndimor (REEP Plus), bashkëfinancuar me grante nga Bashkimi Europian, Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Ministria Federale e Financave të Austrisë. Bashkëpunimi me donatorët është thelbësor për promovimin e teknologjive të gjelbra dhe praktikave me performancë të lartë. Donatorët ofrojnë mbështetje kritike për projektet e GEFF, që lehtësojnë ose krijojnë qëndrueshmëri ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe kërcënimeve të tjera mjedisore.

Open Files

Për kë është e dedikuar kredia?

Individë të cilët kanë në pronësi ose jetojnë në një shtëpi apo banesë në të cilën planifikojnë që të implementojnë produkte të pranueshme që kualifikohen nën GEFF. Grupe të individëve, shoqatat për banim, shoqatat e pronarëve të ndërtesave shumëkatëshe, ose organe të tjera ekuivalente të cilat përfaqësojnë interesat e banorëve. 

Përfitimi juaj 
Banka Raiffeisen do t’u japë kredi pronarëve privatë të shtëpive dhe banesave për investime për masa të efiçiencës së energjisë, si izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore. Pas realizimit me sukses të projekteve, huamarrësit do to kenë të drejtë për deri në 20% kthim të parave. 

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.