Skip to main content
Raiffeisen Plus

Raiffeisen Plus: Banka në majë të gishtave

Për mua koha është aset i vlefshëm. Ditën e organizoj sa më mirë për t'ju përkushtuar vetes dhe familjes. Të vizitoj degën e bankës, shpesh më merr shumë nga koha e çmuar. Prandaj preferoj që të gjitha shërbimet bankare t'i kryej nga kudo dhe kurdo që më përshtatet. 

Me Raiffeisen Plus desktop dhe mobile, menaxhoj financat personale siç më përshtatet më së miri...Nga puna, nga komoditeti i shtëpisë sime, apo edhe kur jam jashtë vendit. E gjitha që më duhet është të kam një lidhje në internet.

Unë mund të monitoroj llogaritë bankare në kohë reale dhe të marr njoftime të menjëhershme për transaksionet, bilancet e llogarisë dhe datat e pagesës. Me Raiffeisen Plus, unë minimizoj vizitat në degën e bankës për të kryer një shërbim bankar.

100,000+ përdorues aktiv të aplikacionit në muaj

4.25/5 Vlerësimi në Google Play Store dhe App Store

87,000 transaksione të procesuara në muaj

Banner - Ps

Çfarë përfitoj me Raiffeisen Plus?

Me Raiffesien Plus, ju keni qasje në llogarinë tuaj 24/7, duke ju mundësuar të kryeni shërbime bankare edhe jashtë orarit të rregullt bankar ose gjatë pushimeve. Për më teper, përveç që kurseni në kohë, shumë shërbime janë më të lira përmes Raiffesien Plus sesa të i kryeni në degë.

Banner - Ps

Cilat shërbime përfshihen me Raiffeisen Plus?

Në platformën digjitale Raiffeisen Plus mund të kryeni shërbimet bankare pa pasur nevoje të shkoni në degë.

Platforma mundëson:

  • Kontrollin e gjendjes së llogarisë dhe historisë së transaksioneve
  • Kontrollin e gjendjes së kartelave të debitit/kreditit dhe historisë së transaksioneve
  • Shikimin e të gjitha detajeve të kredive ose depozitave
  • Pranimin e dëshmive të pagesave, të disponuesheme për shkarkim
  • Njoftimin automatik për të gjitha aktivitetet bankare
  • Transferimin e parave midis llogarive, brenda bankave në Kosovë dhe jashtë vendit 
  • Pagesat e shërbimeve komunale, GIRO pagesat, pagesat e ministrive, gjobat e trafikut
  • Bllokimin e kartelës përmes aplikacionit në rast të humbjes
  • Informata për vendndodhjen e degëve dhe bankomatëve
  • Mundësi për të dërguar mesazhe direkte te stafi i bankës

Shkarko manualin e përdorimit të Raiffeisen Plus

Si të përdor Raiffeisen Plus mobile?

Instaloni aplikacionin Raiffeisen Plus këtu dhe regjistrohuni në platformën M-Banking me vetëm pak hapa. Ndjekni këtë video udhëzuese për të mësuar se si të regjistroheni në aplikacionin mobil Raiffeisen Plus.
 

Si të qasem në Raiffeisen Plus desktop?

Ju mjafton të keni një llogari bankare aktive që të aktivizoni shërbimin Raiffeisen Plus desktop. Nuk keni nevojë që të vizitoni degën dhe i tërë procesi ju merr vetëm disa minuta nga koha juaj. Ju mund të regjistroheni lehtë në këtë platformë, mjafton të ndjekni hapat në videon udhëzuese këtu.

A mund të kyçem me të dhëna biometrike?

Në Raiffeisen Plus Mobile mund të kyçeni me një siguri maksimale duke përdorur gjurmët e gishtrinjëve ose teknologjinë e njohjes së fytyrës.

  • iOS - ID fytyre dhe gjurmët e gishtrinjëve
  • Android - gjurmët e gishtrinjëve

Cilat janë masat e sigurisë në këtë platformë?

Në Raiffeisen Plus ofrohen elementet më të larta të sigurisë në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar. Ndani pak kohë për të njohur specifikat e këtyre elementeve dhe për të pranuar disa këshilla sigurie që nevojiten gjatë përdorimit të platformës Raiffeisen Plus. 

Kredencialet

Emri i përdoruesit

  • Mos e ndani 'Emrin e përdoruesit' me persona të tjerë
  • Vendosni një 'emër perdoruesi' të vështirë për t'u gjetur
  • Mos e shkruaj asnjëherë

Fjalëkalim/PIN

  • Ndryshoni fjalëkalimin/PIN-in shpesh dhe në rastet kur dyshoni që është komprometuar dhe mos i shkruani asnjëherë.
  • Kompleksiteti i fjalëkalimit garantohet nëpërmjet politikës së sigurisë të implementuar në platformën digjitale Raiffeisen Plus.
  • Kur përcaktoni fjalëkalimin mos përdorni të dhëna që janë lehtësisht për t'u hamendësuar (emër, mbiemër, mosha, apo ditëlindje të familjarëve, vite, emra të kafshëve shtëpiake, fjalë si “fjalëkalim”, ”password”, ''vendlindje'', ”12345678”…)
  • Mos përdor për Raiffeisen Plus një fjalëkalim/PIN që është i lidhur me ndonjë llogari tjetër (email, llogari për blerje online, PIN-i i kartelës së debitit apo kreditit, facebook)
  • Banka nuk do t'ju kërkoj në asnjë rast kredencialet tuaja si PIN ose fjalëkalim, ose detaje të kartelës së kreditit.

Elementet e Sigurisë

SMS OTP – (SMS FNP) përdoret për të autentikuar përdoruesit gjatë veprimeve të ndryshme në Digital Banking.

  • SMS OTPs dërgohen me SMS në numrin mobil të deklaruar nga vetë përdoruesi në bankë. Në rast se keni ndryshuar numrin mobil ju lutem përditësoni informacionin në bankë.
  • Mos i ndani OTP-të me asnjë person tjeter. 

Mobile Token/Cronto Token/HW Token – përdoren për autorizimin e pagesave

  • Në rast se keni humbur paisjen ku është aktivizuar ky element i sigurisë ju lutem bllokoni/fshini/ licensën nëpërmjet llogarisë tuaj në platformën web Raiffeisen Plus, ose njoftoni bankën të bllokojë licensën/at përkatëse.

Aksesi në platformën digjitale Raiffeisen Plus

  • Mos harroni të mbyllni (logout) llogarinë tuaj mbasi keni përfunduar së përdoruri aplikacionin web/mobile të Raiffeisen Plus.
  • Mos ndani informacion personal, të tillë si numrat e llogarisë, numrat e kartave të kreditit apo debitit nëpërmjet telefonit, email-it apo në internet- përveç rasteve kur ju e iniciuat komunikimin apo jeni në dijeni se me kë po komunikoni.
  • Aplikoni të gjitha update-et për aplikacionin mobil të Raiffeisen Plus.
  • Mos performoni asnjë transaksion bankar në kompjutera me akses publik (pika interneti). Tipe të ndryshme programesh hakerimi, duke shfrytëzuar kompjuterat me akses publik, ju mundësojnë hakerave aksesin në të dhënat e llogarisë tuaj dhe në informacionin personal.
  • Asnjëherë mos e aksesoni llogarinë tuaj në Raiffeisen Plus nëpërmjet linqeve që ju vijnë me email, forma pop-up në kompjuter apo nëpërmjet motoreve të kërkimit. 
  • Mos aksesoni asnjë faqe që kërkon t'i mundësoni të dhëna personale apo konfidenciale/sensitive apo ju mundësojnë të kryeni transaksione bankare. Gjithmonë shkruani adresën e plotë të faqes që doni të aksesoni në fushën përkatëse në browser.

Sulmet Phishing

Çfarë është Phishing?

Phishing është një përpjekje nga ana e sulmuesve kibernetikë që synojnë t'ju manipulojnë duke ju bindur që një organizatë legjitime po kërkon informacion nga ju. Kërkesa të tilla mund të paraqiten si të parrezikshme ose mund të duken se vijnë nga një burim i vlefshëm. Këto mashtrime kërkojnë që t'i përgjigjeni një emaili, një thirrjeje në telefon ose të klikoni në një link të një faqeje mashtruese (rreme) interneti.

Më poshtë gjenden disa indikatorë që ju ndihmojnë të dalloni mesazhet phishing dhe të zhvilloni njohuritë tuaja mbi to:

URL e rreme - URL-ja në një mesazh phishing të ardhur në postën tuaj mund të duket krejtësisht e ligjshme. Megjithatë, nëse e vendosni miun mbi URL pa e klikuar atë, mund të shihni faqen e ridrejtimit (adresa ku të dërgon në të vërtetë). Nëse adresa e URL-së në tekstin e mesazhit është e ndryshme nga adresa që shfaqet kur vendos kursorin, kjo do të thotë qe kemi të bëjmë me një email phishing.

Prapashtesa e emailit - Në emailet e phishing, kriminelët kibernetikë përdorin emra prapashtesash të ndryshme nga burimi legjitim.

Drejtshkrim dhe gramatikë e dobët - Një mesazh me gabime gramatikore ose drejtshkrimore ndoshta është një tregues i mesazheve phishing. Në mesazhet zyrtare të bankës zakonisht nuk gjenden gabime drejtshkrimore apo gramatikore.

Informata personale - Banka nuk do t’ju kërkojë kurrë fjalëkalimin tuaj, numrin e kartës së kreditit ose përgjigjen e një pyetjeje sigurie në email. Kujdes nga mesazhe të tilla.

Kujdes nga përmbajtja e mesazhit - Nëse ju vjen një mesazh që ju informon se keni fituar një llotari, për të cilën nuk keni blerë kurrë biletë, atëherë është një mashtrim. Gjithashtu, nëse mesazhet përmbajnë kërcënime joreale, ose kërkojnë para, atëherë kemi të bëjmë me një mashtrim. Shenjat e urgjencës, të nxiturit për të kryer veprime të shpejta gjithashtu janë një tregues i mesazheve mashtruese.

Te tjera

  • Mos jepni informacion në lidhje me identitetin apo informacion konfidencial pa konfirmuar që faqja web është e sigurt. Kontrolloni që adresa fillon me https:// dhe ndiqet nga emri përkates i faqes dhe në panelin e sipërm apo të poshtëm të faqes është shenja e dryrit.
  • Mos hapni mesazhe SMS/MMS të postës elektronike pa kontrolluar identitetin e dërguesit dhe titullin. Nëse keni ndonjë dyshim për origjinën e mesazhit, fishijeni atë menjëherë, mos hapni asnjë file që mund të jetë bashkëngjitur dhe mos ndiqni linqe që mund të ketë në mesazh.
  • Është përgjegjësia juaj si përdorues të:
  1. Siguroheni të mbani gjithmonë të përditësuar sistemin operativ të telefonit/kompjuterit tuaj.
  2. Instaloni programe antivirusi dhe përditësojeni atë gjithmonë. Një program antivirusi i papërditësuar është i barazvlefshëm me mos patjen e një programi të tillë.
  3. Mos shkarkoni/instaloni asnjë program jo standard/jo të besueshëm në pajisjen/et tuaja.
  4. Mos hapni mesazhe të panjohura SMS/MMS ose E-mail apo skedare të pabesueshëm/të panjohur.

 

Pyetjet më të shpeshta

Këtu mund të gjeni përgjigje për pyetjet më të shpeshta.

 

Raiffeisen Plus është shërbim bankar nepermjet internetit i ofruar nga banka Raiffeisen, përmes të cilit ju mund te informoheni në lidhje me llogaritë tuaja. Ju gjithashtu mund të kryeni transaksione ndermjet llogarive te bankes Raiffeisen, transfer ne bankat e tjera në Kosovë ose jashtë vendit: pagesa te faturave të shërbimeve publike, atyre komunale, këmbimi valutor dhe më shumë.

Për t’u bërë klient i këtij shërbimi ju duhet:
    Të keni të paktën një llogari rrjedhëse pranë Bankës sonë;
    Të aplikoni online ose te paraqiteni ne njeren nga deget e bankës për këtë shërbim.

Nderrimi i emrit te perdoruesit / fjalekalimit behet permes linkut https://plus.raiffeisenkosovo.com/retail apo permes aplikacioni mobil dhe me pas duke ndjekur hapat ne vazhdim:
Ne anen e djathte te faqes zgjedhni opcioni “Regjistrohu”. Plotesoni te dhenat qe kerkohen dhe te cilat duhet te jene te njejta me ato qe keni deklaruar ne Banke. Pasi te keni zgjedhur “Vazhdo” ju do te pranoni nje SMS OTP (kodi I identifikimikt) ne telefonin tuaj te cilin duhet ta shenoni ne fushen e shfaqur ne ekran. Krijoni emrin e perdoruesit dhe fjalekaliminn

Po, ju mund perdorni aplikacionin mobile Raiffeisen PLUS ne dy apo me teper pajisje iOS apo Android. Parakusht per kete eshte qe per secilen pajisje te shkardkohet aplikacioni Raiffeisen PLUS nga AppStore apo GooglePlay dhe me pas ndiqen hapat ne vazhdim:

Veprimet falas që ju mund të bëni përmes shërbimit Raiffeisen Plus Web janë –verifikimi I balancit dhe transaksioneve të llogarisë, verifikimi I balancit dhe transaksioneve të kartelave tuaja te debitit apo kreditit, transferet midis llogarive personale, pagesat e faturave te sherbimeve publike dhe pagesat brenda Bankes.

Pse Banka Raiffeisen?

Ka shumë arsye pse Banka Raiffeisen është partneri i duhur kur kërkoni shërbime bankare. Këto janë avantazhet kryesore:

130 vjet traditë bankare

Banka Raiffeisen në Kosovë është pjesë e Raiffeisen Bank International, duke bartur vlerat e njejta të kompanisë mëmë. Raiffeisen qëndron për sigurinë dhe stabilitetin. 

Banka më e madhe në Kosovë

Banka Raiffeisen është banka më e madhe në Kosovë, bazuar në të gjithë treguesit financiar. Ky është rezultat i besimit të vazhdueshëm nga klientët tanë dhe përkushtimit tonë për të ofruar shërbimet më të mira.

Inovacion dhe përkrahje

Ne mbështetemi në inovacionin e vazhdueshëm për t'ju ofruar një përvojë bankare të lehtë dhe pa stres. Me rrjetin më të madh të degëve dhe platformat e avancuara digjitale, ne jemi me ju 24/7.