Faleminderit për gatishmërinë tuaj për ndryshim
Bëjeni tranzicionin e qëndrueshëm realitet!
Qëndrueshmëria është domosdoshmëri
Përmbushja e kërkesave të qëndrueshmërisë është shpesh e mundimshme, por jo më opsionale — kompanive u kërkohet të ndjekin rregulla komplekse, të mbledhin të dhëna përkatëse dhe të dokumentojnë përpjekjet e tyre.
Si lider financiar i qëndrueshëm në Kosovë, RBKO është partneri juaj i besueshëm me një histori të dëshmuar kur bëhet fjalë për arritjen e qëllimeve tuaja të qëndrueshmërisë.
Na lejoni t'ju shoqërojmë në udhëtimin tuaj të qëndrueshmërisë me këshillime të bazuara në përvojë dhe zgjidhje të personalizuara.
Pse qëndrueshmëria dhe çfarë do të thotë kjo për ju?
- Gjëja e duhur për të bërë: Financat e qëndrueshme plotësojnë strategjinë tuaj të qëndrueshmërisë dhe ju ndihmojnë të gjurmoni qëllimet tuaja ESG – njëkohësisht rrit reputacionin tuaj.
- Gjëja e nevojshme për të bërë: Financat e qëndrueshme do të evoluojnë nga një kërkesë "e dëshiruar" në një "të domosdoshme" sipas rregulloreve në BE.
- Gjëja e zgjuar për të bërë: Optimizoni koston e fondeve, përfitoni nga avantazhet monetare të prekshme dhe çmime më të favorshme të kredive.
- Përgjegjësia: Zgjeroni gamën tuaj të burimeve të financimit dhe bazën tuaj të investitorëve.
- Gjëja e arsyeshme për të bërë: Përmirësoni menaxhimin e rrezikut ESG duke mbledhur të dhëna të ESG-së, të mbështetur nga një partner me përvojë sikur Banka Raiffeisen.
Për një të ardhme të gjelbër
Ndryshimet klimatike jo vetëm që paraqesin rreziqe të dukshme për planetin dhe të ardhmen tonë, por gjithashtu prekin drejtpërdrejt kompanitë dhe bankat, në mënyra të ndryshme. Asetet e bllokuara, ndryshimet në preferencat e konsumatorëve, ndryshimi i rregulloreve ose rritja e çmimeve të karbonit janë vetëm disa pasoja.
Si lider në bankimin e qëndrueshëm, ne ju mbështesim në udhëtimin tuaj të transformimit të gjelbër me:
- Zgjidhje të qëndrueshme financiare
- Shërbimet rregullatore lidhur me ESG
Të gjitha kompanitë që angazhohen të respektojnë kriteret e zhvillimit te qendrueshem dhe të kontribuojnë në dhënien e një ndikimi pozitiv në ndryshimet klimatike - madje edhe industritë me intensitet në emetim të CO2 - janë të pranueshme për financim të gjelbër.
Ne ju mbështesim në të gjitha aspektet e aktiviteteve të qëndrueshme duke ofruar zgjidhje të përshtatura në mënyrë specifike për nevojat dhe strategjinë e kompanisë suaj:
Kreditë e qëndrueshme
Kreditë e qëndrueshme (me ndikim pozitiv në ambient dhe/ose shoqëri) janë kredi për projekte të orientuara drejt së ardhmes që janë në përputhje me qëllimet e strategjisë së BE-së për ndryshimet klimatike
Financimi korporativ i lidhur me ESG
Zgjidhje financiare që fokusohen në performancën e qëndrueshmërisë së huamarrësit
Gjatë dy viteve të fundit, RBKO ka krijuar një reputacion si një nga bankat kryesore në mbështetjen dhe këshillimin e kompanive që kërkojnë të rrisin financim të qëndrueshëm.
Përveç mbështetjes së transaksionit të financimit bazë, ne ofrojmë shërbime këshilluese gjithëpërfshirëse përgatitore:
Këshilla të detajizuara dhe mbështetje të përshtatur sipas nevojave tuaja
duke adaptuar formatet e ndryshme të qëndrueshmërisë në lidhje me biznesin tuaj dhe strategjinë e qëndrueshmërisë.
Kornizat udhëzuese për strukturën e financimit korporativ lidhur me ESG dhe qëllimi i përdorimit të huasë
duke përfshirë përcaktimin e objektivave ose këshillim individual për formatet e përshtatshme dhe raportimin e ndikimit sipas rasteve specifike
Kompanitë që tashmë mbështeten në shërbimet tona
Jemi të lumtur të mbështesim kompanitë e shquara si Frutti SH.P.K, Solar Green Energy SH.P.K e shumë më tepër në rrugën e tyre drejt qëndrueshmërisë.
Angazhimi ynë: Ne jemi të zotuar për të qëndruar këtu gjatë
Jemi krenarë për arritjet tona të lidhura me qëndrueshmërinë që nga koha kur nënshkruam Paktin Global të OKB-së në 2010 dhe Iniciativën Financiare UNEP në 2021. Deri më tani, RBI mban disa çmime të lidershipit të financave të gjelbërta, është emetuesi më i madh i bonove të gjelbra në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Austri, dhe kemi lansuar kredinë e parë në përputhje me Taksonominë e BE-së këtë vit.
Keni pyetje?
Ne jemi këtu për ju! Ekspertët tanë në financat e qëndrueshme janë të gatshëm për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve tuaja. Na lejoni t'ju ndihmojmë në kërkesat tuaja unike. Mos hezitoni të na kontaktoni!
Raiffeisen Insights: Burimi juaj i njohurive
Zbuloni njohuri interesante të industrisë dhe shfletoni artikujt tonë të blogut rreth qëndrueshmërisë dhe shumë temave të tjera aktuale në Raiffeisen Insight