
Plani financiar 360 gradë: Për qetësinë e mendjes sime
Synimet që kam për të investuar në biznes, për të blerë apo ndërtuar shtëpi, por edhe për të investuar në edukimin e fëmijëve të mi, kërkojnë planifikim strategjik dhe afatgjatë. Gjithmonë i vëj vetës qëllimet që dua t'i arrij brenda një periudhe të caktuar kohore dhe sigurohem që gjithçka po shkon sipas planit.
Si klient Premium i Bankës Raiffeisen, kam mundësi që të konsultohem me këshilltarin personal financiar i cili do të më ndihmojë në arritjen e qëllimeve të mia personale dhe profesionale.
Asistencë dhe konsultim në çdo kohë
Menaxhim financiar
Analiza periodike

Çfarë më ndihmon këshilltari personal në Bankën Raiffeisen?
Këshilltari personal do të dëgjojë me kujdes situatën aktuale financiare dhe planet e mia personale e profesionale për të ardhmen. Pas analizës së detajuar financiare, këshilltari personal do të më ndihmojë në përpilimin e planit strategjik financiar.
- Analizë të detajuar të situatës aktuale financiare
- Strategji afatgjate për sukses financiar
- Këshilla për investime
- Këshilla për kursime
- Planifikim të investimeve dhe kursimeve për pension
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.