Skip to main content

Banka ime, hapur gjithmonë

Shpesh më ndodh që të më duhen para të gatshme për ndonjë pagesë. Apo dua të depozitoj para në llogarinë time, që pastaj përmes e-banking të bëj transakcione.  Nuk ka rëndësi edhe nëse këtë dua ta bëj në orët e mbrëmjes apo mëngjesin e hershëm. Banka ime Raiffeisen ka rrjetin më të madh të bankomatëve në mbarë Kosovën.

 

Për shkak të angazhimeve të shumta gjatë ditës, sfidohem të bëj zgjidhje që mund më kushtojnë para, mund dhe kohë.Për të zgjidhur këtë sfidë, unë përfitoj duke zgjedhur RaiConnect nga Raiffeisen Bank. RaiConnect si produkt unik në tregun tonë, më mundëson komunikim online të sigurt me punonjësit e bankës. Kjo formë e komunikimit më ofron thirrjet dhe takimet me video me profesionistët që më këshillojnë në mënyrë interaktive për planet e mia financiare dhe investive.Ndër të tjera RaiConnect më mundëson të shkëmbej dokumentet në mënyrë të sigurt dhe të ndajë ekranin përgjatë thirrjeve në takimet me video.

Këshillim për produktet dhe shërbimet e bankës
Arkiv për ruajtjen dhe menaxhimin e dokumenteve të ngarkuara
Kanal të komunikimit të personalizuar
Banner - Bankomatet

Çka mund të bëj në bankomat?

Në bankomatët e bankës Raiffeisen unë mund të: 

  • Tërheq apo deponoj mjete në çdo kohë
  • Ndërroj Pin
  • Tërheqjet dhe deponimet reflektohen ne kohë reale

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

Banka me numrin më të madh të degëve në Kosovë
Mbështetje 24/7
Banka më e rekomanduar nga klientët
Banner - Bankomatet

Banka Ime, hapur gjithmonë

Shpesh kam nevojë të kryej sherbime bankare edhe jashtë orarit të rregullt të bankës. Kur kam nevojë të tërheq apo depozitoj para dua ta bëj në çfarëdo kohe e në lokacion sa më të afërt.

Të gjitha këto sherbime mund ti kryej përmes bankomatëve të Bankës Raiffesien, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Ato mund ti kryej në 121 pika të bankomatëve, ku 63 janë "Cash In" bankomatë me mundësi të deponimit të mjeteve. Me teknologjinë e re me rreze, unë mund të tërheq para pa kontakt në të gjithë bankomatët e Bankës në Kosovë.

Në bankomatët e Bankës Raiffesien, unë mund të tërheq deri në 2,000 € brenda 24 orëve me secilën nga kartelat që posedoj.  Ndërsa në 63 bankomatë për deponim (Cash In) , shpejt e lehtë unë mund të depozitoj deri në 9,995€ brenda 24 orëve dhe paratë do të depozitohen në kohë reale në llogarinë time.

Mjetet mund ti përdor për nevojat e mia menjëherë pas realizimit të transaksionit. Për më tepër, përmes makinave Glory Cash In që gjenden në Zyrat Qëndrore në Prishtinë, Prizren, Ferizaj e Pejë, më mundësohet që të bëj transaksione të depozitave në para të gatshme, me kapacitet më të madh të volumit, fate counting, zonë të vetshërbimit 24/7 e hapësirë private për të realizuar shërbimet bankare.

Transaksionet depozitohen në kohë reale dhe mund të i përdorë menjëherë për nevojat që kam.