Visa Platinum: Përjetim unik
Udhëtimet jashtë vendit janë pjesë e rëndësishme e jetës sime. Në udhëtimet e shumta që bëj për punë e për kënaqësi, dua të kem shërbime më cilësore e benefite të ndryshme gjatë rrugës.
Përfitimet unike të Visa Platinum:
Si klient premium i Bankës Raiffeisen, me kredit kartelën Visa Platinum, përfitoj benefite dhe privilegje unike.
Qasje falas në hapësirat luksoze të pritjes në aeroporte
12% zbritje në rezervime të hoteleve në Agoda
20% zbritje për makina me qira në AVIS
Visa Platinum: Shijoni qëndrimin premium në biznes sallonet e pritjes me aplikacionin e ri Visa Airport Companion
Duke filluar nga data 1 Tetor, ju përfitoni qasje pa pagesë në biznes sallonet e pritjes, në mbi 1,200 aeroportet anembanë botës, vetem për klientët me kartelën Visa Platinum.
*Aplikacioni Lounge Key do të jetë i vlefshëm deri më datën 30 Shtator, 2024. Pas kësaj date klientët duhet të shkarkojnë aplakacionin e ri Visa Airport Companion.
Cilat janë përfitimet unike të Visa Platinum?
Visa Platinum kredit kartela ju mundëson përfitime të shumta dhe unike që ju lehtësojnë udhëtimet tuaja.
Qasje falas në sallonet e pritjes së biznesit me aplikacionin Visa Airport Companion
Përfito qasje pa pagesë në hapësirat e pritjes të klasës së biznesit DragonPass në aeroportet anembanë botës për klientët me kartelën Visa Platinum.
Shërbimi i imbarkimit (boarding) me përparësi në aeroportet ndërkombëtare nga yQ Meet and Assist
Zbritje deri 25% për shërbimet e yQ në mbi 240 aeroporte në të gjithë botën. Shteg i veçantë imbarkimi pa pritje në radhë si dhe shërbim udhëzues.
Zbritjet në rezervime në Agoda.com
Zbritje deri në 12% në mbi 985 mijë hotele anë e kënd botës.
Zbritje në vetura me qira nga Avis deri në 20%
Merr veturë me qira në Avis dhe përfito deri në 20% zbritje duke paguar me kartelën Visa Platinum.
Shërbimet e sigurimeve
Sigurimin e blerjeve, sigurimi nga humbja, vjedhja ose dëmtimi aksidental i artikujve të kualifikueshëm brenda 90 ditëve nga data e blerjes me Visa Platinum dhe kompensim për vonesat e fluturimit ose bagazhit me më shumë se 4 orë.
Asistencë në informatat ndërkombëtare mjekësore dhe të udhëtimit
Informata shëndetësore për vendin në të cilin udhëton. Informata për institucionet shëndetësore, kontaktimi i mjekut dhe konsultimi mjekësor.
Apliko online për kartelën Visa Platinum
Aplikimi për kartelën Visa Platinum ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj e vlefshme. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, aplikimi juaj do të shqyrtohet nga ekipi ynë dhe ju do të kontaktoheni brenda një kohe të shkurtër.
Pyetjet më të shpeshta
Këtu, mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.
Secili transaksion me bonus kartelë, i realizuar në rrjetin e POS terminaleve të bankës sonë, shpërblehet me bonus. Bonusi llogaritet si 0.5% e shumës në pagesat pa këste dhe 1% e shumës në pagesat me këste. Shuma e mbledhur kreditohet në llogarinë e kredit kartelës, si vlerë kumulative e bonusit në fillim të muajit në vazhdim.
Në bankomatët e Bankës Raiffeisen në Kosovë me kartela të bankës Raiffeisen, klientët mund të tërheqin deri në 2,000 euro. Klientët mund ta rrisin limitin e kartelës brenda ditës duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit 038/222 222.
Për caktim të ri të PIN-it për kartelë, klientët duhet të drejtohen në ndonjërën nga pikat tona shërbyese.
PIN-i i kartelës mund të ndërrohet në bankomatët e Bankës Raiffeisen.
Kartela pas 90 ditëve shkatërrohet nga banka, andaj për t'u pajisur me kartelë të re duhet të aplikoni sërish për këtë shërbim.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.