Raiffeisen përkrah pesë ndërmarrje për të nxitur tranzicionin e gjelbër
Banka Raiffeisen në Kosovë i është bashkuar projektit BOOST të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë për të përkrahur Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) drejt tranzicionit të tyre të gjelbër.
Bashkëpunimi mes Bankës dhe UNDP-së në Kosovë vjen pasi palët kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, i cili i ka mundësuar Bankës të marrë përsipër ndarjen e mjeteve financiare për pesë ndërmarrjet përfituese të projektit.
Më konkretisht, Banka do të ndajë nga 3.000 EUR për secilën nga ndërmarrjet e përzgjedhura për përkrahje nga Programi BOOST si palë zbatuese e projektit.
Kompanitë që do të përfitojnë përkrahje nga Banka janë: Blocknify, Breathe In Travel Group, GoAgro, Sharri Ecotour dhe Techno-Ks.
Programi BOOST u ofron NMV-e mundësi që të përfitojnë nga aktivitete të ndryshme mentoruese, këshilluese, rrjetëzuese dhe trajnime. Kurrikula e programit ishte krijuar posaçërisht për ta për të zgjeruar njohuritë e tyre dhe për të përshpejtuar zhvillimin e ideve kreative që kontribuojnë në agjendën e gjelbër.
Pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të ndjekin katër module gjatë periudhës 12-javore, duke përfshirë Matjen dhe Menaxhimin e Ndikimit, Përshpejtimin e Rritjes së Sipërmarrjes, Transformimin e Gjelbër, Transformimin Teknik dhe Dixhital dhe Bisedimet e Tokios (Tokyo Talks).
Banka në vazhdimësi është duke përkrahur partnerë të cilët punojnë drejt një të ardhme më të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin. Në mes të muajit qershor të këtij viti, Banka organizoi Samitin ESG (Environmental, Social, and Governance; në shqip: Mjedisi, Shoqëria dhe Qeverisja korporative) të përqendruar në temën “Tranzicioni në ekonominë e gjelbër”.