Të enjtet magjike në VITALAND
Heeej, ju të gjithë prindër cool që posedoni bonus kartelën! A e dini cfarë ka të re? Të enjtet sapo u bënë shumë energjike!
Vizitoni VITALAND dhe do të keni një hyrje FALAS për fëmijën tuaj!
Më shumë përfitime me Bonus Kartelën!
Duke poseduar Bonus Kartelën e Bankës Raiffeisen, ju përfitoni më shumë se një kartelë. Kjo do të thotë që keni avantazhin e bërjes së blerjeve me këste dhe fitimin e bonusit për secilën blerje.
Hyrje FALAS në VITALAND Central Park
Në ditët e enjta, ju mund të përfitoni një hyrje falas në VITALAND, një kënd me lojëra fantastike për fëmijë në qendrën tregtare Central Park në Prishtinë. Kjo është një përfitim ekskluziv për pronarët e Bonus Kartelës.
Oferta ekskluzive me partnerët tanë
Bonus kartela ju ofron mundësi të përfitoni nga ofertat ekskluzive të partnerëve të bankës, duke sjellë përfitime shtesë dhe zbritje për ju.
Si të përfitoni hyrjen FALAS në Vitaland?
Vizitoni Vitaland me fëmijën tuaj dhe tek sporteli e njoftoni stafin që posedoni Bonus Kartelën e Bankës Raiffeisen.
Stafi i Vitaland do t'ju shtypë faturën dhe ju do të paguani hyrjen në vlerë 4 euro me bonus kartelë.
Banka Raiffeisen do t'ju rimbursojë pagesën prej 4 euro brenda javës, në llogarinë e bonus kartelës. Ju do të pranoni një SMS njoftues për rimbursimin.
Shënim: Oferta vlen vetëm për një hyrje, çdo të enjte të javës. Për çeshtje teknike, ju sygjerojmë të ruani kuponin fiskal dhe dëshminë e pagesës në POS deri në rimbursimin e shumës nga Banka Raiffeisen.
Ende nuk posedoni Bonus kartelë?
Aplikoni tani online për të marrë kartelën me plot benefite
Shihemi të enjteve në VITALAND :)
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.