Skip to main content
News - Banner

Banka Raiffeisen dhuron çanta dhe pajisje shkollore në Pejë

Një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, Banka Raiffeisen në Kosovë ka dhuruar 530 çanta dhe pajisje shkollore për nxënësit në Komunën e Pejës.

Kjo iniciativë e përvitshme zbatohet në bashkëpunim me CEE Stepic Charity me seli në Vjenë me qëllim që të ndihmohen nxënësit të cilët kanë nevojë për mbështetje për blerjen e këtyre pajisjeve. Përzgjedhja e nxënësve është bërë nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Pejës dhe ka përfshirë nxënës nga gjithsej 26 shkolla.

Në mënyrë simbolike, çantat në emër të Bankës Raiffeisen i ka dhuruar Iliriana Toçi, Anëtare e Bordit të Bankës, e cila ka thënë: “Fëmijët janë e ardhmja jonë prandaj ky aktivitet është më e pakta që mund të bëjmë për ta. Jemi falënderues ndaj Komunës së Pejës për bashkëpunimin e mirë për të zbatuar me sukses këtë nismë.”

Nisma e shpërndarjes së çantave dhe pajisjeve shkollore ka filluar para pesë viteve, dhe deri tani donacione të ngjashme janë dhënë edhe në Prishtinë, Prizren, Gjilan dhe Mitrovicë. Gjatë pandemisë, banka ka dhuruar edhe tabletë për të lehtësuar mësimin online.

Banka Raiffeisen në Kosovë mbetet e përkushtuar që të kontribuojë në komunitet përmes nismave të ndryshme.