Kredi personale: Bëji momentet unike realitet
Përmes kredisë personale të Bankës Raiffeisen, mund t’i arrish gjërat që i dëshiron. Apliko për kredi personale deri në 35,000 Euro dhe hyr në garë për të fituar një Toyota C-HR Hybrid. Poashtu përfiton Bonus kartelën me mirëmbajtje falas për 12 muaj.
Kredi personale deri në 35,000 euro
Norma efektive e interesit: 5.64%
Afati i kthimit të kredisë deri në 10 vjet
Bonus kartelë me mirëmbajtje falas
Rregullat për pjesëmarrje në lojën shpërblyese
- Shpërblimi do të jetë Toyota C-HR Hybrid, automatik.
- Të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë klientët ekzistues dhe të rinj, të cilët aplikojnë dhe u aprovohet kredia personale brenda periudhës së kampanjës: 01 shkurt 2024 – 31 maj 2024.
- Për çdo 5’000 euro të shumës së kredisë, klienti do të merr një kupon. Numri i kuponëve varet nga shuma e miratuar e kredisë. Shembull: nëse klienti aplikon për kredi 15’000 euro, ai/ajo do të pranojë tre (3) kuponë për lojë shpërblyese; për kredi 7’000 euro, ai/ajo do të pranojë një (1) kupon, etj…
- Secili kupon ka numrin serik dhe përbëhet nga dy pjesë. Njëra pjesë i jepet klientit, kurse pjesa tjetër mbetet në bankë, për t’u vendosur në kutinë e lojës shpërblyese.
- Tërheqja e shpërblimit do të bëhet më datë 14 qershor 2024, drejtëpërdrejtë në njërin nga televizonet publike. Tërheqja do të publikohet edhe në faqen zyrtare të Bankës Raiffeisen në Facebook.
Për të mbrojtur të dhënat e klientit, të dhënat e fituesit do të publikohen vetëm pjesërisht, ndërsa fituesi do të kontaktohet drejtëpërdrejtë nga Banka për t’iu komunikuar shpërblimi.
Apliko online për kredi personale
Aplikimi online ju merr vetëm pak minuta nga koha juaj. Pasi të plotësoni formën e paraqitur, ju do të kontaktoheni nga ekipi ynë lidhur me procesin.
Cilat kushte duhet t'i plotësoj për të marrë kredinë?
- Të jem banor i Republikës së Kosovës
- Të marr pagën përmes Bankës Raiffeisen, apo të sjell konfirmimin nga punëdhënësi që paga ime do të procesohet përmes Bankës Raiffeisen.
Cilat dokumente më kërkohen?
- Dokumentin personal të identifikimit
- Kontratën e punës.
Çfarë kolaterali duhet të kem?
Ndalesën administrative mbi pagën
Ndalesa është e aplikueshme vetëm në rastet me limit në vlerë të dy pagave
Pasuri të luajtshme
Pasuria e luajtshme është e aplikueshme vetëm në rastet me limit në vlerë të dy pagave
Pse Banka Raiffeisen?
Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:
130 vjet traditë bankare
Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin.
Banka më e madhe në Kosovë
Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.
Inovacion dhe përkrahje
Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.