Pako Premium: Për një përvojë bankare premium
Si klient premium i Bankës Raiffeisen, dua që të kam një pako me produkte dhe shërbime bankare përmes së cilës realizoj të gjitha nevojat e bankimit të përditshëm.
Për të kryer lehtë tërë nevojat bankare, unë përzgjedh Pakon Premium të Llogarisë Rrjedhëse. Me një tarifë fikse mujore, kam të përfshira të gjitha produktet dhe shërbimet bankare që më bëjnë bankimin më efikas. Duke shfrytëzuar këtë pako, unë shpenzoj më pak për çdo muaj.
14 shërbime në 1 pako
Kurse deri në 7.90 euro/muaj
2 transfere ndërbankare
Sa paguaj për të gjitha shërbimet në pako?
Për të pasur të gjitha shërbimet e pakos në dispozicion, paguani 6.99 euro në muaj. Në këtë mënyrë, kurseni deri në 7.90 euro në muaj për të njejtat shërbime nëse do t'i përdorni ndaras.
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.
Çka përfshihet në Pakon Premium të Llogarisë Rrjedhëse?
Pako Premium është dizajnuar që të përmbushë nevojat tuaja bankare duke ofruar 14 shërbime të cilat të kursejnë kohën dhe paratë.
Në Pakon Premium, përfshihen këto shërbime:
- Hapja e Llogarisë Rrjedhëse dhe mirëmbajtja mujore
- Lëshimi i Debit kartelës
- Aktivizimi dhe mirëmbajtja e E-Banking dhe M-Banking
- Zbritja në tërheqjet në bankomatët e Bankës Raiffeisen
- Zbritja në GIRO pagesat dhe transferet kombëtare në E-Banking
- Lëshimi i Kredit kartelës dhe mirëmbajtja mujore për vitin e parë
- Aktivizimi dhe mirëmbajtja e shërbimit SMS Top Up
- Aktivizimi dhe mirëmbajtja e SMS Banking
- Zbritja në pagesat e taksave
- 2 transfere ndërbankare brenda muajit
- Konfirmimi për Vizë
- 2 gjendje të Llogarisë Rrjedhëse
- Konfirmimi për llogari aktive
- Ndërrimi i kolateralit*
*Për ndërrimin e kolateralit, jashtë pakos ju paguani 55 euro. Për mirëmbajtjen vjetore të kredit kartelës, jashtë pakos ju paguani 20 euro.