Skip to main content
News - Banner
News - Banner

Publikohet Raporti Vjetor për vitin 2023

Banka Raiffeisen në Kosovë ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2023. Ky raport ofron një pasqyrë të hollësishme të zhvillimeve kryesore dhe performancës financiare.

Me rezultate të shkëlqyera në treguesit kryesorë financiar, Banka Raiffeisen në Kosovë ruajti pozicionin e saj si lidere në treg, duke shënuar rritje pavarësisht kushteve dinamike ekonomike. Gjithashtu, banka ka vazhduar të përmirësojë produktet dhe shërbimet e saja në mënyrë që të ofrojë një përvojë superiore bankare. Ky përkushtim u shpërblye me zgjerim të klientelës së bankës.

Drejtoresha Ekzekutive e Bankës, znj. Anita Kovacic, në deklaratën e saj si pjesë e Raportit, thekson:

“Në vitin 2023 festuam një moment të rëndësishëm të veprimtarisë për dy dekada në Kosovë. Nisur nga konteksti në të cilin kemi hyrë në treg në vitin 2003, mund të thuhet me siguri se banka ka pasur një rrugëtim unik rritjeje së bashku me klientët, partnerët dhe punonjësit. Dhe banka do të vazhdojë të llogarisë në ta, ndërsa shikon drejt një të ardhmeje të ndritur”.

RAPORTI I PLOTË