Skip to main content
Rai Connect

Raiconnect: Lidhja virtuale me këshilltarin tim në bankë

Të jetosh në botën e sotme dinamike kërkon fleksibilitet në të gjitha ndërveprimet e përditshme. Kur kam ndonjë çështje me rëndësi për financat e mia, do të doja që menjëherë të kemi dikë nga Banka ime për t'u konsultuar. Banka Raiffeisen ka zhvilluar platformën RaiConnect, një mënyrë e thjeshtë dhe më e avancuar e komunikimit dhe të bërit biznes me Bankën e cila më mundëson komunikimin me këshilltarin bankar pa vizituar degën. Për më tepër, përmes kësaj platforme, mund të aplikoj për kredi apo produkte tjera bankare.

 

Komunikim virtual

Bisedë, video takim, ose thirrje me zë

Shkëmbimi i dokumenteve

Shkëmbim i sigurt dokumentesh dhe ndarje ekrani

Nga kudo që gjendesh

Informacione dhe marrëveshje - pa ardhur në bankë

Çka është RaiConnect?

Unik në tregun tonë, RaiConnect është një mënyrë e re dhe e sigurt për të komunikuar në internet. Tani, si klient Premium i Bankës Raiffeisen, unë mund të bisedoj, shkëmbej dokumente, bëj video thirrje/takime dhe shfaq ekranin e kompjuterit tim me punonjësin e bankës, duke krijuar një komunikim interaktiv.

Për më tepër, përmes RaiConnect, do të mund të marr këshilla për planet e mia financiare si dhe investimet që planifikoj t'i bëj.

Si të qasem në RaiConnect?

Mjafton që të jem klient Premium në Bankën Raiffeisen dhe të inicioj procesin e aprovimit të qasjes në RaiConnect.

Në mënyrë që të shfrytëzoj përfitimet e lartëpërmendura, më duhet të kontaktoj me këshilltarin tim bankar, i cili do të krijojë qasjen duke më dërguar një ftesë me një vegëz të veçantë përmes së cilës do të regjistrohem dhe do e aktivizoj RaiConnect-in. Si klient i ri që dua të kem llogari në RaiConnect, mund ta bëj atë duke plotësuar formën më poshtë. Pasi të kam plotësuar të gjitha fushat e nevojshme në formular, do të kontaktohem nga punonjësit e Bankës.

Për më shumë informata për krijimin e llogarisë dhe përdorimin e RaiConnect, mund të lexoni udhëzuesin dhe të shikoni video materialin.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.