Ditët magjike në VITALAND
Të gjithë ju prindër cool që keni bonus kartelë, a e dini çfarë ka të re? Të martet dhe të enjtet sapo u bënë shumë energjike!
Vizitoni VITALAND dhe përfitoni një hyrje FALAS për fëmijën tuaj!
Si të përfitoni hyrjen FALAS në Vitaland?
Vizitoni Vitaland të marten dhe të enjten me fëmijën tuaj dhe tek sporteli e njoftoni stafin që keni Bonus Kartelën e Bankës Raiffeisen.
Stafi i Vitaland do t'ju shtypë faturën dhe ju do të paguani hyrjen në vlerë 4 euro me bonus kartelë.
Banka Raiffeisen do t'ju rimbursojë pagesën prej 4 euro brenda javës, në llogarinë e bonus kartelës. Ju do të pranoni një SMS njoftues për rimbursimin.
Shënim: Oferta vlen vetëm për një hyrje, çdo të marte dhe të enjte të javës. Për çështje teknike, ju sygjerojmë të ruani kuponin fiskal dhe dëshminë e pagesës në POS deri në rimbursimin e shumës nga Banka Raiffeisen.
*Oferta nuk vlen në rastet kur dita e marte ose enjte është festë zyrtare.
Më shumë përfitime me Bonus Kartelën!
Duke poseduar Bonus Kartelën e Bankës Raiffeisen, ju përfitoni më shumë se një kartelë. Kjo do të thotë që keni avantazhin e blerjeve me këste dhe fitimin e bonusit për secilën blerje.
Hyrje FALAS në VITALAND Central Park
Çdo të marte dhe të enjte ju përfitoni një hyrje falas në VITALAND, një kënd me lojëra fantastike për fëmijë, në qendrën tregtare Central Park në Prishtinë. Ky është një përfitim ekskluziv për poseduesit e Bonus Kartelës.
Oferta ekskluzive me partnerët tanë
Bonus kartela ju ofron mundësi të përfitoni nga ofertat ekskluzive të partnerëve të bankës, duke sjellë përfitime shtesë dhe zbritje për ju.
Ende nuk posedoni Bonus kartelë?
Aplikoni tani online për të marrë kartelën me plot benefite
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.