Skip to main content
news

Të dhënat e ndjeshme: Këshilla për mbrojtjen e informacionit tuaj

Si të mbroni të dhënat personale dhe financiare në botën digjitale nga mashtrimet dhe vjedhja e identitetit?


  • 3 min

Në botën digjitale, ruajtja e të dhënave personale dhe financiare është jetike për të mbrojtur veten nga mashtrimet, vjedhja e identitetit dhe sulmet kibernetike. Mashtruesit dhe kriminelët përdorin metoda të ndryshme për të marrë qasje në informacionin tuaj të ndjeshëm, prandaj është e rëndësishme të dini se cilat të dhëna nuk duhet t’i ndani kurrë, sidomos online ose me burime të panjohura.

Cilat janë të dhënat e ndjeshme?

Të dhënat e ndjeshme janë ato informacione që, nëse bien në duart e gabuara, mund të përdoren për të kryer mashtrime financiare, për të vjedhur identitetin tuaj, ose për të komprometuar sigurinë tuaj personale. Disa nga këto të dhëna përfshijnë:

Numri i llogarisë bankare ose i kartës së kreditit

Kjo është ndër të dhënat më të vlefshme për kriminelët. Ata mund të përdorin numrin e kartës së kreditit ose të llogarisë suaj për të kryer transaksione të paautorizuara ose për të vjedhur para nga llogaria juaj.

Detajet e llogarisë bankare online, të cilat përdoren për qasje dhe transferim fondesh, si dhe informacioni mbi kartën e kreditit, mund të lejojnë blerjet e paautorizuara dhe mashtrimet.

PIN-i ose fjalëkalimet

Një PIN (Numër Personal i Identifikimit) ose fjalëkalim siguron qasje në llogaritë tuaja personale, financiare, dhe shërbime të tjera. Kriminelët mund të përdorin këto për të marrë kontrollin mbi llogaritë tuaja dhe për të kryer aktivitete mashtruese.

Dokumente personale (ID, pasaporta)
Kopjet e ID-së tuaj, pasaportës ose lejes së drejtimit (patentë shoferi) përmbajnë informacion të rëndësishëm që mund të përdoret për vjedhje të identitetit ose për të kryer mashtrime të tjera.Adresa e shtëpisë dhe numri i telefonit

Përkundër se këto informacione duken më pak të ndjeshme, ato mund të përdoren nga mashtruesit për të ju mashtruar ose për të nisur sulme të tjera, si smishing ose vishing, ku përpiqen të fitojnë informacion më të ndjeshëm.

Adresa e shtëpisë dhe numri i telefonitPërkundër se këto informacione duken më pak të ndjeshme, ato mund të përdoren nga mashtruesit për të ju mashtruar ose për të nisur sulme të tjera, si smishing ose vishing, ku përpiqen të fitojnë informacion më të ndjeshëm.

Si të mbroni të dhënat tuaja të ndjeshme?

  • Mos i ndani me burime të panjohura: Asnjëherë mos ndani të dhëna të ndjeshme përmes emailit, mesazheve të pasigurta, ose përmes telefonit me njerëz që nuk i njihni ose që nuk jeni të sigurt nëse përfaqësojnë një institucion të besueshëm.
  • Përdorni autentikimin e dyfishtë (2FA): Aktivizoni gjithmonë autentikimin e dyfishtë për llogaritë e rëndësishme për të shtuar një shtresë të sigurisë shtesë përtej fjalëkalimit.
  • Ruani fjalëkalimet në mënyrë të sigurt: Përdorni fjalëkalime të forta dhe unike për secilën llogari, dhe shmangni përdorimin e të njëjtit fjalëkalim në shërbime të ndryshme. Përdorni një menaxher fjalëkalimesh për t’i mbajtur të sigurta.
  • Përdorni rrjete të sigurta: Kur jeni duke kryer transaksione financiare ose duke dhënë informacion të ndjeshëm online, sigurohuni që të përdorni rrjete të sigurta (jo rrjete publike ose të pasigurta).
  • Bëni kujdes me phishing dhe mashtrime online: Mos klikoni në lidhje ose emaile që ju kërkojnë të dhëna të ndjeshme, veçanërisht nëse ato vijnë nga burime të panjohura ose duken të dyshimta.

Mbrojtja e të dhënave të ndjeshme është thelbësore për të ruajtur sigurinë tuaj financiare dhe personale. Duke qenë të kujdesshëm dhe duke zbatuar praktikat më të mira për ruajtjen e tyre, mund të shmangni mashtrimet dhe të mbani të dhënat tuaja të sigurta. Mos harroni, asnjëherë mos ndani informacione të ndjeshme pa verifikuar më parë besueshmërinë e atij që ju kërkon këto të dhëna.

Ju lutemi të jeni të vetëdijshëm se kanalet tona të komunikimit zyrtare janë vetëm përmes numrave të telefonit: 038/222-222 dhe 049/222-222, si permes domainit tone zyrtar: raiffeisen-kosovo.com.

Nëse merrni ndonjë thirrje, mesazh, apo email që duket se vjen nga këto numra ose nga domaini ynë, por keni dyshime mbi autenticitetin e tyre, ju lutemi të ndërprisni menjëherë komunikimin dhe të mos ndani asnjë informacion personal apo të ndjeshëm dhe na njoftoni menjëherë.