Skip to main content
News - Banner
News - Banner

Vazhdojmë të përkrahim kinematografinë përmes PriFest

Banka Raiffeisen në Kosovë edhe këtë vit do të mbështes PriFest - Prishtina International Film Festival, një ngjarje e rëndësishme e filmit që së shpejti nis edicionin e 15-të.

Marrëveshja për mbështetjen e festivalit, i cili mbahet prej 12-17 shtator 2023, u nënshkrua të hënën nga Drejtoresha Ekzekutive e Bankës, znj. Anita Kovacic, dhe Drejtori i Festivalit, z. Fatos Berisha.

PriFest kontribuon në prezantimin dhe ndërkombëtarizimin e kinematografisë kosovare, andaj banka me kënaqësi e ka mbështetur që nga dita e parë.

Përveç shfaqjes së premierave të filmave artistikë, dokumentarë dhe të shkurtër nga rajoni dhe bota, festivali ofron edhe një program të larmishëm aktivitetesh për industrinë e filmit. Prandaj, ndiqni faqen e tyre në Facebook për të marrë informata shtesë rreth programit dhe mos humbisni këtë ngjarje!