Kushtet e punës
Kushtet e punes ("Kushtet")
Perditesimi i fundit: 20 Prill 2020
Ju lutemi lexoni me kujdes keto kushte te punes ("Kushtet"") përpara se të përdorni MOXTRA("Shërbimi") i operuar nga ("ne", "ne" ose "i yni").
Qasja juaj dhe perdorimi i Shërbimit kushtezohet nga pranimi dhe zbatimi I ketyre Kushteve. Këto kushte zbatohen per të gjithe përdoruesit qe perdorin Sherbimin.
Duke perdorur Sherbimin ju pranoni te bindeni nga keto Kushte. Nese nuk pajtoheni me ndonjë pjese te kushteve, atehere nuk mund te keni qasje ne Sherbim.
Duke perdorur Sherbimin ju pranoni te bindeni nga keto Kushte. Nese nuk pajtoheni me ndonjë pjese te kushteve, atehere nuk mund te keni qasje ne Sherbim.
I. PERKUFIZIMET
Definicionet e veçanta të perdorura ne keto Kushte te Pergjithshme kane kuptimin si me poshte:
“MOXTRA” eshte platforma/aplikacioni i sherbimit elektronik që mundëson komunikimin në mes të Klientit dhe Raiffeisen Bankës dhe anëtarëve të lejuar grupit përmes dërgimit të mesazheve, thirrjeve audio dhe video, dërgimit të dokumenteve të ndryshme, shfaqjes së ekranit tek anëtaret e tjerë të lejuar të grupit si dhe veprimeve dhe komunikimeve të tjera që mundësohen ose do të mundësohen në të ardhmen nga MOXTRA.
“Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C. ose RBKO ose Banka” i referohet bankës Raiffeisen në Kosovë me adresë zyrtare në Rr. Robert Doll, Nr.99, Prishtine, Kosovë, me numër të regjistrimit te biznesit 70025959 dhe NUI 810485145
“Klient” i referohet klientit të Raiffiesen Bank Kosovo i cili ka pranuar nga RBKO me email vegëzën (linkun) për kyqje në MOXTRA dhe ka kryer regjistrimin dhe instalimin e nevojshëm për të përfituar sherbimin MOXTRA.
“Pajisja e Klientit” nenkupton te gjitha aparaturat dhe pajisjet e pershtatshme, programet kompjuterike software (duke perfshire te gjitha programet e shkarkuara), kanalet e komunikimit (duke perfshire kanalet publike te komunikimit) dhe pajisjet e aparatit celular, tablet, laptop, PC.
“Elementet e sigurise” nënkupton fjalëkalimin sekret të cilin Klienti duhet ta vendos me rastin e regjistrimin dhe instalimit MOXTRA dhe ky fjalëkalim do të kërkohet pë çdo qasje në MOXTRA. Nëse pajisja e Klientit e mundëson dhe përkrah atëher pas regjistrimit fillestar Klienti mundet që fjalëkalimin sekret të zëvendësoj me sisteme biometrike të pajisjes si p.sh. shenjën digjitale të gjishtërinjëve (digital fingerprint) ose imazhin e fëtyrës (facial image) të Klientit.
“Vegëza (linku)” nënkupton vegëzën (linkun) njëpërdorimësh për kyqje në MOXTRA të cilin RBKO ja dërgon Klientit me email.
“Lokacioni” nenkupton ndarja e vendndodhjes së klientit permes MOXTRA per perdorimin e veçorive specifike te sherbimit, duke përfshire por jo kufizuar ne vendndodhjen e ATM-se te Bankes, Vendndodhjen e Degeve te Bankes.
II. DISPOZITAT E PERGJITHSHME
Sherbimi MOXTRA mund të perdoret nga çdo Klient i cili ka pranuar nga RBKO me email vegëzën (linkun) për kyqje në MOXTRA dhe ka kryer regjistrimin dhe instalimin e nevojshëm për të përfituar sherbimin MOXTRA.
2.1 Me pranimin e ketyre kushteve te punes, Klienti deklaron se Banka e ka pajisur ate me te gjithe informacionin e duhur referuar ketij aplikacioni.
2.2 Nepermjet aplikacionit MOXTRA ofrohet nje game e caktuar sherbimesh per te cilat Banka gezon te drejten per t’i ndryshuar ato ne çdo kohe pa ndonje miratim specifik paraprak nga ana e Klientit. Çdo ndryshim apo shtojce e bere ne kete sherbim do t’i komunikohen Klientit nepermjet postes elektronike, SMS, publikimit ne faqen zyrtare te Bankes dhe nepermjet vete aplikacionit ose postes direkte, sipas diskrecionit te vete Bankes.
2.3 Banka nuk do te konsiderohet pergjegjese per ndonje dem te mundshem qe rezulton ose ka te beje me gabimet ne transaksion, defektet teknike te çfaredo lloji apo natyre, nderprerjet e linjes, papajtueshmerite me lehtesirat e sanksionuara dhe te administruara nga te tretet, duke perfshire por pa u kufizuar ne operatoret e sherbimeve celulare apo / dhe furnizuesit privat te rrjetit etj. Klienti do te mbaje vete pergjegjesine referuar rrezikut te defekteve ne pajisjet fizike hardware ose programet kompjuterike software te vete Klientit apo/dhe nga keqperdorimi i elementeve identifikues.
III. REGJISTRIMI NE PLATFORMEN MOXTRA .
3.1 Klienti mund te filloje procesin e regjistrimit duke e klikuar vegëzën (linkun) për kyqje në MOXTRA të pranuar me email nga RBKO dhe duke instaluar programin përkatës dhe pranuar Kushtet e Pergjithshme te Perdorimit.
3.2 Ne menyre qe Klienti të filloj me përdorimin e MOXTRA, ai duhet të vendos fjalëkalimin sekret për qasje në Moxtra. IV. PERDORIMI I SIGURTE I MOXTRA
4.1 Klientit do t’i kërkohet të vendos fjalëkalimin sekret për qasje në Moxtra sa herë që dëshiron të përdor sherbimin MOXTRA. Nëse pajisja e Klientit e mundëson dhe përkrah atëher pas regjistrimit fillestar Klienti mundet që fjalëkalimin sekret të zëvendësoj me sisteme biometrike të pajisjes si p.sh. shenjën digjitale të gjishtërinjëve (digital fingerprint) ose imazhin e fëtyrës (facial image) të Klientit.
4.2 Klienti i pranon elementet e sigurise si nje prove ekskluzive e identitetit te tij gjate perdorimit te sherbimit te MOXTRA, pa pasur te drejten qe t’i mohoje ato ne te ardhmen. Me perdorimin e elementeve te sigurise, mundesia e perfaqesimit te rreme nuk ekziston, çka nenkupton se eshte garantuar autentifikimi i besueshem i Klientit.
4.3 Çfaredo apo te gjitha demet e mundshme financiare, humbja e reputacionit apo emrit te mire si rezultat i veprimeve mashtruese dhe / ose sjelljes neglizhente te Klientit gjate kryerjes se sherbimeve në MOXTRA, do te perballohen ekskluzivisht nga Klienti. Ne kete aspekt, Klienti kupton se kjo pergjegjesi nuk do te kufizohet as ne ato raste kur elementet e sigurise i jane bere me dije te tretëve per shkak se Klienti deshton ne ruajtjen e elementeve te caktuar te sigurise sipas udhezimeve te Bankes të listuara më poashtë.
4.4 Klienti duhet te ndermarre hapa te arsyeshem per te ruajtur sigurine e elementeve te sigurise dhe fshehtesine e fjalekalimeve / device locksi dhe per te perdour sherbimin ne nje menyre te sigurte me qellim parandalimin e mashtrimit ose abuzimit. Veçanerisht, Klienti duhet te marre te gjitha masat parandaluese te nevojshme, duke perfshire, por jo domosdoshmerisht duke u kufizuar ne to.
4.5 Gjate perdorimit te aplikacionit te MOXTRA klienti duhet te sigurohet qe nuk vendos te dhena sensitive ne platforme, pertej informacionit qe kerkohet per çdo funksionalitet. Shembuj te informacionit sensitive: numri i kartes se kreditit, numri i llogarise, numri personal i identifikimit, etj.
4.6 Te mos ia shpalos te dhenat personale te tilla si: informacioni mbi leternjoftimin ose pasaporten, adresat ose llogarite bankare asnje personi i cili nuk e provon identitetin e tij ose ndonje faqeje interneti te dyshimte.
4.7 Te mos lejoje askend te perdore pajisjen me ane të së cilës klienti qaset/kyqet në MOXTRA. Ne rast dyshimi te komprometimit ose keqperdorimit të pajisjes me ane të së cilës klienti qaset/kyqet në MOXTRA, Klienti duhet te kontaktoje menjehere Banken per bllokimin e ketij sherbimi, ne adresen e dhene ne Nenin 6.2 si me poshte.
4.8 Te mos shkruaje ose regjistroje fjalekalimin sekret.
4.9 Te mos lere elementet e sigurise pa mbikeqyrje.
V. TE DREJTAT DHE DETYRIMET E BANKES
5.1 Banka nuk do te mbaje pergjegjesi per ndonje çrregullim ose nderprerje te rrjetit te telekomunikacionit dhe per pasoje nderprerjes se perkoheshme qe mund te shkaktohet ne aplikacion. Banka ka te drejten te mirembaje rregullisht aplikacionin dhe Klienti do te njoftohet paraprakisht per daten dhe oren e mirembjatjes nga ana e Bankes. Gjate mirembajtjes se zakonshme, platforma do te jete e pamundur per tu aksesuar nga Klienti.
5.2 Banka nuk do te mbaje pergjegjesi per ndonje dem ose humbje financiare te drejteperdrejte apo te terthorte qe peson Klienti si pasoje e papajtueshmerise apo shkeljes se ndonje prej dispozitave te ketyre kushteve te punes nga ana e Klientit.
5.3 Banka gezon te drejten per te refuzuar kerkesen e Klientit per kontraktimin e sherbimeve bankare dixhitale ose te heqe kete sherbim ne çdo kohe, nese Klienti nuk vepron ose ka vepruar ne pajtim me dispozitat Bankare ose ato rregullatore.
5.4 Banka gezon te drejten per te zgjidhur ne menyre te njeanshme kete sherbim te ofruar ne rastet si me poshte vijon: - Kur Klienti nuk i zbaton keto terma dhe kushte si dhe udhezimet e Bankes siç mund t’i kete komunikuar Banka here pas here. - Ne rast te mbylljes se te gjitha llogarive bankare te Klientit.
5.5 Pavaresisht sa me siper evidentuar, Banka gezon te drejten te bllokoje menjehere perdorimin e sherbimit ne rast te dyshimit te arsyeshem se kredencialet e Klientit janë keqpëdorur, ose ne rast te njoftimit te hyrjes se paautorizuar në shërbimin MOXTRA te Klientit.
5.6 Banka detyrohet te pezulloje perkohesisht ose te mbylle sherbimin, nese Klienti paraqet nje kerkese per kete qellim.
VI. ASISTENCA NDAJ KLIENTIT / PRETENDIMET
6.1 Klienti duhet te raportoje çdo çeshtje qe ka te beje me mosfunksionimin e ketij sherbimi menjehere pas konstatimit te mosfunksionimit ne rastin konkret. Raportimi duhet te paraqitet ne nepermjet postes elektronike te sanksionuar ne nenin
6.2. Banka eshte e detyruar te pergjigjet dhe te zgjidhe çeshtjen brenda nje kohe te arsyeshme dhe gjithashtu, te informoje Klientin per rastin e zgjidhur ne fjale.
Sherbimi ndaj Klientit
6.2 Ne rast se Klientit i lind nevoja per asistence ose ndihme gjate perdorimit te MOXTRA, ai mund ta kontaktoje Banken me ane te nje prej menyrave te meposhtme: a.) Duke derguar nje email ne adresen e postes elektronike prane info@raiffeisen-kosovo.com b.) Duke telefonuar këshilltarin e tij të dedikuar në RBKO ose duke telefonuar ne numrin e bankes: 038 222 222
VII. PERFUNDIMI
7.1 RBKO mund ta nderpres ose pezulloj qasjen në Sherbimin MOXTRA menjehere, pa njoftim ose pergjegjesi paraprake, per ndonje arsye çfaredo qofte, perfshire shkeljen e këtyre Kushteve.
7.2 Te gjitha dispozitat e Kushteve te cilat per nga natyra e tyre duhet te mbijetojne perfundimit do të mbesin në fuqiedhe pas përfundimit.
7.3 Pas perfundimit, e drejta e Klientit per të perdorur Sherbimin do te pushoje menjehere. Nëse Klienti deshiron te nderpres perdorimin e Sherbimit MOXTRA, mundet te ndërpret përdorimin e Shërbimit dhe të njoftojRBKO.
VIII. MBROJTJA E TE DHENAVE PERSONALE
8.1 Në ofrimin e shërbimeve tona ne do ti zbatojmë rregulla të rrepta për t'i mbajtur të dhënat tuaja personale të mbrojtura në masën më të madhe. Me zbatimin e Ligjit Nr. 06 / L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), ne vazhdojmë të mbrojmë dhe përdorim informacionin tuaj personal me një nivel shtesë sigurie dhe rregulla të rrepta të sigurisë, së bashku me një procedurë shumë transparente të përpunimit të të dhënave. Kushtet e mëposhtme ju infomojnë se si mund të i menaxhoni të dhënat e procesuar përmes Aplikacionit.
Te dhena personale qe perpunohen nga Aplikacioni
8.2 Aplikacioni mbledh dhe perpunon te dhenat personale te perdoruesve, te cilet aksesojne aplikacionin dhe nderveprojne me banken nepermjet tij, informacion qe perfshin emer mbiemer ose emri i profilit ne rrjetet sociale, numri i telefonit,si dhe vendndodhjen e perdoruesit ne rastin kur ky i fundit zgjedh qe te beje te ditur vendndodhjen e tij. Banka i mbledh keto te dhena per te mundesuar nje sherbim sa me te mire dhe nje eksperience me te kenaqshme ne aplikacion. Perdoruesit e ketij aplikacioni jane pergjegjes personalisht per te gjitha te dhenat e vetedeklaruara dhe te dorezuara nga ana e tyre. Gjate perdorimit te aplikacionit, Banka, nuk mban pergjegjesi per saktesine, vertetesine, ligjshmerine apo pershtatshmerine e çdo te dhene apo informacioni te publikuar dhe te dorezuar nga perdoruesit permes ketij Aplikacioni. Gjithashtu, perdoruesit mbajne pergjegjesi personalisht per saktesine, vertetesine, pershtatshmerine dhe ligjshmerine e te gjitha informacioneve apo publikimet, nese ato qe mund te konsiderohen si shpifje, abuzive, kercenuese, te demshme apo te pahijshme.
Kategoritë e të dhënave personale të përpunuara
Për të përmbushur qëllimet e përpunimit të lidhura me përdorimin dhe përdorimin e Aplikimit, Banka përpunon këto kategori të të dhënave personale: emrin, postën elektronike, numrin e telefonit të kërkuar për regjistrim brenda aplikacionit dhe numrin e telefonit të deklaruar nga Konsumatori në / marrëdhënia e saj me Bankën, numri i identifikimit personal të Klientit, të dhënat në lidhje me transaksionet e filluara përmes Aplikimit, të dhënat e kartës (numrin e kartës, datën e skadimit dhe CVV) si dhe biseden telefonike për qëllime të brendshme.
Banka nuk përpunon të dhëna biometrike nga sistemi biometrik i pajisjes celulare të Klientit, të tilla si gjurmët e gishtave dixhital dhe imazhin e fytyrës së Klientit (në atë masë që pajisja e përdorur nga Klienti ka një sistem të tillë biometrik). Këto të dhëna dhe modelet biometrike të lidhura me to janë dhe mbeten të depozituara në pajisjen celulare kur Klienti instalon Aplikacionin dhe i nënshtrohet rregullave të përpunimit, regjistrimit, ruajtjes dhe krahasimit të vendosur dhe komunikuar përmes kësaj pajisje. Refuzimi për të dhënë të dhëna personale mund të rezultojë në pamundësinë e ofrimit të shërbimeve.Banka rekomandon që metoda e autentifikimit të përdoret vetëm nga Klienti në pajisjet që posedon Klienti dhe në të cilat ai / ajo nuk lejon qasjen tek palët e treta. Në atë masë që Klienti u lejon personave të tjerë qasje në metodën e vërtetimit (për shembull, regjistrimi i gjurmëve të gishtërinjve të më shumë se një personi në pajisje, duke lejuar që ai person ta zhbllokojë), me qëllim përmbushjen e qëllimeve të përpunimit të përcaktuara këtu, Banka mund të përpunojë të dhëna personale që i përkasin kategorive të tjera të Subjektit të të Dhënave, pa përfituar, megjithatë, nga metoda praktike e sigurimit të drejtpërdrejtë të informacionit për këto kategori personash.
Duke pasur parasysh këtë kontekst, është përgjegjësia e Klientit që të informojë subjektet e të dhënave në lidhje me përpunimin e të dhënave të tyre personale dhe të marrë pëlqimin e tyre për përpunimin e të dhënave, në masën e nevojshme, në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi. Nëse Klienti i siguron Bankës të dhëna personale që i përkasin kategorive të tjera të Subjektit të të Dhënave, Klienti duhet të sigurojë vetëm të dhëna të sakta dhe të azhurnuara. Në këtë drejtim, Banka mund të përdorë informacionin e kontaktit që i përkasin kategorive të tilla të Subjektit të të Dhënave në mënyrë që të informojë personat në lidhje me përpunimin e të dhënave të tyre personale.
IX. PERPUNIMI I TE DHENAVE DHE PERHAPJA E TYRE
8.3 Parimet e perpunimit te te dhenave a) Te dhenat perdoren gjithmone ne perputhje me legjislacionin ne fuqi; b) Perpunimi dhe profilizimi behet per qellime specifike, te percaktuara qarte dhe legjitime; c) Ne rastet kur paraqitet e nevojshme, te dhenat do te perditesohen duke ndermarre çdo hap te arsyeshem per te fshire apo korrigjuar te dhena te pasakta apo te paplota, ne lidhje me qellimin per te cilin jane mbledhur apo per te cilin perpunohen me tej; d) Perpunimi behet ne menyre te ndershme, te drejte dhe te ligjshme.
Ruajtja e te dhenave, korrigjimi dhe fshirja e tyre
8.4 Te dhenat personale do te ruhen ne menyre te sigurte ne aplikacion, per aq kohe sa eshte e nevojshme sipas qellimit kryesor te mbledhjes se tyre, e me pas do te fshihen. Çdo subjekt i te dhenave ka te drejte te kerkoje bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e te dhenave pa pagese, kur vihet ne dijeni se te dhenat rreth tij nuk jane te rregullta, te verteta, te plota ose jane perpunuar dhe mbledhur ne kundershtim me dispozitat e kuadrit ligjor per mbrojtjen e te dhenave personale. Banka, brenda 30 diteve nga data e marrjes se kerkeses se subjektit te te dhenave, do ju informoje per perpunimin e ligjshem te te dhenave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo te fshirjes. Në raste të veçanta, kur kushtet ligjoire pamundësojnë fshirjen e të dhënave, ne jemi të obliguar ti ruajm informatat. Ne rast te shkeljes te proçedurave me lart, ju keni te drejten t'i drejtoheni Komisionerit per Mbrojtjen e te Dhenave Personale.
Perhapja e te dhenave personale te palet te treta
8.5 Për të përmbushur qëllimet e përpunimit, Banka mund të transferoj të dhënat personale për kategoritë e mëposhtme të marrësve: Subjekti i të Dhënave (në masën që një subjekt i të dhënave ushtron të drejtën e tij të aksesit sipas ligjit në fuqi), përfaqësuesit e Bankës, persona të tjerë fizikë ose juridikë përpunimin e të dhënave personale në emër ose së bashku me Bankën, subjektet brenda Grupit Raiffeisen, partnerët kontraktues të Bankës dhe të njësive të Grupit Raiffeisen, përpunuesit e Bankës në drejtim të përpunimit të të dhënave personale, autoritetit gjyqësor, autoriteteve qendrore publike, autoriteteve publike lokale .
Të drejtat e subjekteve të të dhënave
8.6 Subjektet e të Dhënave kanë të drejtat e mëposhtme në kontekstin e përpunimit të të dhënave personale nga Banka: e drejta e informacionit, e drejta e aksesit, e drejta e korrigjimit, e drejta e fshirjes ("e drejta për tu harruar"), e drejta për kufizimi i përpunimit, e drejta për transportim të të dhënave, e drejta për të kundërshtuar, e drejta për të mos iu nënshtruar një vendimi të bazuar vetëm në përpunimin e automatizuar dhe të drejtën për t'iu drejtuar Agjencise Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ose gjykatat kompetente të ligjit, nëse dikush beson se një masë e tillë është e nevojshme. Pas një kërkese për fshirjen e të dhënave, Banka mund të anonimizojë të dhëna të tilla (duke e privuar kështu atë nga karakteri i saj personal) dhe të vazhdojë përpunimin e tyre për qëllime statistikore në kushte të tilla.
Perdorimi i te dhenave te dorezuara permes formulareve per analiza statistikore apo cilesore
8.7 Te dhenat tuaja personale qe mblidhen nepermjet ketij aplikimi, perpunohen vetem per qellimin qe ato mblidhen dhe ne perputhje te plote me kuadrin ligjor dhe kete deklarate te privatesise. Te dhenat personale, si dhe te dhenat plotesuese, ndihmojne Banken qe te zhvilloje analiza per permiresimin e sherbimeve te saj, qofte ato statistikore apo cilesore. Ne çdo rast, kur informacione te bazuara ne te dhenat e marra nga ky aplikacion do te perdoren per analiza statistikore apo cilesore, te dhenat e publikuara apo te perdorura nuk do te mundesojne identifikimin tuaj.
Informacion shtesë dhe të dhëna kontakti për zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale
8.7 Për detaje shtesë në lidhje me aktivitetet e përpunimit të kryera nga Raiffeisen Bank Kosova, si dhe në lidhje me të drejtat tuaja në këtë kontekst, ju lutemi dërgoni një kërkesë me shkrim Zyrtarit për Mbrojtjen e të Dhënave në Raiffeisen Bank në Kosovë, duke përdorur adresën e mëposhtme të emailit: dataprotection @ raiffeisen-kosovo .com. Informacione të shtuara lidhur me aktivitetet e lartpërmendura të përpunimit janë të disponueshme duke hyrë në politikën në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale dhe konfidencialitetin, të disponueshme në linkun vijues https://www.raiffeisen-kosovo.com/shq/rreth-nesh/rreth-nesh/banka-raiffeisen/mbrojtja-e-te-dhenave-personale/
Pelqimi
8.8 Duke pranuar Termat dhe Kushtet, duke paraqitur të dhëna përmes Aplikacionit dhe duke dhënë pëlqimin për identifikimin tuaj gjatë aplikimit online, ju jepni pëlqimin tuaj për të rishikuar, përpunuar dhe profilizuar të dhënat e paraqitura.
8.8 Unë jam dakord që të dhënat personale të siguruara më sipër, si dhe çdo informacion që mund të jetë në dispozicion më vonë mund të përdoret dhe shkëmbehet nga dhe ndërmjet anëtarëve të Raiffiesen Bank Kosovo dhe partnerëve të saj brenda dhe jashtë vendit për të më dhënë informacione brenda fushës së këtij aplikacion.
8.9 Jam i vetedijshem qe ne çdo kohe mund të revokoj pelqimin tim, permes dergimit te nje SMS ne numrin e Bankes, "5022"; e-mail ne dataprotection @ raiffeisen-kosovo .com apo perms keshilltarit te tij te caktuar nga Banka.
8.10 Jam i vetëdijshëm që nuk jam i detyruar të jap pëlqimin tim për opsionet e ofruara në këtë deklaratë dhe kam të drejtë të tërheq pëlqimin në çdo kohë. Në atë rast të dhënat e mia personale nuk do të përdoren më për qëllimet e treguara. Jam i vetëdijshëm që mund të mësoj më shumë rreth të gjitha rregullave të përpunimit të të dhënave personale në faqen e internetit të Raiffeisen Bank Kosovo
X. JURIDIKSIONI
Keto kushte do te interpretohen ne përputhje me ligjet e Kosoves. Çdo mosmarreveshje qe mund te linde nga ose ne lidhje me keto kushte do të zgjidhet ne menyre miqesore. Në rast se palet nuk arrijne te zgjidhin mosmarreveshje, çdo mosmarreveshje e mundshme do te zgjidhet para Gjykates Themelore ne Prishtine.