Marigona Hill: Jeto në qytezën përrallore të kryeqytetit...
Banka Raiffeisen ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Marigona Hill për të financuar klientët në blerjen e apartamenteve dhe tarracierëve, përmes kredisë hipotekare me kushte preferenciale.
Për më tepër, ju mund të merrni një kredi deri në 200,000 euro me kohëzgjatje të kthimit të kredisë deri në 25 vite.
Kredi deri në 200,000 euro
Deri në 25 vjet afati i kthimit
Pjesëmarrje në kredi vetëm 10-20%
Përfitimet shtesë
Çdo klienti të cilit i aprovohet kredia për blerje të banesës, Banka do t’i ofrojë:
- Financimin e tarracierëve (me pjesëmarrje të klientit prej 10 deri 15%*) deri në 200,000 euro me periudhë kohore të kthimit të kredisë deri në 25 vite.
- Normë preferenciale të interesit (me opsionin e interesit fiks, variabil apo të kombinuar).
- Pako “Standard” të Llogarisë Rrjedhëse pa pagesë për 24 muaj. Me këtë pako klienti përfiton: Kreditë kartelë Gold apo Platinum, me lëshim dhe mirëmbajtje falas për vitin e parë. Qasje në RaiConnect – Komunikim nga distanca me këshilltarin personal.
- Për klientë me paga mbi 900 euro, Banka ju dedikon këshilltarin personal financiar. Mundësi e shkëlqyeshme për investime në instrumente financiare.
- Disbursimi i 90% të mjeteve me aprovimin e lëndës, si dhe pjesa e mbetur prej 10% disbursohet në momentin e përmbushjes së të gjitha kërkesave. Koha e aprovimit dhe disbursimit të kredisë në më pak se 3 ditë pune, që është më e shpejta në treg. Sigurimi i jetës së kredimarrësit për 12 muaj falas.* Nëse kohëzgjatja e kredisë është nën 120 muaj financimi bëhet me 100%
Shënim: Procesi i financimit të shtëpisë apo banesës me Marigona Hill do të bëhet në bazë të marrëveshjes tri palëshe dhe pa pasur nevojë që të lihet hipotekë tjetër përpos asaj që blihet në Marigona Hill.
Qyteza Marigona Hill
Përvoja juaj në “Marigona Hill” fillon dhe mbaron me natyrën që përbëhet nga një park vjenez me shtigje për shëtitje, fusha të ndryshme sportive, parqe të lojërave për fëmijë, dhe fitnesin e jashtëm.
Të gjitha këto do t’u japin vullnet dhe entuziazëm për jetën. Falë eksperiencës së arkitektëve italianë, të specializuar në dizajnim të hapësirave gjelbëruese, do të mbillen pemë dhe lule të llojllojshme, të gjitha të përzgjedhura me kujdes në mënyrë që të bëhet filtrimi natyral i ajrit në hapësirat e Marigona Hill.
Për mirëqenien tuaj do të ndërtohet edhe shtegu që ju shpie nga Marigona Hill deri tek liqeni i Badovcit dhe parku i Gërmisë.
Apartamentet
Dizajni i apartamenteve në Marigona Hill është formuar nga një kuptim dhe qasje ultra-moderne, me arkitekturë minimaliste, bazuar në konceptin e një shesh-qytetëze që përfshin “linja të guximshme gjeometrike që kornizojnë qiellin, si dhe hapësira të mëdha të gjelbërimit''.
Në Marigona Hill, ju do të keni mundësi të shijoni privilegjet ekskluzive të rezidencave/apartamenteve duke filluar nga 90 m2 deri në 300 m2, me një përzgjedhje të organizimit që variojnë nga njësitë me dy dhoma të gjumit e deri tek apartamentet e mëdha dhe penthouse me 4 apo 5 dhoma gjumi dhe me pishinë private.
Tarracierët
Ambientet e vendbanimit të njohura si Tarracierë, janë koncepti më i ri i prezantuar në Kosovë. Duke sjellur një shkrirje të përkryer të koncepteve mediterano-zvicerane, ku kënaqësitë e pafundme mesdhetare dhe saktësia zvicerane bëhen të mundshme në këto vendbanime super unike.
Të gjithë tarracierët kanë parkingun e vet nëntokësor, ndërsa katet e para dhe katet penthouse kanë edhe bodrume. Kanë dy e më shumë dhoma gjumi si dhe një qëndrim ditor me pamje të pandërprerë. Disa nga tarracierët kanë edhe dhomë relaksi dhe fitnesi, ndërsa tarracieri penthouse ka edhe një kopsht të mbyllur. Tarracierët fillojnë nga 120 m2.
Apliko online për kredi hipotekare
Për të marrë më shumë informacione mbi kushtet e kredisë, aplikoni online dhe punonjësit e Bankës sonë do t'ju kontaktojnë:
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.